RBI publikon Fintech Atlas të EQL


25.4.2019

  • Njohuri të detajuara të ekosistemeve fintech në Evropën Qendrore dhe Lindore

  • Përmbledhje e fintech-ve më të rëndësishme dhe investitorëve më të mëdhenj

  • Shkarko falas në www.fintechatlas.com

Raiffeisen Bank International (RBI)publikoi sot Fintech Atlas të EQL-së. Për herë të parë, publikimi ofron njohuri të hollësishme në 19 ekosisteme të fintech në Evropën Qendrore dhe Lindore. Atlasi ofron një pasqyrë të madhësisë së ekosistemeve dhe identifikon kompanitë më të mëdha të fintech në rajon dhe investitorët e tyre më të rëndësishëm. Veç kësaj, karakteristikat specifike të vendit janë paraqitur në artikuj të posacëm. Atlasi mund të shkarkohet pa pagesë në www.fintechatlas.com.

Në prezantimin e atlasit, Maksimilian Schausberger, Drejtori i Partneriteteve Fintech në RBI, nënvizoi potencialin e Evropës Qendrore dhe Lindore për fintech: "Është një treg me 200 milionë klientë klasik të bankave dhe 150 milionë klientë dixhitalë. Në pak vite, numri i klientëve dixhital do të arrijë në 170 milionë. RBI e ka parë gjithmonë veten si një urë lidhese midis Evropës Perëndimore, Qëndrore dhe Lindore dhe dëshiron ta luajë këtë rol në transformimin dixhital të biznesit bankar gjithashtu në Evropën Qendrore dhe Lindore".

Me Programin e Partneritetit të saj Fintech "Elevator Lab", RBI është një promotor i rëndësishëm i ekosistemeve Fintech në EQL. "Në vitet e fundit, ne kemi ndërtuar një njohuri të madhe përmes Elevator Lab, e cila është përfshirë në atlas," tha Schausberger.

Aktualisht janë rreth 1,100 fintechs në EQL. Këto përbëjnë rreth pesë përqind të të gjitha fondeve Evropiane për fintechs. Norma mesatare vjetore e rritjes së fondeve të grumbulluara të kapitalit gjatë dy viteve të fundit ka qenë rreth 13 përqind. Pjesa e raundeve të financimit të serive A dhe B është rritur ndjeshëm, e cila flet për pjekurinë në rritje të fintechve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në vitin 2017, financimi i serise A dhe financimi i serise B përbënin 45 përqind të totalit të financimit të kapitalit. Në vitin 2018, pjesëmarrja u rrit në 75 përqind. Tre shpërndarësit më të mëdhenj të fintech në drejtim të financimit të kapitalit kumulativ janë Rusia, Republika Çeke dhe Polonia.

"Ekzistojnë tashmë nëntë shpërndarësa të inovacionit dhe pesë rregullatore në Evropën Qendrore dhe Lindore, shumë më tepër se në Evropën Perëndimore. Qeveritë dhe rregullatorët e shumtë kanë ndërmarrë masa të gjera për të promovuar ekosistemet e tyre, të cilat do të japin fryte në vitet e ardhshme", shpjegoi Schausberger .

 

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.1 milion klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]ional.com ),ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, [email protected] )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com