Njoftim për klientët


12.12.2019

Të nderuar klientë!

 

Ju njoftojmë se për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmetet, degët më poshtë do të jenë të mbyllura përkohësisht.

 

Agjencia Durrës Plazh

Agjencia Shkozet

Degët më të afërta për të marrë shërbimet bankare janë në qytetin e Durrësit:

Dega Rajonale Durrës (pranë bashkisë)

Dega Vollga (shëtitore Vollga)

Dega Durrës Stacioni Trenit

Agjencia Vorë

Dega më e afërt për të marrë shërbimet bankare është Agjencia Henri në autostradën Tiranë – Durrës (rruga dytësore, godina Henri)

Dega Kombinat

Dega më e afërt për të marrë shërbimet bankare është Deges Unaza e Re, Rruga “Teodor Keko”.

 

Ju njoftojmë se edhe shërbimi i ATM-ve në këto degë nuk mund të ofrohet për arsye sigurie.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të krijuar!

 

Faleminderit për mirëkuptimin.