Tremujori i pare i 2016: Raiffeisen Bank International raporton nje fitim te konsoliduar prej 114 milion Euro


11.5.2016

Viene, 11 Maj 2016

  • Te ardhurat neto nga interesi ulen 12.5 perqind nga viti ne vit ne 718 milion Euro (Q1/2015: 820 milion Euro)
  • Shpenzimet e pergjithshme administrative rriten 3.9 perqind ne 718 milion Euro (Q1/2015:  691 milion Euro)
  • Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulen 59.5 perqind ne 106 milion Euro (Q1/2015: 260 milion Euro)
  • Fitimi perpara tatimit rritet 22 perqind ne 229 milion Euro (Q1/2015: 188 milion Euro)
  • Fitimi mbas tatimit rritet 37.9 perqind ne 138 milion Euro (Q1/2015: 100 milion Euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet 37.1 perqind ne 114 milion Euro (Q1/2015: 83 milion Euro)
  • Raporti i kredive me probleme ulet  me 0.5 pike perqindje ne 11.4 perqind krahasuar me fundin e vitit 2015
  • Fitimi per aksion rritet 36.8 perqind ne 0.39 Euro (Q1/2015: 0.29 Euro)

Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS

Ne tremujorin e pare te 2016 Raiffeisen Bank International AG Group ( RBI) ka gjeneruar nje fitim para tatimit prej 229 milion Euro, qe paraqet nje rritje nga viti ne vit prej 22 perqind. Fitimi pas tatimit u rrit 38 perqind ne 138 milion Euro nga viti ne vit , ndersa fitimi i konsoliduar u rrit 37 perqind ne vleren 114 milion Euro .

" Rezultati ne teresi eshte  i kenaqshem, pasi tremujori i pare ka vazhduar te karakterizohet nga  mjedisi i normave te interesit te ulet. Per momentin nuk shihet ndonje kthese ne politiken e normes se interesit. Reduktimi i bazes se kostos tone eshte edhe me i rendesishem. Per fat te keq, kostot rregullative jane ne rritje vit pas viti. Pjesa me e madhe e kostove rregullative per vitin financiar  2016 jane rezervuar ne tremujorin e pare. Rezultatet pozitive ne Hungari dhe Ukraine jane veçanerisht inkurajuese. Une pres qe te dy vendet ta kene bere kthesen dhe do te japin rezultate pozitive per vitin e plote 2016 ", tha Karl Sevelda , Drejtor i Pergjithshem i RBI .

Me nje numer te aksioneve prej 292.98 milion ne 31 Mars 2016 ( vitin e kaluar : 292.98 milion ) te ardhurat per aksion qendruan ne 0.39 Euro , e cila  paraqet nje rritje prej 36.8 perqind ( Q1 / 2015 : 0.29 Euro ) .

Te ardhurat neto nga interesi ulen me 13 perqind
 
Te ardhurat operative ishin poshte 1 per qind nga viti ne vit, ose 14 milion Euro, ne 1,104 milion Euro .
 
Ne tre muajt e pare te vitit 2016, te ardhurat neto nga interesi rane 13 perqind , ose 102 milion Euro ne 718 milion Euro. Kjo i atribuohet  kryesisht normave te vazhduara te uleta te interesit te tregut ne shume prej vendeve te Grupit dhe te likuiditetit te tepert ekzistues. Nje renie e me baze vellimi ne zyrat qendrore te Grupit dhe ne Azi kane kontribuar ne renien e te ardhurave neto nga interesi .

Shpenzimet e pergjithshme administrative jane rritur me 4 perqind
 
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shpenzimet e pergjithshme administrative u rriten 27 milion Euro ne 718 milion Euro. Raporti kosto / te ardhura u rrit 3.2 pike perqindjeje ne 65.0 perqind, jo me pak per shkak te te ardhurave te uleta neto nga interesi.

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u ulen 59 perqind
 
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rane me nje total prej 59 perqind, ose 155 milion Euro ne 106 milion Euro. Kjo ishte per shkak te nje reduktim 102 milion Euro humbje ne provigjionet e kredise individuale ne 117 milione Euro.

Raporti i kapitalit te perbashket tier 1 (ngarkuar plotesisht) prej 11.5 perqind
 
Ne baze te rriskut te pergjithshem, raporti i kapitalit te perbashket tier 1  (kalimtar) ishte 12.0 perqind, ndersa raporti i pergjithshem i kapitalit (kalimtare) ishte 17.2 perqind .

* * * * *

Ju mund te aksesoni versionin online te raportit tremujor tek http://investor.rbinternational.com/fileadmin/ir/2016_Q1/2016-05-10_Q1_Report_RBI.pdf. Versioni Gjerman eshte i disponueshme nen http://investor.rbinternational.com/fileadmin/ir/2016_Q1/2016-05-10_Q1_Bericht_RBI.pdf. Versionet e printuara mund te porositen gjithashtu nepermjet faqes se internetit.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Ne total, rreth 51,700 punonjes u sherbejne rreth 14.9 milion klienteve nepermjet 2,700 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Ă–sterreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])

http://www.rbinternational.com