The Banker nderon Raiffeisen Bank ne Shqiperi si Banka e Vitit ne vend


30.11.2012

  • Tashme kater çmime per Raiffeisen Bank International si “Banka me e Mire” ne Evropen Qendrore dhe Lindore
  • Bankat e rrjetit ne Shqiperi, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine dhe Rumani marrin çmimin “Banka me mire”

""The Banker"", revista e mirenjohur e ""Financial Times LTD"", nderoi Raiffeisen Bank International AG (RBI) me cmimin ""Banka e Vitit” ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe ne pese vende. Keto çmime u prezantuan ne nje ceremoni ne Londer.

Çmimi ""Banka e Vitit"" eshte tashme çmimi i katert qe RBI-ja merr per pozicionin e saj strategjik, performancen e saj dhe sherbimin e saj te shkelqyer per klientet individe dhe korporate ne Evropen Qendrore dhe Lindore brenda ketij viti. Ne prill revista ""Global Finance"" nderoi RBI-ne me cmimin ""Banka me e mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore"" per te teten here; ne maj RBI-ja mori çmimin “Banka me e mire ne EQL dhe CIS nga ""EMEA Finance"" per te treten here dhe ne korrik mori per te shtaten here çmimin ""Banka me e mire ne EQL"" nga Euromoney. Eshte hera e gjashte qe RBI-ja merr çmimin ""Banka e vitit per EQL"" nga ""The Banker"".

""Fakti qe fituam Çmimin e madh, e kam fjalen per te kater çmimet e rendesishme, konfirmon rolin tone udheheqes ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe suksesin tone te qendrueshem. Ne i konsiderojme keto çmime jo vetem si shperblim te punes sone, por edhe si nje shtyse per persosmeri te vazhdueshme”, tha Herbert Stepic, Kryetar i Bordit Drejtues te RBI-se.

""Çmimi si Banka e Vitit ne Austri nenvizon cilesine per perqasjen tone keshilluese dhe konfirmon feedback-un nga klientet tane. Ne perceptohemi jo thjesht si ofrues i sherbimeve financiare, por edhe si nje partner i besuar me kompetenca te shkelqyera per zgjidhjen e problemeve"", tha Karl Sevelda, Zv. Kryetar i Bordit Drejtues dhe pergjegjes per biznesin me korporatat.

Filialet e RBI-se, Raiffeisen Bank ne Shqiperi, Priorbank ne Bjellorusi, Raiffeisen BANK ne Bosnje dhe Hercegovina si dhe Raiffeisen Bank Rumani, kane pasur gjithashtu arsye te gezohen, sepse kane marre cmimin ""Banka e Vitit"" ne vendet e tyre perkatese.