The Banker shpall RBI-në “Banka e Vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore”


2.12.2019

Raiffeisen Bank International AG (RBI) mori çmimin "Banka e Vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore" për herë të dymbëdhjetë nga The Banker.

"Unë i konsideroj çmimet si konfirmim të fokusit tonë në përvojën e klientit, veçanërisht në lidhje me dixhitalizimin," tha Johann Strobl, CEO i RBI.

Në fund të nëntorit 2019, Raiffeisen Bank International AG (RBI) mori çmimin "Banka e Vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore" për herë të dymbëdhjetë nga The Banker.

Për më tepër, filialet e RBI në Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë si dhe Ukrainë u emëruan "Banka e Vitit 2019" në tregjet e tyre përkatëse.

Vetëm disa javë më parë, revista financiare Global Finance nderoi bankat më novatore. Tatra Bank, filiali Sllovak i RBI, u emërua banka dixhitale më novatore në botë.

Faktori vendimtar këtu ishte strategjia dixhitale e suksesshme e bankës, e cila pasqyrohet në portofolin e saj të gjerë të produkteve online, në faqen tërheqëse të intërnetit dukë sjellë rritje të klientëve online.

Raiffeisen Bank Shqipëri si pjesë e Grupit RBI prej 15 vitesh ka treguar se është më shumë se një bankë që ofron shërbime financiare në drejtim të konsumatorit.

Fokusi yne është shërbimi ndaj klientit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve bankare.

Raiffeisen Bank vazhdon të jetë lider i novacionit në tregun bankar, duke e bërë eksperiencën për konsumtatorët gjthmonë e më të lehtë.