- Rritja e interesave në eurozonë me ndryshime të shumta në 2011; rritja mesatare prej 2 përqind e PBB
- Kriza e borxhit Grek si “provë†për eurozonën
- Të dhënat makro dhe rezultatet e korporatave të vendosur për të rifituar vëmendje më të madhe në afat të shkurtër
- Të ardhurat e Euros janë rritur nga interesat e Bankës Qendrore Evropiane
- Alokimi i aseteve: vlerësimi i favorshem dhe prespektiva e të ardhurave pozitive e justifikon ngritjen e stoqeve ""neutrale""
“Efektet dramatika që pati Greqia në aktivitetin ekonomik në Evropë duhet të dobësohet që këtej e tutje,â€parashikon Peter Brezinschek, drejtor i analizës i Raiffeisen Bank International AG (RBI). Megjithë hijen nga zhvillimet në tragjedine e borxhit Grek, si eurozona edhe tregjet në zhvillim përjetuan një fazë te fortë rritjeje në gjysmën e parë të vitit 2011 – vetëm zhgënjimi i USA. “Ne prisnim një efekt kthim-pasqyrë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Të dhënat makroekonomike dhe rezultatet e korporatave duhet të marrin edhe një herë më shumë parasysh pasi të shuhet drama Greke. Megjithatë, një përkeqësim i krizës greke vazhdon të bjerë mbi tregjet financiare, si shpata e Demoklitit,†shpjegon Brezinschek, kreu i Raiffeisen Research.
Helge Rechberger, kreu i analizës në tregun e stoqeve, pret që ndihma për mbijetesën e Greqisë së bashku me rezultatet e tremujorit të dytë që do të publikohet duhet të ofrojë më tepër mbështetje për rrezikun që ka në sektorin e pasurive: “Meqenëse prespektiva e të ardhurave mbetet mbi mesataren dhe vlersimet janë të favorshme, ulja e normave duhet të stimuloj blerjen e aktiviteteve si në aksione dhe marrëveshje biznesi.†Rechberger pret që fundi i një qëndrese të gjatë nën performancë në një treg me rritje do të bëhet e dukshme gjatë ecurisë në tremujorin e trete. Rechberger favorizon sektore si Teknologjia e Informacionit, energjia, , lënda e pare, industria dhe financa.
Rritja ekonomike ftohet në eurozonë
Pas fillimit të mirë të eurozonës në fillim të 2011-ës, analistët e Raiffeisen Research prisnin që kjo dinamikë të zbehej në gjysmën e dytë të vitit. Megjithatë, eurozona duhet të arrijë të postoj një normë rritjeje prej 2 përqind për të gjithë 2011-ën. Si në vitin paraardhës, kjo mesatare është rezultat i diferencës ekstreme në rritjen e norms së PBB. Nga njëra anë, eurozona kryesore përbëhet nga vende si Gjermania dhe Austria që kanë kaluar tashmë frenimin drastik të rritjes në 2009-ën: “Për 2011, ne presim një rritje prej 3.3 përqind për Austrinë dhe 3.6 përqind për Gjermaninëâ€, sqaron Breznschek. “Nga ana tjetër, Portugalia dhe Greqia mbeten në recesion të thellë, me rënie më shumë se 3 për qind në PBB-së të Greqisë duke shënuar rënien më të fortë në eurozonëâ€.
Megjithatë, zhvillimet ekonomike në 2012 duhet të jenë disi më homogjene, duke pasqyruar mbështetjen e dhënë nga rezoluta e pritshme e krizës së borxhit dhe reformat strukturore. Megjithatë, në mënyrë të veçantë zbatimin e masave të nevojshme lidhur me zhvillimet mund të gjenerojë në mënyrë të përsëritur turbullirë gjatë gjithë vitit. “Kjo temë mund të jetë përsëri në majat e listës për investitorët e tregut financiar, veçanërisht në pranverë 2012, kur deficiti dhe të dhënat e borxhit, si dhe plane të reja buxhetore të jenë publikuar,†mendon Brezinschek.
Kriza e borxhit e Greqisë një prove për eurozonën
Kriza Greke e borxhit është përkeqësuar më tepër në javët e fundit. Pasojat e vështirësisë së vlerësimit të prerjes së borxhit në Greqi gjithashtu shpjegojnë refuzimet e qëndrueshme të një ristrukturimi jo-vullnetar nga ana e Bankës Qendrore Evropiane dhe, sipas analistëve, nënvizohet supozimi se Greqia do të jetë në gjendje të vazhdojë të presi mbështetje financiare nga partnerët e saj të euros në një periudhë afatmesme. “Sidoqoftë, kjo kërkon kalimin e ligjeve reformuese shtesë dhe zbatimin efektiv të programit të privatizimit nga qeveria greke, e cila është faktori kryesor i rrezikut për qëndrueshmërinë e skenarit tone. Mundësia që masat ndihmëse të BE/FMN do të bien në një pike të hershme në sajë të mungesës së vullnetit për reforma në Greqi dhe se vendi nuk do të jetë në gjendje të shlyej detyrimet për të paguar nuk është një risk papërfillshëm,†shpjegon Brezinschek. Me një injeksion të fondeve nga BE / FMN dhe një fokus të ri në Greqi në aspektet strukturore dhe rritjes, situata duhet të pushojë përkohësisht gjatë gjysmës së dytë të vitit. Për afat të gjatë, shefi ekonomik i RBI Brezinschek pret një ristrukturim të borxhit kombëtare greke: “Kjo ka kuptim vetëm nëse Greqia shpall një buxhet pozitiv - pa pagesat e interesitâ€
SHBA: Rritje e lartë e PBB vetëm gjysmën e dytë të vitit
Siç pritej nga parashikimet tona të fundit, rritja massive e çmimit të karburantit midis Marsit dhe Majit pothuajse e mbyti konsumin privat në SHBA gjatë tremujorit të dytë,†shënon Brezinschek. Nën supozimin e përmirësit të tregut të punës, sidoqoftë, analistët e RBI-së parashikojnë një rritje më të lartë të PBB në SHBA në gjysmën e dytë të vitit, mundësisht të rezultojë një normë rritje prej 2.7 përqind për 2011.
Piku i inflacionit do të arrihet së shpejti, interesa te tjera te Bankës Qendrore Evropiane ne rritje
Në Maj, norma e inflacionit në eurozonë qëndroi në 2.7 për qind në vit, në mënyrë të konsiderueshme mbi vetëm nën 2 për qind duke shënuar objektivin nga Banka Qendrore Evropiane. Megjithatë, Brezinschek pret që inflacioni ende nuk e ka kapur pikun dhe mund të rritet në mbi 3 për qind në Korrik. ""Por kjo rritje e pritshme nuk është për shkak të ndonjë rritje të çmimeve të gjerë në të gjitha mallrat dhe shërbimet; më tepër, ajo është e dominuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ne presim që normat e inflacionit do te qetësohen përsëri në gjysmën e dytë të vitit, "" shton ai.
Meqenëse inflacioni nuk ka gjasa të arrijë kulmin deri në muajt e verës, Brezinschek pret një tjetër rritje interes të BQE në 1.5 përqind tashmë në Korrik. Objektivi për këtë fazë te parë të rritjes duket të jetë 2 përqind të shënuar.
Në lidhje me Rezervat Federale te SHBA, Brezinschek pret qe rritja e normës së interesit të shtyhet deri në 2012 për shkak të shqetësimeve në lidhje me rritjen e dobët te Rezervave Federale ne SHBA.
EUR/USD: Nivelet e 1.50 mund te arrihen shpejt
Shmangien e një kolapsi të borxhit në Greqi dhe qëndrimet e ndryshme të Bankës Qendrore Evropiane dhe Rezerva Federale te SHBA në lidhje me normat parësore duhet të përfitojë gjithashtu edhe euro. ""Kursi i këmbimit EUR / USD mund të arrijë shpejte nivelet e deri në 1.50,"" parashikon Brezinschek.
Megjithatë, analistët e Raiffeisen Research e kanë një pamje disi më të qarte të zhvillimit të franges zvicerane kundrejt euros. Ndërsa një rënie në drejtim 1,10 duhet të shmanget sapo kriza financiare greke të frenohet, motivi paraprake ende mbështet shpresën e te vetëm një trendi të përmbajtur ndërmjet 1,20 dhe 1,25 për normën EUR / CHF në gjysmën e dytë të vitit.
Obligacionet qeveritare: Pak rritje te yield-it në tremujorin e tretë
Ekspertët në Raiffeisen Research presin që të dy përpjekjet për të shuar krizën e borxheve dhe mundësitë për rritjen e PBB se SHBA mund të vjedh obligacionet qeveritare afatgjate në të dyja anët e Atlantikut për rolin e tyre tradicional si ""porte të sigurta"". ""Kjo do të rezultojë në nje rritje te lehte te yield-it në tremujorin e tretë, pa një reduktim të ndjeshëm te pabarabarte brenda eurozonës "", thotë Brezinschek. Për këtë arsye, ai rekomandon se ""kushdo që nuk pret një kolaps të menjëhershëm në Greqi apo në ekonominë e SHBA të bie së paku afër me një recesion të ri duhet të shmangin obligacionet afat-gjatë në veçanti në nivelin e normës aktuale. Mirëpo, rritje të mëtejshme të normës së interesit nga Banka Qendrore Evropiane gjithashtu mund të ushtrojë presion mbi bonot afatshkurtra në Gjermani dhe të sjellë një rrafshim të kurbës se yield-it. ""
Tregu i aksioneve dhe bonove: Rekomandimi per blerje për obligacionet e korporatave dhe tregjet e aksioneve të zgjedhura
Tregjet e aksioneve të eurozonës janë fokusuar aktualisht tërësisht mbi situatën e borxhit greke. Rechberger pret që shumë do të vazhdojë të varet në javët e ardhshme nëse qeveria greke është në gjendje për të kapërcyer pengesat e ardhshme. Analisti sheh mbijetesën e besimit te votimit në parlamentin grek si te vetmin hap përgjatë rrugës që nuk duhet të japi arsye për optimizëm të tepruar. ""Edhe pse ne e konsiderojmë si prirje të fitimit midis kompanive, si dhe vlerësimet të jenë pozitive, ne mbetemi të kujdesshëm në lidhje me zhvillimin e tregjeve të aksioneve në eurozonë gjatë muajve të ardhshëm"", thotë Rechberger.
Eksperti aksioneve rekomandon një ""mbajtje"" në stoqet e SHBA: ""Në këtë moment, bota duket sikur është plotë ne blloqe pengues që shtrihen në rrugën e tregjeve te aksioneve. Megjithatë, shumica e indekseve të aksioneve të rëndësishme janë mbi nivelet në të cilat ata e filluan vitin. Me një fluks më pozitiv të lajmeve në lidhje me problemet e borxheve dhe një stabilizim i treguesve kryesore ekonomike, tregjet e aksioneve duhet të ngadalësojnë por në mënyrë të qëndrueshme të rifillojnë një kurs te lart. ""
Mbi një perspektivë tre-mujore, eksperti rekomandon blerjen e obligacioneve korporata në fazen e investimeve dhe të fushave te lartë të prodhimit. Për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, ai gjithashtu sheh një zhvillim pozitiv te rezervave në të dyja këto segmente dhe për këtë arsye jep edhe një rekomandim të përgjithshme ""blerjet"" jo-financiare te obligacioneve te korporatave. ""Megjithatë, ne presim një rritje te përhapjes se rrezikut në gjysmën e parë të 2012 për shkak të krizës ende të pazgjidhur te borxhit te euros. Sipas mendimit tonë, indeksi i lartë i yield-it duhet të performoje më mirë indeksit te grades se investimeve në bazë të totalit të kthimit deri në fund të vitit, ""shpjegon Rechberger.
Alokimi i aseteve: Lajmet ekonomike dhe te kompanisë edhe një herë mbajnë më shumë ndikimin
Edhe pse problemet e borxhit kombëtar në vendet industriale perëndimore paraqesin një rrezik për çmimet e aksioneve, analistët e Raiffeisen Research janë duke kryer një rregullim te peshës se rezervave në portofolin e tyre nga 5 për qind negative në neutrale. ""Mbi të gjitha, vlerësimit të favorshme dhe te fitimeve pozitive të korporatave parashikon mbështetjen e mundshme për përfitim të çmimeve. Përveç kësaj, ulja e kostove te lëndëve të para mund të te kene ulur presionin në diferencat, të cilat do të ndikojnë pozitivisht ne raportin e sezonit të tremujorit te dytë. Edhe në kohë të pasigurta, këta faktorë flasin në favor të një investim në aksione, ""shpjegon Brezinschek. ""Nëse çështja Greke disi zbehet në sfond, thelbi i lajmeve pozitive ekonomike dhe te kompanise do të ketë ndikim edhe një herë më të madh në tregjet financiare, si dhe aksione dhe obligacionet e korporatës mund të pritet qe të përfitojnë nga ky zhvillim.""
*****************
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Alexandra Jocham (+43-1-71 707-5627, [email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at