Raiffeisen Bank ne Shqiperi nderohet me cmimin ‘Banka me e Mire’ nga Global Finance per pestin vit me rradhe
Revista e mirenjohur Global Finance i dha titullin ‘Banka me e mire ne Vendet e Evropes Lindore dhe Qendrore 2007’ per RZB se bashku me Raiffeisen International per te gjashtin vit me rradhe. Cmimet per vendet e tyre u jane dhene bankave te rrjetit, Shqiperi, Bosnje dhe Hercegovine, Serbi dhe Slovaki si ‘Banka me e mire’ per tregjet e tyre gjate vitit 2007.
Editoret e Global Finance me informacione nga analizat e industrive, drejtoret e korporatave dhe konsulenteve bankare zgjodhen fituesit sipas ketij vleresimi perzgjedhes: rritja ne asete, fitimi, marredheniet strategjike, sherbimi i klienteles, cmimet konkurruese dhe produkte inovative ne tregjet e tyre te produkteve.
‘Ky cmim eshte nje tjeter njohje e pavarur e cilesise dhe ekspertizes tone. Vendosja jone strategjike dhe suksesi ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore eshte vleresuar edhe nje here nga cmimi i Global Finance i cili vjen ne te njejten linje me nje seri cmimesh qe ne kemi marre ne te kaluaren’, tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe President i Bordit Mbikqyres te Raiffeisen International duke iu refereuar faktit se Raiffeisen eshte nderuar me cmime te tjera nga revista te mirenjohura ne te shkuaren.
‘Raiffeisen International eshte nje partner bankar i forte dhe i besueshem ne vendet e Evopes Qendrore dhe Lindore. Rrjeti yne i shitjeve tashme perfshin me shume se 3000 dege bankare ne 17 tregjet e Evropes Qendrore dhe Lindore. Asnje banke tjeter nderkombetare ne vendet e ketij rajoni nuk ofron nje rrjet kaq te kompletuar. Une ndihem krenar qe reputacioni yne i mire nderohet si nga klientet tane dhe nga media nderkombetare’ tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Zevendespresident i RZB.
‘Tregjet ne zhvillim po terheqin nje vemendje ne rritje ndersa ekonomia boterore po zgjerohet’, tha Joseph D. Giarraputo editor dhe publikues i Global Finance. ‘Ne kemi identifikuar bankat qe ofrojne sherbime per korporatat qe kerkojne te kene avantazhe nga mundesi te medha rritje ne nje ambjent sfidues’. Revista e cila tashme eshte ne treg qe prej 21 vjetesh ka me shume se 280 000 lexues ne me shume se 158 vende. Ajo kryesisht blihet nga investitore dhe analiste financiare.
Bankat e rrjetit ne Shqiperi, Bosnje dhe Hercegovine dhe Serbi moren cmime si ‘Banka me e Mire’ ne tregjet e tyre lokale per te pestin vit ne rradhe. Slovakia per te shtatin vit ne historikun e bankes.
Raiffeisen Bank ne Shqiperi vazhdon te jete banka e pare ne vend me nje bilanc prej 1.8 miliarde Euro sipas te dhenave te fundit te nentemujorit 2007. Ajo ka me shume se 530 000 kliente dhe rreth 98 dege ne te gjithe Shqiperine.
Raiffeisen Bank ne Bosnje Hercegovine arriti te ngrinte bilancin e saj me rreth 20 % duke arritur ne 1.9 miliarde Euro ne fund te tremujorit te trete te vitit 2007. Ajo zoteron nje pjese tregu prej 20 % dhe u sherben rreth 700 000 klienteve nepermjet 89 degeve.
Raiffeisen Bank ne Serbi, e para banke e huaj pas ndryshimeve politike ne vjeshte te vitit 2000, filloi te operonte ne vitin 2001 dhe qe nga Nentori i vitit 2004 ka qene banka me e madhe ne vend. Ne fund te tremujorit te trete te vitit te kaluar banka kishte nje bilanc prej 2.5 miliarde euro dhe i sherbente rreth 500 000 klienteve nepermjet 80 degesh bankare.
Tatra Banka, banka e trete me e madhe ne Slovaki rriti bilancin e saj me 15 % duke arritur ne 7 miliarde Euro ne fund te tremujorit te trete te vitit 2007. Banka ka rreth 150 dege dhe u sherben me shume se 680 000 klienteve.