Çmimet Euromoney për Ekselencë: RBI është “Banka më e mirë në Evropë Qëndrore dhe Lindore”


12.7.2019

Londër/Vienë, 

  • Revista financiare e njohur Euromoney nderoi RBI për "angazhimin e patundur" në rajonin e EQL
  • Filialet në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kosovë dhe Ukrainë u përzgjodhën si "Banka më e mirë" në vendet e tyre

 

Mbrëmjen e të Mërkurës, në një ceremoni festive e cila shënonte dhe festimet për 50 vjetorin e revistës Euromoney, u prezantuan në Londër "Çmimet për Ekselencën 2019". Raiffeisen Bank International (RBI) dhe filialet e saj fituan çmimin për të qenë "Banka më e mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore". Pozicionimi i shkëlqyer i tregut si dhe cilësia e produktit dhe shërbimit të rrjetit bankar të RBI-së në Evropën Qendrore dhe Lindore u nderuan më tej me çmimet "Banka më e mirë" për Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgarinë, Kosovën dhe Ukrainën.

"Përputhshmëria në të gjitha tregjet - në inovacion, përfitueshmëria dhe rritja - dhe një angazhim i palëkundur në Evropën Qendrore dhe Lindore e veçoi Raiffeisen Bank International pavarësisht nga konkurrentët e saj gjatë periudhës së vlerësimit", shpjegoi Euromoney vendimin e jurisë së saj për të zgjedhur RBI si fituese të çmimit.

 

***

Revista Euromoney u krijua në vitin 1969 për të mbuluar ri-shfaqjen e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit ndërkufitar. Euromarket, pas të cilit është emërtuar revista, është paraardhësi i tregjeve kryesore të kapitalit të sotëm global. Euromoney raportoi dhe mbështeti këtë treg dhe rritjen e tij, duke u bërë revista kryesore e botës financiare, institucioneve dhe përdoruesve të saj.

RBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.3 milion klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected] ),ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, [email protected] )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com

      

Foto Galeri