RBI raporton fitimin e konsoliduar prej 226 milion Euro për tre-mujorin e parë të 2019


15.5.2019

                                                                                                                                                                                                                                                                                          Vienë, 15 Maj 2019

 

  • Fitimi i konsoliduar prej 226 milion euro, u ndikua kryesisht nga ndryshimi prej 92 milion euro në deklarimin neto të kostove të riskut në tremujorin e parë të vitit të kaluar, vlerësimi negativ i pengesava dhe shitja e sistemit operator bankar të Polonisë
  • Stabiliteti i të ardhurave neto nga viti në vit prej 825 milion euro. Me përjashtim të Polonisë, interesi neto i të ardhurave u përmirësua me rreth 8 për qind nga viti në vit
  • Kredi dhënia u rrit me 6 për qind deri më tani
  • Marzhi i interesit neto u ul me 10 pikë nga tremujori në tremujor me 2.43 për qind, si rrjedhojë e zvogëlimit në Rusi dhe përqindjes së larte të marzheve afat-shkurtër të biznesit në zyrat qendrore
  • Kostot e riskut vazhdojnë të jenë të ulta, në 9 milion euro (4 pikë nga raporti i provigjoneve) por ka me pak shlyerje dhe rikuperime se vitin e kaluar
  • Raporti i NPE (non-performing exposure) u përmirësua me 2.5 për qind
  • Raporti CET1 u përmirësua me 13.6 për qind (në total) duke përfshirë rezultatet e deri tanishme

 

Në tre-mujorin e parë të 2019 Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 226 milion euro, rezultatet operacionale ishin rreth 465 milion euro.

“Rritja e kredi dhënies dhe të ardhurat neto nga interesi janë zhvilluar pozitivisht. Si pasojë e ndikimeve që patën disa efekte të njëhershme, periudha e raportimit është pjesërisht e krahasueshme me tremujorin e parë të vitit 2018. Unë pres që RBI të arrijë një rezultat të mirë edhe në 2019-ën. Ne kemi një bazë të fortë kapitali që na lejon rritje të mëtejshme.”- tha Johann Strobl, CEO i RBI-së.

Pavarësisht shitjes së sistemit qendror bankar të Polonisë, në përgjithësi, të ardhurat neto nga interesat janë 825 milion euro duke pësuar një rënie të lehtë prej 4 milion eurosh. Nëse do të përjashtonim këtë shitje, të ardhurat neto nga interesi do të ishin rritur me rreth 8 për qind. Marzhi neto i interesit shkoi 2.43 për qind duke rënë me 7 pikë, kryesisht të nxitura nga rritja e bizneseve me diferencë të ulët në zyrën qendrore dhe rritja e marzheve negative në Rusi dhe Bjellorusi.

Shpenzimet e përgjithshme administrative shkuan në 724 milion euro, duke rënë me 16 milion euro nga viti në vit. Raporti kosto/interes u rrit me 3.6 pikë në përqindje, kryesisht si pasojë e vlerësimit të fondeve mbrojtëse në 60.9 për qind.

 

Humbjet e moderuara të zhvlerësimit të aktiveve financiare 

Humbjet nga zhvlerësimi në asetet financiare ishin të moderuara gjatë periudhës së raportimit, në 9 milionë euro, krahasuar me 83 milion euro neto nga ulja e provigjoneve për humbjet nga kreditë gjatë të njëjtës periudhë me vitin e kaluar - veçanërisht për hyrjet dhe rikuperimet.

Raporti NPE (non performing exposure) mbeti relativisht stabël, në 2.5 për qind që nga fillimi i këtij viti, duke pësuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje. Raporti i mbulimit të NPE-së gjithashtu mbeti i pandryshuar në 58.4 për qind.

Raporti total i kapitalit në 18 për qind

Raporti i përbashkët i kapitalit ishte 13.4 për qind, raporti i nivelit të parë i kapitalit ishte 14.9 për qind dhe raporti total i kapitalit ishte 18.0 për qind. Të gjithë këto raporte janë të pandryshuara nga fundi i vitit 2018. Këto raporte kapitali duke përfshirë fitimin e përkohshëm nga tremujori i parë do të jenë rreth 18 pikë më lartë se raportet aktuale.

                                                                                                                                                        ****

Ju mund të aksesoni versionin online të raportit tre-mujor në linkun: http://qr012019.rbinternational.com,  Version Gjerman është i disponueshëm në linkun http://zb012019.rbinternational.com.

                                                                                                                                                       *****

RBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.
Në total, rreth 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.3 milionë klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Banka Raiffeisen Rajonale e Austrisë zotëron rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin.
 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.[email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com