· Të ardhurat neto nga interesi rriten 4.7 përqind nga viti nëvit në 796 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 761 milionEuro)
· Të ardhurat operative rriten 9 përqind në 1,298 milionEuro ( Pro forma Q1/2016: 1,193 milion Euro)
· Shpenzimet e përgjithshme administrative rriten 4.4 përqind në 815 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 781 milionEuro)
· Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ulen24.1 përqind në 80 milion Euro (Pro forma Q1/2016: 105 milion Euro)
· Fitimi përpara tatimit rritet 42.5 përqind në 330 milionEuro ( Pro forma Q1/2016: 231 milion Euro)
· Fitimi mbas tatimit rritet 86.1 përqind në 255 milion Euro (Pro forma Q1/2016: 137 milion Euro)
· Fitimi i konsoliduar rritet 98.5 përqind në 220 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 111 milion Euro)
· Raporti i kredive me problem ulet me 0.3 pikë përqindje në8.3 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)
· Fitimi për aksion rritet në 0.67 Euro (Pro forma Q1/2016: 0.34 Euro)
Të gjitha shifrat janë të bazuara në standardet IFRS
Që nga Janar 2017, biznesi i RZB eshte plotësisht i përfshire. Shifrat aktuale të RBI-se i referohen Bankës së Bashkuar; nëse nuk specifikohet ndryshe, të dhënat historike pro forma bazohen në Bankën e Bashkuar (duke konsideruar bashkimin).
Tremujorin e parë të vitit 2017, Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 220 milionë Euro.
"Ne jemi shumë të kënaqur me fillimin e vitit financiar 2017. Ne shohim një zhvillim shumë pozitiv ekonomik në pothuajse të gjitha tregjet tona dhe dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë zhvillim për një rritje selective," thaJohann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm i RBI.
Në tre muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat neto nga interesi u rritën me 5 përqind, ose 35 milionë Euro, në 796 milionë Euro. Kjo kryesisht për shkak të rritjes prej31 milionë Euro në valutë të të ardhurave nga interesi neto në Rusi.
"Të ardhurat neto nga interesi janë shumë të rëndësishme për një bankë marrëdhëniesh si RBI. Prandaj, jam shumë i kënaqur që marzhi ynë i interesave neto është stabilizuarmë tej gjatë tremujorit të parë," tha Strobl.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën 34 milionë Euro në 815 milionë Euro, kryesisht për shkak të efekteve të monedhës. Raporti kosto / të ardhura u përmirësua 2.6 pikë përqindjeje në 62.8 përqind, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.
Raporti total i kapitalit (përfundimtare) 16.8 për qind
Bazuar në riskun total, raporti i CET 1 (i përkohshëm)ishte 12.4 përqind, ndërsa raporti total i kapitalit (I perkohshem) ishte 17.0 përqind.
Duke përjashtuar dispozitat kalimtare të përcaktuara nëCRR, CET 1(përfundimtar) ishte 12.2 përqind dhe raportitotal i kapitalit (përfundimtar) ishte 16.8 përqind.
Duke marrë parasysh të ardhurat neto për tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i kapitalit në çdo rast do të ishte0.4 pikë përqindje më i lartë.
Provigjionet neto per humbjet nga kreditë e këqija ulen 24 per cent
Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ranë 24 përqind nga viti në vit, ose 25 milionë Euro, në 80 milionë Euro.
Raporti i NPL është përmirësuar 0.3 pikë përqindjeje në8.3 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016. Kreditë me probleme krahasuar me provigjonet për humbjet ngakreditë arrijnë vlerën 5,042 milion Euro, duke rezultuar nëraportin e mbulimit të NPL prej 74.0 përqind, krahasuarme 75.2 përqind në fund të vitit.
"Zhvillimi i kostove të riskut tonë vazhdon të jetë shumë ikënaqshëm. Megjithatë, duhet të mendojmë se për arsyesezonale kostot e riskut janë gjithmonë relativisht të ulëtanë tremujorin e parë ", shpjegoi Strobl.
Krahasimi i rezultateve me tremujorin e mëparshëm
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, të ardhuratneto nga interesi u ulën me 7 përqind, ose 61 milionëEuro, në 796 milionë Euro në tremujorin e parë të vitit2017.
Në tremujorin e parë të vitit 2017 shpenzimet e përgjithshme administrative ishin 815 milionë Euro, mëpak se 4 përqind ose 33 milionë Euro krahasimisht me tremujorin e mëparshëm.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, provigjonet netopër humbjet nga kreditë e këqija u ulën nga 177 milionEuro në 80 milionë Euro.
Në tremujorin e parë të vitit 2017, fitimi i konsoliduararriti në 220 milionë Euro, që është një rritje prej 134 milionë Euro krahasuar me tremujorin e katërt të vitit2016.
Vështrim i Përgjithshëm
RBI synon një raport të CET1 (përfundimtar) prej rreth 13 përqind në periudhën afatmesme.
Pas stabilizimit të vëllimeve të kredisë, RBI kërkon tërifillojë rritjen me një rritje mesatare vjetore në shifra teulëta njëshifrore. RBI pret që provigjionimi neto përhumbjet nga zhvlerësimi për vitin 2017 të jetë nën niveline vitit 2016. (758 milionë Euro).
Banka pret një raport NPL prej rreth 8 përqind deri nëfund të vitit 2017, dhe gjatë periudhës afatmesme, RBI pret që kjo të reduktohet edhe më tej.
RBI synon të arrijë një raport kosto / të ardhura midis 50 dhe 55 përqind në periudhën afatmesme, njësoj si objektivi jonë i mëparshëm.
Objektivit afatmesëm i kthimit në kapital para tatimit iRBI është i pandryshuar në rreth 14 përqind, me një kthimtë konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 për qind.
* * * * *
Ju mund të aksesoni versionin online të raportit tremujortek http://qr012017.rbinternational.com. Versioni Gjermanështë i disponueshëm nënhttp://zb012017.rbinternational.com.
Versionet e printuara mund të porositen gjithashtunëpërmjet faqes së internetit.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket siAustrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuarafinanciare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit tëaseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.
Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dheLindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.BrendaGrupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioniqëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucionevetë tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ,ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])http://www.rbinternational.com