RBI publikon numrin e dytë të CEE Fintech Atlas


2.7.2020

Vjenë,

Sot, Raiffeisen Bank International (RBI) ka prezantuar numrin e dytë të CEE Fintech Atlas. Ai ofron një pasqyrë të detajuar të 19 ekosistemeve të Fintech (teknologji financiare) në Evropën Qëndrore dhe Lindore (EQL). Ky raport nuk përfshin vetëm përditësimin e të dhënave për madhësinë e ekosistemeve, fintech më të rëndësishme, investitorët më të mëdhenj, si dhe për gatishmërinë e popullsisë për digital banking. CEE Fintech Atlas 2019 fokusohet po ashtu edhe në tema të fundit rreth ‘Open Banking’ si përgjigjje ndaj Direktivës së Shërbimeve të Pagesës (PSD2) të Bashkimit Europian. Për më tepër, ofron një numër të konsideruar të intervistave me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë themelues të Fintech, përfaqësues të bankave nacionale dhe ekspertë nga organizatat që janë të lidhura me Fintech.

Një potencial i shkëlqyeshëm i Evropës Qëndore dhe Lindore sa i përket Fintech i manifestuar në numrin e parë të CEE Fintech Atlas është konfirmuar edhe në numrin e dytë. “Jo vetëm që ka rritje të numrit të klientëve të shërbimeve bankare digjitale që janë të interesuar për zgjidhje bankare inovative, por shumë tregje në shtetet e EQL janë bërë qendra të Fintech. Kjo është e dukshme duke u bazuar në rritjen e investimeve në Fintech si dhe në organizata të tilla të ngjashme,” tha Christian Wolf, Drejtor i Partneritetit Strategjik & Ekosistemeve në RBI. Duke u bazuar në këtë si dhe duke qenë të bindur në rëndësinë e Fintech, RBI operon me programin më të madh të partneritetit me Fintech në EQL, Elevator Lab. Ky program është po ashtu një burim i vlefshëm i informacionit i cili është përfshirë në CEE Fintech Atlas 2019.

Atlasin mund te shkarkohet falas në linkun: www.fintechatlas.com.

                              *****

Rreth Raiffeisen Bank International

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.8 milion klientëve nëpërmjet 2,000 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected] ),ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, [email protected] )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com