- Te ardhurat neto nga interesi ulen 16.2 perqind ne 820 milion Euro nga viti ne vit (Q1/2014: 979 milion Euro)
- Te ardhurat operative ulen 16.9 perqind ne 1,118 milion Euro (Q1/2014: 1,345 milion Euro)
- Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen 8.5 perqind ne 691 milion Euro (Q1/2014: 755 milion Euro)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulen 7.4 perqind ne 260 milion Euro(Q1/2014: 281 milion Euro)
- Raporti i kredive me probleme rritet me 0.5 pike perqindje ne 11.9 perqind krahasuar me fundin e vitit 2014
- Fitimi per aksion ulet 52.4 perqind ne 0.29 Euro (Q1/2014: 0.60 Euro)
Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS
""Ne tremujorin e pare, biznesi yne operativ u zhvillua ne perputhje me pritshmerite tona. Muajt e pare te ketij viti, megjithate, u drejtuan nga nje luhatshmeri e jashtezakonisht e larte e kursit te kembimit. Ne veçanti, zhvillimi i franges zvicerane, rubles, hryvnia, dhe dollarit amerikan ka pasur nje ndikim te fuqishem ne rezultatet tona. Zhvleresimi i madh i monedhes ukrainase, per shembull, ka pasur nje efekt te forte negativ mbi te ardhurat tregtare neto. Vleresimi i rubles, dollarit amerikan, dhe franges zvicerane çoi ne nje rritje aseteve te ponderuara me risk. Ne te njejten kohe, kapitali yne tier 1 u rrit dukshem per shkak te rubles se forte duke rezultuar ne nje norme pothuajse stabel te CET1. Zbatimi i pershtatjes se strategjise tone eshte ne rrugen e duhur, "" komenton Karl Sevelda, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank International AG (RBI) per tremujorin e pare.
Fitimi para takses ishte 188 milion Euro, i cili perfaqeson nje renie nga viti ne vit prej 22 perqind, ose 52 milion Euro.
Fitimi pas takses ra 42 perqind nga viti ne vit ne 100 milion Euro. Fitmi i konsoliduar qendori ne 83 milion Euro ne tremujorin e pare, gje qe korrespondon ne nje renie prej 48 perqind, ose 77 milion Euro.
Numri mesatar i aksioneve ne periudhen raportuese arriti ne totalin e 292.4 milion (krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar: 268.1 milion). Kjo ka rezultuar ne te ardhurat per aksion prej 0,29 Euro.
Te ardhurat neto nga interesi ulen 16 perqind
Te ardhurat operative bien 17 perqind, ose 227 milion Euro, nga viti ne vit ne 1.118 milion Euro. Kjo kryesisht i atribuohet humbjeve te vleresimit nga luhatjet e forta te monedhes (sidomos ne rublen ruse dhe hryvnia ukrainase).
Ne tre muajt e pare te vitit 2015, te ardhurat neto nga interesi rane 16 perqind, ose 158 milion Euro, ne 820 milion Euro nga viti ne vit. Perveçse i atribuohen nje marzhi te reduktuar te interesit neto, kjo ishte edhe per shkak te renies se te ardhurave nga interesat te lidhura me monedhat ne Rusi dhe Ukraine dhe per kredite e keqija ne Azi.
Shpenzimet e pergjithshme administrative bien 9 perqind
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shpenzimet e pergjithshme administrative rane 64 milion Euro ne 691 milion Euro. Raporti kosto/te ardhura u rrit 5.7 pike perqindje ne 61.8 perqind, sidomos per shkak te efekteve te monedhes e cila reduktoi te ardhurat tregtare neto.
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulen 7 perqind
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rane me nje total prej 7 perqind, ose 21 milion Euro, ne 260 milion Euro. Kjo ishte kryesisht për shkak të një reduktimi prej 50 milion Euro ne provigjionet per humbjet nga kredite individuale ne 220 milion Euro, ndërsa provigjionet e bazuara ne portofol u rriten 29 milion Euro në 42 milion Euro.
* * * * *
Ju mund te aksesoni versionin online te raportit vjetor tek http://qr012015.rbinternational.com. Versioni Gjerman eshte i disponueshme nen http://zb012015.rbinternational.com. Verisionet e printuara mund te porositen gjithashtu nepermjete faqes se internetit.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Ne total, rreth 54,500 punonjes u sherbejne rreth 14.8 milion klienteve nepermjet 2,850 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7 perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at