- Sektoret Bankare te EQL kane rritje ne perfitueshmeri edhe ne vitin 2011
- Tregjet me rritje te larte Rusia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Serbia dhe Shqiperia me performance te mire ne vitin 2011
- Rritja e kredise ne nivele te shendetshme, jo shenja krize te kredise
- Raporti i kredive me probleme(NPL) i stabilizuar ne rreth 7 per qind ne vitin 2011
“Pavaresisht turbulencave aktuale ne Eurozone, te cilat kane pasur gjithashtu ndikimin e tyre ne Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL), tregjet bankare te EQL kane provuar te jene me elastike se sa u parashikua ne fillim. Sidomos Polonia dhe Rusia jane zhvilluar ne menyre solide dhe per kete arsye jane pikat e ndritshme ne tregun bankar,†analistet e Raiffeisen Bank International AG (RBI) dhe Raiffeisen Centrobank AG (RCB) deklarojne ne botimin me te ri te Raportit Vjetor te Sektorit Bankar te EQL te Raiffeisen Research te titulluar “ Te performosh ne ne kohe sfideâ€
“Kur flasim per industrine bankare ne EQL dhe potencialin e saj te rritjes ne te ardhmen ne duhet te vendosim masen e saj ne kontekst me Eurozonen. Ne terma nominale dhe ne çmimet aktuale te tregut, i tere rajoni i EQL korrespondon me rreth 27 per qind te GDP te Eurozones, ndersa kredite totale ne rajonin e EQL arrijne ne vetem 9 per qind te volumit total te kredive brenda Eurozones, “ Peter Brezinschek, pergjegjes analist i Raiffeisen Research shpjegon, duke vene ne dukje potencialin e sektorit bankar te EQL, Ne fund te vitit 2011, totali i aseteve ne EQL arrinte ne 2,068 miliard Euro krahasuar me 1,846 miliard Euro ne fund te vitit 2010 dhe perfaqesonte 7.7 perqind dhe 7.2 perqind te Eurozone’s respektivisht. Ky eshte nje bilanc i pergjithshem me i vogel se ai i bankave te medha, per shembull ajo e Deutsche Bank qe arriti ne 2,164 miliard Euro ne fund te vitit 2011.
Sektoret bankare te EQL si nje e tere u bene me fitimprurese ne 2011. Totali mesatar i kthimit mbi kapitalin ne EQL u rrit ne 12.8 perqind ne vitin 2011, krahasuar me 10.4 perqind ne vitin 2010. Brezinschek: “Perfitueshmeria ne rritje ne sektoret bankare te EQL ne shume totale u mbeshtet ne menyre te qarte nga nje stabilizim i kredive me probleme (NPL) ne rajonin e EQL..“ Ne terma te perfitueshmerise, sektoret bankare te Rusise, Polonise dhe Republikes Çeke provuan qe jane tregjet me terheqese ne vitin 2011. Profili I kthimit ne sektorin bankar te agreguar te rajonit te EQL ne vitin sfidues te 2011 konfirmon pikepamjen e analisteve qe nje Kthim mbi Kapitalin prej rreth 15 perqind dhe nje Kthim mbi asetet prej rreth 1.5 perqind jane te realizueshme ne sektoret bankare te EQL nga nje perspektive me afat te mesem dhe pergjate ciklit.
Tregjet bankare me rritje te larte me nje rritje mesatare te kredise prej 14 perqind ne vitin 2011
Sipas analisteve, sektoret bankare te EQL treguan nje shkalle te larte riperteritese ne vitin 2011. Rritja e kredise ka mbetur ne nivele te shendetshme, me nje rritje ne 2011 prej 19 perqind nga viti ne vit ne terma te monedhes vendase dhe 13 perqind nga viti ne vit ne terma te euros. Kjo rritje pasoi nje rritje te mire te kredise ne 2010. Potenciali I rrites ne tregjet bankare te EQL eshe theksuar nga shifrat kumulative te rritjes realete kredise per vitin 2009-2011 i cili arriti rreth 25 per qind ne EQL, nderkohe qe respektivisht per Eurozonen qendron afersisht ne 1 perqind.
Pergjithesisht, duhet te permendet qe niveli i rritjes se kredise ne EQL, e cila kishte prirjen te ishte shume e larte ne periudhen perpara krizes eshte kthyer ne nje “normale te reâ€. Shume nga sektoret bankare ne EQL kane permiresuar aftesite riperteritese duke ulur raportin kredi depozita. “ Qe prej vitit 2009, mbledhja e depozitave ka lene pas rritjen e kredive ne EQL: ne baze kumulative nga viti 2009 ne 2011, baza e depozitave ne EQL eshte shtuar 38 perqind, ndersa totali i kredive u rrit me 25 perqind. Nderkohe raporti kredi –depozita ra ne pjesen me te madhe te tregjeve te EQL pergjate 24-36 muajve te fundit si pasoje, nje divergjence te caktuar te raportit kredi depozita dhe likuiditeti i bilancit qendroi akoma ne mes te nenrajoneve.†Gunter Deuber, Drejtor i Kerkimeve EQL ne Raiffeisen Research shpjegon dhe eshte i bindur qe gjendja e mire e trendit te mbledhjes se depozitave ne EQL eshte lajm i mire, se rritja e ardhshme e sektorit bankar do te varet fuqishem ne mbledhjen e depozitave. Bazuar ne keto zhvillime Deuber pret qe rajoni te jete me pak i ndjeshem nga goditjet e jashtme negative krahasuar me 2008/09.
Sektoret bankare qe kane pasur performancen me te mire ne rajon, te cilet Raiffeisen Reaseardh I ka identifikuar si tregjet me rritje te larte qene raportin bankar te EQL te vitit te kaluar, perfaqesojne 80 per qind te te gjithe tregut bankar ne EQL. Ky grup vendesh konkretisht, Rusia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Serbia dhe Shqiperia, treguan nje performance shume te mire edhe ne 2011 dhe arriten nje rritje mesatare te kreditimit prej 14 per qind nga viti ne vit (ne euro). Perkundrazi, vendet e tjera qe perbejne 20 per qind te tregut bankar te EQL, treguan nje performance me modeste ne 2011, me nje rritje totale vjetore te kredise qe mbeti pak a shume e njejte. Sipas analisteve, kjo performance divergjente do te vazhdoje edhe per ca kohe. Pavaresisht ketyre zhvillimeve, rritja e kredise hipotekore dhe asaj te korporates mbeti ne nivele te shendetshme edhe ne ato tregje bankare te EQL, te cilat nuk treguan nje rritje te forte te kredise ne 2011.
Ne pergjithesi, analistet nuk gjeten shenja te nje krize ne kredi. â€Ka vetem disa vende, te cilat kane pasur nje zgjerim te shpejte para krize, ku rritja e kredise mbetet e ulet,†shton Deuber.
Shqiperia nje nga tregjet me rritje te larte ne rajon
Rritja e kreditimit ne Shqiperi pati nje zhvillim me dinamik ne vitin 2011. Per te gjithe vitin 2011, kredite u rriten me rreth 15 perqind nga viti ne vit, krahasuar me nje rritje rreth 8-9 perqind nga viti ne vit ne 2010. Nga nje perspektive strukturore dhe afat mesme, rritja e kreditimit ne Shqiperi duhet te kthehet ne shifra te lart njeshifrore ose edhe dy shifrore. Vendi ka nje nga raportet me te uleta te kredise ndaj GDP ne EQL dhe krahasuar me vendet ne Evropen Juglindore. Per me teper, bankat shqipetare karakterizohen nga nje raport modest i kredive ndaj depozitave prej 60 perqind mesatarisht.
Bankat mbeten te mirekapitalizuara dhe kane nje pozite likuiditeti solide. Ne 2011, depozitat e klienteve u rriten me gati 13 perqind nga viti ne vit, duke treguar besim ne sektorin bankar. Sjellja e njejte e klienteve pritet gjithashtu edhe ne vitin 2012, ne te cilin norma e rritjes se depozitave ne tre muajt e pare te vitit ka qene pothuajse ne te njejtat nivele me vitin 2011.
Kredite me probleme arrijne pikun ne tregjet kryesore te EQL
Performanca e mire e sektoreve bankare te EQL u mbeshtet edhe nga norma e kredive me probleme e cila arriti pikun ne tregjet kryesore te EQL si Republika Çeke, Polonia, Rusia, Sllovakia dhe Ukraina. Nga ana tjeter, shumica e vendeve ne Evropen Juglindore si dhe vende si Hungaria dhe Sllovenia ne Evropen Qendrore nuk arriten dot te ndjekin trendin e stabilizimit te cilesise se asteve ne 2011. Ne teresi, norma e kredive te keqija per rajonin e EQL si nje i tere u stabilizua lehtesisht nen 7 per qind ne 2011.
Pergjithesisht duhet theksuar qe sektoret bankare ne EQL jane shume te vegjel ne krahasim me sektoret bankare te Eurozones. “Sektorët bankarë te EQL aktualisht përbëjne vetëm 9 për qind të stokut të eurozonës, nuk eshte e papritur qe NPL në Spanjë është sa dyfishi i gjithe Evropës Qendrore dhe Lindoreâ€, thote Deuber.
Polonia dhe Rusia: Tregjet bankare me atraktive te EQL per rritje ne te ardhmen
Analistet e Raiffeisen Research shohin potencialin me te madh te rritjes ne Rusi dhe Poloni, te cilat perfaqesojne se bashku 60 per qind te sektorit bankar ne EQL. Kjo reflekton masen absolute te ketyre dy tregjeve si dhe parshikimin per per norma rritjeje te qendrueshme dyshifore per 2012 deri ne 2016. Sipas ketyre parashikimeve, Rusia do te shenoje nje rritje mesatare te vjetore te kredise prej 15.3 per qind ndermjet 2012 dhe 2016 e cila do te perkthehet ne nje rritje te kredise prej 578 miliarde euro. Rritja mesatare vjetore e kredise se Polonise per te njejten periudhe eshte parashikur ne 14.6 per qind dhe kjo do te perkthehet ne nje rritje te kredise prej 170 miliarde Euro ne sektorin bankar Polak. Duke pare keto shifra ne kontekst me stokun aktual te kredisene EQLprej 1,195 miliarde Euro, potenciali I madh I Rusise dhe Polonise behet mjaft evident.
Raportin e sektorit bankar te EQL do ta gjeni ne :
http://www.rbinternational.com/ceebankingreport2012
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 61,300 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055,[email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at