- GDP reale ne Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL) do te rriten me 2.0 per qind ne 2012, ndersa eurozona do te perballet me nje renie ekonomike prej -0.1 per qind
- Austria priret te shenoje nje renie te GDP me 0.5 per qind
- Kriza e borxhit ne Eurozone do te vazhdoje ndikimin e saj negative te perkohshem mbi tregjet e kapitaleve
“Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL) mbetet nen formulen magjike te krizes se borxhit ne eurozone, “Peter Brezinschek , Drejtor I Raiffeisen Research, nje njesi ne Raiffeisen Bank International AG (RBI), deklaron kete duke iu referuar prashikimeve te fundit te bera nga ekipi i tij per rritjen ne 2012 per EQL. Raiffeisen Research prêt qe rajoni I EQL ne teresi do te shenoje nje rritje prej 2 per qind te GDP ne 2012. “Kjo rritje qe ne kemi parashikuar per EQL per kete vit duhet pare ne krahasim me renien prej -1 per qind qe ne parashikojme per eurozonen,†shton Brezinschek.
Analistet e Raiffeisen Research parashikojne qe efektet negative si rezultat I lidhjeve te forta te tregtise se huaj me eurozonen do te shprehen me shume ne Evropen Qendrore (EQ), per te cilen analistet presin nje rritje rajonale te GDP me 0.5 per qind, dhe ne Evropen Juglindore (EJ), per te cilen parashikojne qe do te shenoje nje norme rritjeje prej 0.4 per qind. Persa I perket vendeve te Konfederates se Shetetve te Pavarura (CIS), Raiffeisen Research e ka lene te pandryshuar parashikimin ekzistues te rritjes se GDP per 2012 me 3.1 per qind. Me perjashtimin e dukshem te Polonise (ku pritet nje rritje e GDP me 2.2 per qind), parashikimi I analisteve te Raiffeisen Research per GDP bie poshte per te gjitha vendet e Evropes Qendrore, duke perfshire edhe Austrine (-0.5 per qind). Brezinschek parashikon qe fokusi I forte I ekonomive rajonale ndaj ekonomise gjermane, masat e nevojshme per konsolidimin e buxhetit si dhe kreditimi I kujdesshem jane faktoret kryesore qe do te cojne ne nje 6 mujor te pare te dobet te 2012. Megjithate, Brezinschek eshte me optimist per 6 mujorin e dyte te vitit. “Nje veshtrim me I ngushte ne parashikimin tone per GDP ne EQL bent e qarte qe trendi negative per gjysmen e pare te 2012 duhet te kompensohet nga nje zhvillim me I mire ne gjysmen e dyte te vitit. Kjo pikepamje eshte ne nje linje me performancen qe pritet ne eurozone,†thote Brezinschek.
Inflacioni: Shumica e vendeve ne EQL e kane kaluar pikun
Sipas Raiffeisen research, piku I inflacionit duket se eshte arritur tashme ne shumicen e vendeve te rajonit te EQL. “Ne parashikojme norma me te larta inflacioni vetem per Hungarine, Republiken Çeke dhe Ukrainen ne 2012, si rezultat I masave fiskale qe jane implementuar ne keto vende,†shton Brezinschek. Uljet ne normat e interesit qe Banka Qendrore Evropiane parashikon te beje si dhe mundesia e nje asistence per volume te larta likuiditeti, mund te cojne normat afat-shkurtra te Euribor nen normat e interesit kryesore gjate gjysmes se pare te 2012. Ne rastin normave te inflacionit te zbehta, edhe kjo mund te coje ne ulje te normave te interesit ne shumicen e tregjeve nga Polonia ne Rumani. “Hungaria eshte vendi i vetem ku ne parashikojme qe banka qendrore te stabilizoje kursin e brishte te kembimit duke ruajtur norma te larta interesi,†shpjegon Brezinschek.
Monedhat e EQL-es nen presion ne tremujorin e pare te 2012
Tensioni i perseritur qe e ka prejardhjen nga kriza e borxhit do te ushtroje presion shtese mbi monedhat e EQL-es ne tremujorin e pare te vitit 2012. “Vetem pasi gjendja ekonomike dhe financiare e tregut eshte permiresuar ne pjesen e dyte te vitit ne presim qe monedhat e EQL te rriten gradualisht,†beson Brezinschek. ""Kjo vlen edhe per rublen ruse, e cila ka qene tradicionalisht e dobet ne krahasim me USD gjate gjysmes se pare te vitit.""
Tregjet e kapitalit te Evropes Qendrore dhe Lindore: veshtiresi te reja ne tremujorin e pare te vitit 2012
""Zhvillimi negativ i tregjeve te kapitalit te Evropes Lindore dhe Qendrore ne 2011 ka qene ne nivelet dyshifrore. Ndersa tregjet qe kane patur nje performance te mire ne fillim te vitit 2011 kane humbur shume terren ne tremujorin e katert, tregjet me performance me te dobet ne fillim te vitit 2011 jane stabilizuar me vone"", analizon Brezinchek.
Ai parashikon mundesi te medha per renie ne fillim te vitit 2012, vecanerisht ne burse ne Hungari, Republiken Ceke dhe tregjet e Ballkanit. Situata relativisht e qendrueshme ne Poloni dhe Rusi gjithashtu duhet te pasqyrohet ne humbje per shkak te uljes se çmimeve. Vleresimi i kujdesshem i Brezincheck per tregjet ne zhvillim shtrihet edhe pergjate vitit, edhe
pse ai beson se rigjallerimi qe pritet ne fushen ekonomike do te shoqerohet nga nje rritje e çmimit te aksioneve ne gjysmen e dyte te vitit 2012.""Supozimi kryesor eshte qe ka nevoje per nje progres te qarte ne zgjidhjen e problemit te borxhit"" shton ai.
Rimekembja e tregut do te ndjeke dobesimin e perkohshem ne tremujorin e pare
Kriza e borxhit, debatet e vazhdueshme per kerkesat e kapitalit te bankave vendase dhe perberja specifike e indeksit kryesor -ATX dominohet nga kompani ciklike dhe finanicare- te gjithe keto faktore kane peshen e tyre ne tregun austriak te kapitaleve ne 2011.
Perveç faktoreve te mesiperm, ekonomia e brendshme pritet te kete pesuar renie ne tremujorin e katert te vitit 2011. Analistet e Raiffeisen Centrobank parashikojne nje rikthim te normave pozitive te rritjes vetem ne tremujorin e trete. Per vitin 2012, parashikimi i tyre tregon nje renie prej 0.5%.Si rezultat, nuk perjashtohet te kete renie te metejshme ne tregun e kapitalit ne Austri edhe per muajt ne vazhdim. ""Edhe nese kompanite austriake kane baza te forta, ato nuk mund te distancohen plotesisht nga ndikimi negativ qe mbizoteron, si psh kriza e borxhit sovran"", shpjegoi Birgit Kuras, Analiste Kryesore e Raiffeisen Centrobank. Kjo mund te çoje ne renie te ATX ne tremujorin e pare te vitit 2012, ndersa per vitin ne vijim, veçanerisht per gjysmen e dyte- mund te rezultoje me fitime dy shifrore. Sipas Kuras, ATX mund te rritet me deri 2,200 pike deri ne find te ketij viti.
Nivelet e vleresimit duken terheqese mbi renien e çmimeve te aksioneve
Per sa kohe qe rritja e fitimit eshte shqetesuese, kerkimet e Raiffeisen Centrobank konsiderojne tendencen pozitive te lehte te vazhdoje. Pavaresisht nga efektet jashtezakonisht negative si pasoje e detyrimeve te tilla si normat e kembimit valutor, analistet parashikojne nje rritje te rregulluar fitimi prej 13 per qind ne 2012. Fale nje zhvillimi relativisht te mire ne çmimin e aksionit, vleresimi ka ardhur perseri ne nivele mjaft terheqese kohët e fundit: bazuar ne vleresimet e rritjes se totalit, çmimi / raporti i te ardhurave per 2012 aktualisht arrin ne 9, dhe çmimi / raporti vlera kontabel ka mbetur e moderuar ne 0,7.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 13.7 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Alexandra Jocham (+43-1-71 707-5627, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) www.raiffeisen.al.
* * * * *
Raiffeisen Centrobank AG, Shtëpia e kapitalit të Raiffeisen Bank International, është udheheqes i investimeve bankar austriake me një përqendrim të fuqishëm në rajonin e EQL, duke ofruar të gjithë spektrin e shërbimeve dhe produkteve e shoqëruara me të aksioneve, derivatet, dhe transaksionet e kapital, duke përfshirë dhe duke përjashtuar bursën. Bazuar në këtë pozicion, banka e specializuar ofron gjithashtu edhe oferta ekskluzive, te bankingut individ privat. Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-51 520-614, [email protected]) http://www.rcb.at