Njoftim për klientët! Përditësimi i të dhënave tuaja


1.6.2021

Përditësimi i të dhënave tuaja është një proçes i domosdoshëm për të kryer veprime pranë degëve të bankës Raiffeisen.

Nëse jeni pajisur së fundmi me një dokument identifikimi personal, Pasaportë Biometrike apo Kartë Identiteti, ju lutemi të paraqiteni pranë degës më të afërt për të përditesuar të dhënat tuaja. Duke bërë përditësimin e dokumentit të identifikimit në kohë, ju do të merrni shërbim të shpejtë pranë degëve tona.

Për t’ju shërbyer më mirë, do të rekomandonim që të paraqiteni në degë sa herë keni ndryshime të kontakteve tuaja, numër telefoni, adresën e-mail. Përditësimi i kontakteve tuaja do të bëjnë të mundur që ne të jemi vazhdimisht në komunikim me ju për të kuptuar nevojat tuaja, për t’ju njohur me risitë dhe ofertat tona.

Faleminderit që keni zgjedhur shërbimet e bankës Raiffeisen.

Ju mirëpresim në degët tona për të bërë përditësimin e dokumentit të identifikimit dhe të dhënave tuaja.

Raiffeisen Bank

Për pyetje, na kontaktoni në +355 4 2381381 ose në adresën [email protected]