Njoftim për Klientët!


26.11.2019

Njoftim për të gjithë klientët!

Pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu të gjithë vendin në orët e para të ditës së sotme, Banka Raiffeisen solidarizohet me popullin Shqiptar dhe veçanërisht të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu njofton  se  për ditën e sotme në  rrjetin e degëve Raiffeisen Bank Albania orari i shërbimit me klientët do të jetë deri në orën 13:30.

Degët ne qarkun e Durrësit do te qëndrojnë te mbyllura deri në nje njoftim te dytë;

Në Tiranë degët që do të funksionojnë me shërbim të kufizuar do të jenë:

- Dega Rruga e Kavajës,

- Dega Abdyl Frashëri

- Dega 21 Dhjetori

- Dega Rruga Bardhyl

- Dega Bulevardi Zogu i parë

- Agjencia Vila Goldi

- Agjencia Ali Demi

- Agjencia Brryli

- Dega Laprakë

- Dega Kamëz

- Dega Ferit Xhajko

- Agjencia Doganore Tiranë

Në distriktin e Veriut degët që do të qëndrojnë hapur do të jenë:

- Dega Shkodër

- Agjencia Koplik

- Dega Lezhë 

- Dega Rrëshen

- Dega Pukë

Në pjesën tjetër të vendit degët do të funksionojnë me shërbime të kufizuara. Shërbimet kryesore që do të ofrohen janë:

- Transaksionet cash

- Pagesat

Në këtë kohë të vështirë ne jemi këtu për ju!