Ndryshime ne Bordin Drejtues te Raiffeisen Bank ne Shqiperi


4.10.2010

Raiffeisen Bank ne Shqiperi njofton disa ndryshime ne perberjen e Bordit te saj Drejtues.

Z. Christian Canacaris emerohet Drejtori i ri Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi duke filluar nga data 1 Tetor 2010, pas largimit te Z. Oliver Whittle nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv ne daten 30 Shtator 2010. Z. Canacaris ka filluar ne Raiffeisen Bank ne Prill te vitit 2004 si Anetar Bordi pergjegjes per Thesarin dhe Bankingun e Investimeve. Qe prej muajit Shkurt 2010 ai gjithashtu ka marre pergjegjesine  per Bankingun e Korporatave ne nivel bordi. Z. Canacaris do te mbaje funksionet e tij ekzistuese ne bord krahas rolit te tij te ri si Drejtor Ekzekutiv.

Alexander Zsolnai emerohet Zevendes Kryetar i Bordit Drejtues duke filluar nga data 1 Tetor 2010. Qe prej muajit Mars 2010, ai eshte Anetar Bordi pergjegjes per Financen dhe Riskun dhe do te vazhdoje te ushtroje keto funksione. Perpara kesaj periudhe, Z. Zsolnai ka punuar per disa vjet ne Raiffeisen Bank d.d. Bosna i Hercegovina ne te njejtin pozicion.

Keto emerime kane marre miratimin  nga Banka e Shqiperise, në përputhje dhe ne zbatim të kërkesave të kuadrit rregullativ mbikëqyrës.