
Fondi Evropian i Investimeve (EIF) dhe Raiffeisen Bank nënshkruajne marrëveshje garancie për SME-të
Fondi Evropian i Investimeve (FEI) dhe Raiffeisen Bank, kanë nënshkruar një marrëveshje garancie për të mbështetur Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla (SME) në Shqipëri, nëpërmjet Programit të Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (WB EDIF).
Marrëveshja e Programit të Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor synon të lehtësojë qasjen në financim për SME-të në Shqipëri, duke ofruar mbulim të kreditit në një portofol të kredive të SME-ve me kushte atraktive prej 17 milionë Euro gjatë dy viteve të ardhshme.
Duke komentuar mbi transaksionin e Garancisë të EIF-së, Drejtori i Mikrofinancave Alessandro Tappi tha: "Ne jemi të kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje garancie të parë në Shqipëri nën fazën e dytë të Garancisë së Facilitetit të Ballkanit Perëndimor. Garancia nëpërmjet Raiffeisen Bank do të rrisë aksesin në financim për SME-të dhe në këtë mënyrë, do tju mundësoj atyre të rrisin bizneset dhe të krijojnë vende pune."
Z.Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm në Raiffeisen Bank, tha: "Kjo marrëveshje do të na ndihmojë në rritjen më tej të bazës tonë të klienteve, si dhe në zgjerimin e portofolit të kredisë. Përveç kësaj, ajo do të na mundësojë të bëjmë oferta më konkurruese për klientët tanë duke ulur kështu kostot e tyre të kreditimit "
Rreth FEI
Fondi Evropian i Investimeve (EIF) është pjesë e grupit të Bankës Evropiane të Investimeve. Misioni i saj kryesor është të mbështesë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme në Evropë (SME-të) duke i ndihmuar ata për të aksesuar financat. EIF harton dhe zhvillon sipërmarrjen dhe rritjen e kapitalit, garancitë dhe instrumentet mikrofinanciare të cilat synojnë në mënyrë specifike këtë segment të tregut. Në këtë rol, EIF nxit objektivat e BE-së në mbështetje të inovacionit, kërkimin dhe zhvillimin, sipërmarrjen, rritjes dhe punësimit.
Rreth EB EDIF
Programi i Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (WB EDIF) është një iniciativë e financuar nga BE i cili synon rritjen e burimeve financiare te vena në dispozicion për SME-të bazuar në Ballkanin Perëndimor, si dhe shërbimet mbështetëse për zhvillimin e sektorit privat, për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik dhe hyrja në BE nëpërmjete Rajoneve. Kapitali prej 145 milionë Euro të tërhequr së bashku sipas këtij Faciliteti nga ana e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare (IFIs), përfituesit dhe donatorët dypalësh do të përkthehen në mënyrë efektive në mbi 300 milionë Euro për financimin e drejtpërdrejtë për SME-të në rajon. Garancia formon një shtyllë te WB EDIF dhe synon rritjen me potencial të SME-ve dhe në nevojë të kreditimit për të mbuluar financimin për dy investime dhe kapitale qarkullues.
Linja është e kordinuar nga Fondi Evropian për Investime dhe implementohet në bashkëpunim të ngushtë midis qeverive të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). IFIs, organizatat ndërkombëtare dhe donatorët bilateralë aktive në rajon, të tilla si Banka Botërore, DEG, OECD dhe të tjerë që marrin pjesë në mënyrë që të lehtësohen përpjekjet për zhvillimin e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.
Rreth Raiffeisen Bank
Raiffeisen Bank Shqipëri është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 12 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota. Raiffeisen Bank disponon rrjetin më të gjërë të degëve dhe ATM-ve në vend. Raiffeisen Bank ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, ndermarrjet e vogla (SE), bizneset mikro dhe korporatat.
Gjithashtu, banka ka prezantuar kanalet alternative të inovacionit, duke përfshire Internet Banking, Mobile Banking, SMS Banking si edhe pagesat nëpërmjet telefonit. Raiffeisen Bank Shqipëri është gjithmonë e angazhuar për të ofruar një shërbim të shkëlqyer klientëve të saj.
Kontaktet për shtyp
EIF: David Yormesor, Tel.: + 352 42 66 88 346, E-Mail: [email protected] , Website: http://www.eif.org/