Raiffeisen Bank bashkepunim me Universitetin Bujqesor te Tiranes


15.10.2009

Raiffeisen Bank ne vijim te projekteve te saj te sponsorizimit ne fushen e arsimit ka mbeshtetur financiarisht ndertimin e murit rrethues te Univesitetit Bujqesor te Tiranes si dhe sistemimin dhe gjelberimin e ambjenteve perreth tij.

Me kete rast u organizua nje ceremoni inaugurimi ne ambjentet e Universitetit te Kamzes, i cili eshte nga me te vjetrit ne vend dhe nga ku kane dale figura te nderuara qe kane sherbyer dhe vazhdojne te sherbejne ne sektore te rendesishem te vendit.

Ne kete ceremoni ishin te  pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Oliver J. Whittle dhe perfaqesues te tjere te Raiffeisen Bank. Ata u priten nga Rektori i UBT, Z. Fatos Harizaj, si dhe dekanë të fakulteteve të këtij universiteti dhe pjesëtarë të stafit akademik gjithashtu te pranishem ne ceremoni.

Rektori i U.B.T, Z. Harizaj falënderoi, Z. Whittle për kontributin e dhënë nga Raiffeisen Bank në ndërtimin e gardhit rrethues dhe portës hyrëse. Palët gjithashtu diskutuan për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve në fushën e kreditimit të bujqësisë, një sektor themelor ky në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ata gjithashtu diskutuan edhe per mundësinë e ofrimit te mbështetjes reciproke në këtë fushë, ku U.B.T mund të kontribuojë me njohuritë dhe të dhënat akademike e shkencore nëpërmjet stafit të saj të kualifikuar për këtë sektor në fushën e kreditimit të bujqësisë në bashkëpunim me pjesëtarë të bankës sonë të cilët janë të interesuar të zgjerojnë aktivitetin e Raiffeisen Bank edhe në këtë sektor.

“Raiffeisen Bank eshte e kenaqur qe mbeshteti kete projekt duke ndihmuar ne ofrimin e kushteve sa me te mira te studenteve ne kete Universitet. Une besoj qe bashkepunimi yne do te vazhdoje edhe ne te ardhmen”, tha Z. Whittle gjate fjales se tij te shkurter.

Me pas, të pranishmit inspektuan ambientet e jashtme, dhe panë nga afër punën që ishte bërë për të rehabilituar murin rrethues të këtij universiteti bashkë me portën hyrëse. Dekani i universitetit, Z. Harizaj dhe CEO i Raiffeisen Bank, Z. Whittle prenë shiritin simbolik të përfundimit të këtyre punimeve.