RZB kalon qarte testin e stresit te Bankes Qendore Europiane


27.10.2014

  • Kapitalizim i mjaftueshem ne te dy skenaret
  • Rezultatet konfirmojne model te fuqishem biznesi
  • Vetem rregullime te vogla te Rishikimit te Cilesise se Aseteve (AQR)

Grupi RZB (Raiffeisen Zentralbank Österreich AG Group) - i cili perbehet nga institucioni qendror i Grupit Bankar Raiffeisen ne Austri dhe pjesemarresit e tij, duke perfshire Grupin  Raiffeisen Bank International (RBI), kompanite e specializuara te sektorit dhe UNIQA - ka kaluar ne menyre te qarte testin e stresit te Bankes Qendrore Europiane (ECB ). RZB ne menyre te konsiderueshme tejkalon normat e kerkuara te kapitalit ne skenarin baze dhe ate te renduar te proves se stresit. Ne skenarin baze, RZB arrin nje norme te kapitalit rregullator, duke perfshire rregullimet e AQR, prej 9,48 per qind (kerkesa: 8.0 per qind). Ne skenarin e renduar, raporti CET 1 i RZB, perfshire rregullimet e AQR, eshte 7.77 per qind (kerkesa: 5.5 per qind).

Rishikimi i Cilesise se Aseteve nga Banka Qendrore Evropiane, i cili parapriu proven e stresit, solli rregullim te normes se kapitalit rregullator te perdorur nga Banka Qendrore Europiane ne proven e saj te stresit per RZB, ne vleren prej 0.65 pike perqindjeje. Keto pershtatje jane kryesisht per shkak te faktit se Banka Qendrore Evropiane perdor nje qasje te ndryshme nga RZB per provigjionet e kredive ne baze portofoli. Per me teper, AQR nuk merr ne konsiderate provigjionet e kredive qe jane krijuar ne vitin aktual financiar.

""Rezultatet e proves te stresit konfirmojne fuqine e modelit te biznesit te RZB, duke qene se per tregun ne te cilin operojme, ne Evropen Qendrore dhe Lindore,  u aplikuan prova stresi shume te ashpra ne krahasim me rajonet e tjera Evropiane,"" tha Walter Rothensteiner, Drejtor i Pergjithshem i RZB. ""Ne jemi njesoj te kenaqur qe rezultatet e AQR theksojne vleren esenciale te bilancit tone.""

Gjate rrjedhes se publikimit, BQE ka publikuar edhe raporte hipotetike ne zbatimin e plote te rregulloreve te Basel III bazuar ne shifrat e bilancit te dates 31.12.2013. Keto rregullore  do te hyjne plotesisht ne fuqi ne 2023. Kane qene dy faktore qe nuk jane marre parasysh ne te gjitha rezultatet e BQE-se: Nga njera ane, rritja e kapitalit te RBI-se ne Janar te 2014 dhe ne anen tjeter, nen-konsolidimi i Grupit te RBI per qellime rregullatore. Duke supozuar minimumin e kerkuar nga Banka Qendrore Evropiane prej  8.0 per qind, siç eshte percaktuar per testin proven e stresit, faktoret e lartepermendur do te rrisin normen e kapitalit rregullator te RZB ne 2016 me 3.40 pike perqindjeje ne 8.97 per qind ne skenarin baze, dhe me 4.03 pike perqindjeje ne 7.90 per qind ne skenarin e renduar.

Informacione te hollesishme per rezultatet e testit te stresit te RZB mund ti gjeni ne faqen e internetit te BQE-se.

* * * * *

Raiffeisen Zentralbank Österreich (RZB) eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Raiffeisen te Austrise (RBG), grupi me i madh bankar ne vend, duke perfshire Raiffeisen Bank International (RBI). Ai gjithashtu vepron si drejtues per te gjithe grupin RZB dhe, duke krijuar sinergji dhe zgjidhje te perbashketa, si nje qender mes RBG dhe RBI.

Nepermjet bankave te filialit te listuara Raiffeisen Bank International, RZB mbulon nje nga rrjetet me te medha bankare ne Evropen Qendrore dhe Lindore. 15 tregjet e rajonit jane te mbuluara nga bankat e filialit. Perveç kesaj, Grupi perbehet nga ofruesit e tjere te sherbimeve te shumta financiare, si ato ne fushat e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimeve dhe blerjeve. Me shume se 59.000 punonjes te Grupit RZB ju sherbejne rreth 14.5 milione klienteve nepermjet 3,000 njesive te biznesit.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ose Monika Riedel (+43-1-71 707-8787, [email protected]) ose

Christof Danz (+43-1-71 707 1930, [email protected])

http://www.rzb.at, http://www.rbinternational.com