Raiffeisen Bank International nis zyrtarisht aktivitetin e biznesit
- Procesi i bashkimit ka perfunduar dhe eshte bere efektiv me hyrjen ne rregjistrin tregtar
- Tranzicion i qete per klientet, partneret e biznesit dhe investitoret
- RZB vazhdon te jete institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen dhe zyre qendore e grupit per te gjithe grupin RZB
Fillimi i sotem zyrtar i aktivitetit te biznesit per Raiffeisen Bank International forcon pozicionin e tregut te RBI, e cila eshte pjesemarrja me e rendesishme e grupit te kryesuar nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), dhe shenon perfundimin e suksesshem te nje procesi ristrukturimi te orientuar drejt se ardhmes. Shkrirja e Raiffeisen International Bank-Holding AG (Raiffeisen International), tani RBI, me zonat krysore te biznesit te RZB eshte bere efektive me hyrjen e saj ne regjistrin tregtar te Gjykates Tregtare te Vienes (Handelsgericht Wien).
“Duke ndermarre kete hap, ne kemi optimizuar strukturen e grupit RZB dhe kemi siguruar qe i gjithe grupi te jete i pozicionuar teorikisht per te ardhmen. Klientet do te perfitojne nga mundesia per te patur akses ne paketen e produkteve tona dhe kompetencen e sherbimeve nga nje burim i vetem, dhe ky hap gjithashtu e ben me te lehte aksesin e RBI ne tregjet e borxhit dhe kapitalit. E fundit por jo me pak e rendesishme, ne kemi arritur te sigurojme qe nje shumice aksionere austriake te ruhet ne kete grup te sukseshem bankar nderkombetar pergjate nje periudhe afat-gjate, “ tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv RZB dhe Kryetar i Bordit Mbikqyres te RBI.
“RBI do te sjelle sebashku forcen e Raiffeisen International si grup bankar udheheqes ne Europen Qendrore dhe Lindore dhe ato te RZB si zhvillues kryesore produkti me nje pozicionim te shkelqyer ne segmentin e biznesit te korporatave, tha Herbert Stepic, Drejtori Ekzekutiv i RBI. “Ky bashkim na forcon ne te mire te klienteve dhe partnereve tane te biznesit, te cilet do te perfitojne nga ofrimi i optimizuar i produkteve dhe sherbimeve tona.â€
RBI sjell nen nje cati te gjitha tregjet e drejtuara me pare nga Raiffeisen International dhe RZB, domethene, klientet e biznesit te saj korporate ne Austri dhe rrjetin e saj te gjere te bankave dhe kompanive te leasingut ne Evropen Qendrore dhe Lindore, te plotesuar nga klientet e biznesit korporate ne Azi dhe qendrat financiare boterore. RBI mbetet pjese e grupit RZB, e cila eshte e drejtuar nga RZB, insititucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen.
Tranzicion i qete per klientet e RBI, partneret e biznesit dhe investitoret
Ne perputhje me ligjin austriak, RBI si entitet bleres eshte pasuesi universal ne lidhje me bashkimin e fushave krysore te biznesit te RZB. Per klientet, kjo do te thote qe marredheniet e biznesit te marra persiper nga RBI do te mbahen pa asnje ndryshim.
Llogarite e klienteve qe kane ekzistuar me pare ne RZB jane transferuar tek RBI, me numrat e tyre te llogarise dhe IBAN-et qe mbeten te pandryshuar. E njejta gje eshte edhe per sort code 31,000 dhe kodin SWIFT (BIC) RZBAATWW. Klientet dhe partneret e biznesit do te jene ne gjendje te kontaktojne personat e kontaktit ne RBI ne te njejtit numer telefoni dhe faksi ashtu si perpara perfundimit te bashkimit. Ashtu si RZB, RBI i ka zyrat qendrore te saj ne ""Am Stadtpark 9, 1030 Vienna"".
Ajo cfare eshte e re eshte faqja zyrtare e RBI (http://www.rbinternational.com),e cila siguron informacion te detajuar rreth segmenteve te biznesit te kompanise dhe te rrjetit mbareboteror te Grupit, si edhe informacion per investitoret.
Aksionet e lira te RBI-s shkojne rreth 21.5 perqind , ndersa me pare ato ishin rreth 27.2 perqind per Raiffeisen International. Aksionet e terthorta te RZB ne RBI arrijne ne rreth 78.5 perqind.
RBI mbetet e listuar ne bursen e Vienes.
RZB ruan emrin e saj dhe vazhdon te jete institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen dhe zyra qendrore e grupit per te gjithe grupin RZB.
Bashkimi nga fuqia
Duke qene se si Raiffeisen International dhe RZB e ruajten poziten e tyre edhe gjate kulmit te krizes globale ekonomike dhe financiare dhe arriten te jene fitimprurese, bashkimi qe rezultoi ne RBI u be nga nje pozicion fuqie. Nje numer i madh arsyesh egzistonin per shkrirjen e Raiffeisen International me zonat kryesore te biznesit te RZB. Keto perfshijne faktin qe bashkimi i siguron RBI-se nje akses te optimizuar ne rifinancim dhe kapital, duke bere te mundur qe RBI te shfrytezoje plotesisht avantazhet e nje fuqie te riperterire te rritjes ekonomike ne Evropen Qendrore dhe Lindore. RBI ka marre nje license bankare si resultat i bashkimit.
Vec kesaj, bashkimi sjell sebashku rrjetin e forte te shperndarjes se Raiffeisen International me rreth 3000 njesi biznesi ne 17 tregje te Evropes Qendrore dhe Lindore me produktet e shkelqyera te RZB ne fushen e financimit me cilesi te larte dhe produkteve te kapitalit per klientet tregtare dhe institucionet financiare Me ne pergjithesi, bashkimi ben te mundur nje rishperndarje te ndjeshme te burimeve drejt tregjeve te Evropes Qendrore dhe Lindore me nje rritje te qendrushme. Gjithashtu, RBI eshte pozicionuar sic duhet per rritje ne te ardhmen duke u bazuar mbi faktin qe ajo eshte nje banke udheheqese ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe banka Austriake me pranine me te forte ne tregjet e reja te Azise.
Raiffeisen Bank International fillon me rezultate financiare atraktive
Shifrat ne vazhdim pro forma per Raiffeisen Bank International (RBI) rezultojne nga shkrirja e zonave kryesore te biznesit te RZB me Raiffeisen international. Per gjashte muajt e pare te 2010, fitimi perpara tatimit i Raiffeisen Bank International do te kishte qene 579 milion Euro, ndersa fitimi i konsioliduar i saj (mbas tatimit) do te arrinte ne 472 milion Euro. Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija ne RBI do te kishin qendruar ne 608 milion Euro.
Interesi neto i te ardhurave te RBI do te kishte qene 1,780 milion Euro. Shpenzimet e pergjithshme administrative do te kishin arritur shumen 1,425 milion Euro, ndersa fitimi nga aktiviteti operacional do te kishte qendruar ne 1, 261 milion Euro. Bazuar ne rezultatet pro forma per dy tremujoret e pare te 2010, banka e re do te kishte pasur nje raport kosto/te ardhura rreth 53 per qind.
Bilanci total pro forma i RBI ne 30 Qershor 2010 ishte 147.9 miliarde Euro, shifer e cila perfaqeson nje rritje prej 1.3 % qe prej fundit te 2009. (31 Dhjetor 2009: 146 miliarde Euro). Kthimi mbi kapitalin para takses (ne baze pro forma) ishte 12.2 %. Bazuar ne shifrat pro forma, Raporti baze i kapitalit te RBI (niveli 1), risku i kredise ishte 12,0% (deri 0,2 pikë përqindje në krahasim me fundin e vitit 2009), ndërsa raporti baze i kapitalit (niveli1), në total do ishte 9,5 % (deri 0,1 pike për qind).
*****
Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni:
Vilma Baçe
Drejtore e Divizionit te Marketingut dhe Mardhenieve me Publikun
Raiffeisen Bank
Blvd ""Bajram Curri"" ETC , Tirana
Tel: +355 4 2275 526
Mob: +355 68 20 96 013
E-mail: [email protected]
Web: www.raiffeisen.al