Viti 2014 shenon rimekembje te rritjes ekonomike


10.1.2014

Vjene

  • Austria kapercen thatesiren ​​ekonomike
  • Rimekembje e shpejte ne Evropen Qendrore dhe Lindore: Evropa Qendrore udheheq per sa i perket rritjes ekonomike
  • SHBA: Fed fillon normalizimin e politikes fiskale
  •  Tregjet globale te kapitalit: profili i kthimit te riskut vazhdon te jete me terheqes ne krahasim me shume alternativa te ardhurave fikse
  • Objektivi ATX: 2,800 pike ne fund te vitit 2014
  • Favoritet per Austrine dhe Evropen Qendrore dhe Lindore: Mayr-Melnhof, Uniqa, Immofinanz, Alior Bank, Ciech and CTC-Media

"" Ne Evrope , por edhe globalisht 2014 shenohet me rimekembje ne rritjen e konomike. Per Eurozonen, viti i ri jo vetem qe do te sjelle nje numer te rregulloreve te reja ne baze te Basel III , por edhe me Letonine si nje shtet i ri anetar. Tregjet globale do te shohin fundin e nje  likuiditeti te tepert per shkak te terheqjes se programit Amerikan per blerjen e obligacioneve. Ne tremujorin e pare, tregjet ne zhvillim jashte Evropes do te qendrojne nga trendi mbrapa tregjeve te vendosura . Megjithate, do te kete nje zhvillim te diferencuar duke qene se vendet e orientuara nga reformat do te vazhdojne te tregojne rendimentet me te larte te performances , "", fillon prezantimin e tij Peter Brezinschek, Drejtor i Raiffeisen Research ne  Raiffeisen Bank International AG ( RBI ), per dy publikimet "" Strategjia e Tregjeve Globale "" dhe "" Strategjia e Evropes Lindore Qendrore  "" per tremujorin e pare te  2014.

"" Gjate dymbedhjete muajve te ardhshem , ne nuk shohim ndonje permiresim ne rritje te dukshme ne vendet BRIC per shkak te fillimit te ndryshimeve strukturore. Ne presim piken  me te larte te dinamikes se rritjes globale per ne fillim te 2015. Prandaj, parashikimet e PBB-se per kete vit duhet te jene mbi rritjen e mundshme . Eshte gjithashtu e dukshme qe diferencat e rritjes brenda eurozones do te bien "", vazhdon Brezinschek.

Austria kapercen thatesiren ​​ekonomike

Gjate tremujorit te trete te 2013, ekonomia austriake u karakterizuaa nganje rimekembje paraprake te aktivitetit ekonomik. Per here te pare qe nga fillimi i vitit 2012, formimi i kapitalit bruto fiks , si dhe konsumi privat dhe publik dhane nje kontribut me te forte ne rritjen e PBB  se sa tregtia e jashtme, te cilat kane qene me perpara shtyllat kryesore qe mbeshtesnin rritjen. Trendi i nje permiresimi ne kerkesen e brendshme ne lidhje me renien e vartesise nga Tregtia e Jashtme duhet te vazhdoje te karakterizoje dinamiken e ciklit te biznesit ne tremujoret e ardhshem .

"" Per tremujoret e ardhshem ne presim nje permiresim te vazhdueshem te dinamikes se rritjes . Pika me e larte ne ciklin e biznesit duhet te arrihet ne  dimrin e vitit 2014/2015. Per vitin 2014, ne presim rritje te projektit per tu pershpejtuar ne 1.5 per qind, nga rritja e parashikuar e 0.3 per qind ne vitin 2013, dhe e ndjekur nga 2.3 per qind ne vitin 2015 , "" Brezinschek sheh vleresimet e rritjes per Austrine mjaft pozitive .

Rimekembje e shpejte ne Evropen Qendrore dhe Lindore: Evropa Qendrore udheheq per sa i perket rritjes ekonomike


Ne krahasim me vitet e fundit , gjendja ekonomike ka ndryshuar ne menyre te konsiderueshme. Ndersa rajoni CIS ka treguar shifra te forta te rritjes qe nga permiresimi i fundit, qe nga vera e vitit 2013 ku vrulli ne rritjen ekonomike ka qene gjithnje i zhvendosur ne Evropen Qendrore (CE) . Sidomos Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia morren nje rol udheheqes ne rajon. "" Ndersa ne presim qe ne Evropen Qendrore per vitin 2014 nje rritje prej rreth 2.3 per qind , vleresimet e rritjes per rajonin CIS mbeten  mjaft te shtrenguara. Sidomos Rusia me vetem 1.7 per qind dhe Ukraina me rritjen e PBB- zero qendruan prapa pritshmerive. Ne shohim si arsyen kryesore mungesen e  modernizimit te biznesit te naftes dhe te gazit, analizon Brezinschek arsyet per rritjen e dobet ne rajon CIS .

Ai sheh dy faktore kryesore pergjegjese per rritjen ne Evropen Qendrore : ""Fitimet e EQ nga lidhjet ekonomike te forta me  Gjermanin, me e fuqishmja ne Eurozone. Per me teper, keto vende kane bere industrite e tyre me konkurruese kundrejt importeve per shkak kostove te ulta te punes.”

USA: Fed fillon normalizimin e politikave fiskale

Pas spekulimeve ne maj dhe perseri nje anulimi ne shtator, vendimi per tu terhequr nga programi i blerjes se obligacioneve SHBA eshte narre definitivisht tashme.Rezerva Federale ka ne plan nje kufizim gradual te programit amerikan te blerjes se bonove qe do te perfundoje ne tremujorin e katert te  2014. Megjithate, per vitin 2014 eshte planifikuar nje zgjerim i bilancit prej 450 miliarde dollare, e cila eshte e barabarte me 3 per qind te PBB-se.

Tregjet globale te kapitalit: profili i kthimit te riskut vazhdon te jete me terheqes ne krahasim me shume alternativa te te ardhurave fikse

Yield-et afatgjata te letrave me vlere te qeverise ne SHBA dhe ne Eurozone ka te ngjare te rriten gjate vitit per shkak te pershpejtimit te rritjes ekonomike. Me perjashtim te Rusise dhe Turqise, yield-et e obligacioneve qeveritare te EQL jane relativisht te uleta. Si yieldet  rriten ne Eurozone gjate vitit 2014, analistet presin nje zhvillim paralel per obligacionet e qeverise ne EQL, me nje rritje prej rreth 50 ne 70 pike baze ne krahasim me fundin e vitit 2013.

Objektivi ATX : 2,800 pikë ne fund të vitit 2014

Përmirësimi i dukshëm i të dhënave makroekonomike duhet të jetë nxitësi kryesor i tregjeve të kapitalit në vitin 2014. ""Në këtë mjedis të tregut ne parashikojme qe ATX të rritet në 2.800 pikë në fund të vitit."" Megjithëse performanca e cmimit te aksioneve te tregut austriak të kapitalit neto (ATX plus 6 për qind ) dhe i disa treguesve në Evropën Lindore (p.sh. WIG  20 minus 7 për qind, BUX plus 2 për qind) vjen pas zhvillimit të tregjeve të Evropës Perëndimore (p.sh. EuroStoxx plus18 për qind) në vitin 2013, një lehtësim të mëtejshëm i riskut dhe kushteve me te mira te tregut i bëjnë investimet ne kapitale te  rajonit më tërheqëse, sipas analistëve të RCB.ATX aktualisht tregon një raport P / E 2014 prej 11.9.

Favoritet për Austrine dhe vendet e EQL : Mayr-Melnhof, Uniqa, Immofinanz, Alior Bank, Ciech and CTC-Media


Analistet e RCB -së konsiderojne Mayr-Melnhof, Uniqa dhe  Immofinanz si favorite në tregun e kapitalit vendas . Për Maxian, "" Mayr-Melnhof tregtohet në zbritje të konsiderueshme të vlerësimit në krahasim me grupin e kolegëve të cilat ne mendojme qe jane  pak te ekzagjeruar . Përveç kësa , ne besojmë se blerjet e kohëve të fundit janë pozitive për grupin dhe ne parashikojmë një rritje te EBIT me 10 për qind p.a në vitin 2014 dhe 2015.” Persa i perket Uniqa, RCB vecanersiht thekson momentin e parashikuar te perfitimeve qe rezulton nga programi i ristrukturimit te Uniqa 2.3.  Fitimi para takses i grupit pritet te rritet nga 205 milion Euro ne 503 milion Euro ndermjet 2012 dhe 2015 dhe kjo vjen edhe si rezultat i shfrytezimit te kanaleve te shperndarjes se rrjetit Raiffeisen ne termat e penetrimit te sigurimeve ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 59,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.4 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore .
 

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:Ingrid KRENN-DITZ (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ose Anja KNASS (+43-1-71 707-5905, [email protected]).

http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at