Stamboll/Vjena
• Bankat ne EQL tejkalojne ato ne Eurozone
• Perfitueshmeri e larte per te dytin vit rradhazi
• Norma e agreguar e kredive me problem ne EQL ne nivelin 10.1per qind
• Renditja e bankave kryesore pothuajse e pandryshuar
""Ne terma rritjeje dhe fitimi, sektori bankar ne Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL) vazhdon te tejkaloje sektorin bankar Evropian Perendimor duke qene se mundesite dhe marzhet e rritjes ne EQL mbeten shume te larta. Rregullat e reja bankare ne Evrope dhe EQL do te sjellin sfida te reja per rajoninâ€, deklaruan analistet e Raiffeisen Bank International AG (RBI) dhe Raiffeisen Centrobank AG (RCB) ne edicionin e fundit te “Raportit per sektorin bankar ne EQL†te Raiffeisen Research te titulluar “Angazhimi do te shperblehetâ€. Raporti u prezantua me rastin e mbledhjes vjetore te Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) ne Stamboll.
“Rritja ne total e kredise per 2012 ne EQL arriti ne 14.8 per qind nga viti ne vit ne termat e euros. Nje vit tjeter zgjerimesh sjell rritje kumulative reale te kredise nga 2010 ne 2012 ne 21.8 per qind. Ne Eurozone, rritja reale e kredise ishte negative per te njejten periudhe kohe. Volume i kredise ne teresi ne sektorin bankar te EQL krahasuar me Eurozonen u rrit nga 9.6 per qind ne 2011 ne 11.1 per qind ne 2012. Ne terma te aseteve totale, rritja e sektorit bankar te EQL krahasuar me Eurozonen ne 2012 ishte me e lartane dekaden e kaluar, “ shpjegoi Gunter Deuber, Drejtor i Raiffeisen Research per CEE. Per 2013, Raiffeisen Research parashikon qe asetet totale bankare te tejkalojne vleren e 2,500 miliarde €, e cila do te ishte dicka rreth 20 per qind mbi totalin e aseteve te Bankes Industriale & Tregtare te Kines, qe eshte banka me e madhe ne bote ne 2012.
Duke qene qe cikli ekonomik parashikohet te kthehet ne 2013, analistet e Raiffeisen Research shohin nje potencial ne rritje per kredidhenie ne gjysmen e dyte te 2013. Normat e kredise ndaj GDP per gjashte ose shtate tregje bankare te EQL te me rritje te lart parashikohet te rriten. Sektoret bankare te Rusise dhe Polonise pritet te jene ne krye te gtupit te tregjeve me rritje te larte me nje rritje vjetore te kredise prej 13 per qind dhe 10 per qind, respektivisht (ne termat e euros nga 2013 ne 2017). Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Serbia dhe Shqiperia i ndjekin me nje total te rrijes vjetore te kredise ne kufijte nga 7 ne 10 per qind ne termat e euros (6 ne 9 per qind ne term ate monedhes vendase) duke qene te qendrueshme ne terma afat-mesme.
Bankat në EQL përfitojnë nga mundesite e nje rritjeje dhe marzhi te larte
Sipas analisteve, perfitueshmeria e permbledhur në EQL ne 2011 dhe 2012 po i tejkalon dukshem treguesit e prerfitueshmerise se Tregjeve te Zhvilluara Globale dhe Bankingut te Eurozones. Treguesit e perfitueshmerise te 2011- es, ne aspektin e Kthimit te Aseteve (RoA) apo Kthimit te Kapitalit (RoE), u tejkaluan lehtshem ne 2012. RoE mesatare ne sektorin bankar te EQL-se arriti 16 % ne 2012 ( krahasuar me 15% ne 2011), dhe RoA mesatare u rrit me 1,9% ne 2012 ( krahasuar me 1,7% ne 2011)
“RoE e bankingut global arrin rreth 7-8 % ne vitet e fundit, dhe brenda Eurozones RoE arriti shifra pozitive ne 2012, pas atyre negative ne 2011. Prandaj, bankat e mire-diversifikuara mund te fitojne me shume se koston e kapitalit ne EQL, nderkohe qe kjo eshte nje arritje e veshtire ne sektorin bankar te Evropes Perendimore. Mirepo, eshte gjithashtu shume e qarte qe perfitueshmeria ne sektoprin bankar te EQL-se eshte rritur nga disa tregje te cilat kane rezultate te mira.
Ne tregjet bankare Ruse,Polake dhe Ceke mesatarja e RoA-s arriti 1,7 deri ne 1,8 % ne 2012, nderkohe qe RoE ishte mesatarish 20 % . Rezultati i perfitueshmerise ne sektorin bankar ne 2012 u mbeshtet dhe u ndihmua gjithashtu nga nje raport i qendrueshem i kredive te pakthyera ( NPL) pergjate gjithe rajonit.
Tregjet EQL tregojne norma shume divergjente te kredive me probleme (NPL)
""Edhe pse ne vitin 2012, raporti agregat i NPL-se ne EQL u rrit vetem 0.1 pike perqindjeje me larte ne 10.1 perqind, pamja e pergjithshme ne lidhje me raportet e nivelit te NPL-ve dhe zhvillimeve eshte nje çante e perziere,"" tha Deuber. Ka disa tregje individuale te EQL-se me raport te NPL-se 15 deri ne 20 perqind. Gjithsesi, ne tregje te tjera raporti i NPL-se qendroi ne kufirin nga 4 ne 8 perqind, pothuajse e pandryshueshme ne krahasim me vitin 2011.Prandaj, nivelet e NPL-se te mire diversifikuara te bankave perendimore evropiane te EQL nuk duken teper te larta. Ne kushtet e rritjes se raportit te NPL-se, EJL ka treguar nje rritje te forte ne 2012( deri ne 17.3 perqind nga 14.5 perqind ne vitin 2011).
Sipas Raiffeisen Research, raportet e larta te NPL-se ne Hungari dhe Slloveni ende kane nje ndikim te ndjeshem negativ ne tere rajonin e EQ, si nje hije mbuluese e raportit NPL te qendrueshem apo renese ne sektorin bankar te Çekise dhe Sllovakise. Ne rajonin CIS, raporti mesatar i NPL-se ishte ne nje renie te lehte, rreth afersisht 7.5 perqind ne vitin 2011 ne 7 perqind per fund vitin 2012.
Renia e perfitueshmerise ne EQL nuk mund te krahasohet me nivelet globale ose ato Evropiano-Perendimore
Analistet theksojne se renia relative e perfitueshmerise ne sektorin bankar brenda EQL-se qe nga fillimi i krizes financiare nuk mund te krahasohet me renien e verejtur ne nje nivel global ose ne Evropen Perendimore. Globalisht, fitimi i sektorit bankar pak a shume eshte pergjysmuar ne vitet e fundit, dhe brenda Eurozones kthimi i kapitalit te agreguar te sektorit bankar paskrizes qendron ne me pak se nje e treta e nivelit te para krizes.
Mjedisi i normave te uleta te interesit ne shume prej tregjeve te EQL ka te ngjare te sfidoje bankat edhe ne vitin 2013. ""Megjithate, ky mjedis ne EQL eshte vendosur te zgjase shume me pak se sa brenda Eurozones. Prandaj, ne nuk shohim shenjat e nje terheqje te bankave te perkushtuar perendimore,"" shtoi Deuber. Ne fund te vitit 2012, ekspozimi agregate i EQL nga tre sektoret bankare me te rendesishme per rajonin (Austria, Italia dhe Franca), ishte pak a shume ne nivelin e arritur ne vitin 2009.
Raporti Kredi/depozita ne EQL edhe me poshte se ne Eurozone
Ne pothuajse te gjithe sektoret bankare te EQL-se, raporti kredi - depozita (L / D) vazhduan te qendrojne edhe me poshte niveleve qe kemi pare para krizes vitet e bumit te fundit. Mesatarisht, raporti L / D i EQL-se prej 98 per qind eshte tani edhe me poshte raportit agreguar te L/D te eurozones i cili ka zbritur pak ne vitet e fundit (nga 112 per qind ne vitin 2007 ne 105 perqind ne vitin 2012).
Ne perspektiven afatmesme, renia e koheve te fundit e raportit te EQL per L / D pasqyron vetem nje korrigjim te shpejte te aktivitetit kreditues ne fazen perfundimtare te zgjerimit te sektorit bankar te forte gjate viteve te para-krizes. Ne te kundert, raporti L / D per Eurozonen ka qene gjithmone mire mbi 110 per qind gjate dekades se kaluar apo per me shume.Ribalancimi i konsiderueshem i raportit L / D ne Evropen Qendrore dhe Lindore ne vitet e fundit (psh. nje ulje prej 15 deri ne 20 pike perqindjeje) tregon shkallen e larte te fleksibilitetit e bilancit ne rajon.
Per me teper, mbledhja e depozitave ne Evropen Qendrore dhe Lindore tregoi nje ngritje te forte ne vitin 2011 dhe 2012 (pas nje zgjerimi me te ndrydhur ne vitin 2008/09), nje zhvillim qe nuk eshte verejtur brenda Eurozones.Shumica e bankave nderkombetare qe operojne ne Evropen Qendrore dhe Lindore i konsiderojne bilancet aktuale te financimit ne nje nivele shume te forte.
Renditja e bankave kryesore pothuajse e pandryshuar
Ne lidhje me strategjite e bankave individuale, pamja e pergjithshme ne vitin 2012 ka mbetur e ngjashme me vitin 2011. UniCredit, RBI, Erste, SocGen dhe KBC ende formojne grupin e pese bankave me te medha te Evropes Perendimore te EQL. UniCredit qendron perpara me asetet totale te konsoliduara prej €121.6 miliard, e ndjekur nga RBI (€ 84 miliard), Erste (€ 83,4miliard) dhe SocGen (€ 78.6 miliard), te cilat jane te gjithe ne nje game te ngushte me njera-tjetren.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.2 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ose Anja Knass (+43-1-71 707-5905, [email protected]) ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.at
* * * * *
Raiffeisen Centrobank AG, eshte udheheqesi investimeve bankar austriake i cili ofron te gjithe spektrin e sherbimeve dhe produkteve e shoqeruara me te aksioneve, derivatet, dhe transaksionet e kapital, duke perfshire dhe duke perjashtuar bursen. Mbeshtetur nga rrjeti i tij I investimeve Raiffeisen, banka ofron ECM dhe M&A sherbime keshillimi ne me shume se 10 vende te EQL-se gjtihashtu edhe ne Turqi. Duke u fokusuar ne tregjet e EQL-se, Raiffeisen Centrobank eshte vazhdimisht e angazhuar per te zgjeruar aktivitetin e saj ne rajon. Pervec kesaj banka ofron edhe oferta ekskluzive, te bankingut individ privat. Raiffeisen Centrobank eshte nje dege e Raiffeisen Bank International AG.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-51 520-614, [email protected]) http://www.rcb.at