- Fitimi i konsoliduar rritet 141.5 perqind nga viti ne vit ne1,087 milion Euro (pro forma 2009: 450 milion Euro)
- Te ardhurat neto te interesit rriten me 9 perqind ne 3,578 milion Euro( pro forma 2009: 3,282 milion Euro)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija bien me 46.5 perqind ne 1,194 milion Euro (pro forma 2009: 2,232 milion Euro)
- Te ardhurat nga tarifat neto te komisioneve rriten 4.9 perqind ne 1,491 milion Euro (pro forma 2009:1,421 milion Euro )
- Te ardhurat para tatimit rriten me 62.9 perqind ne 1,287 milion Euro (pro forma 2009: 790 milion Euro)
- Kthimi mbi kapitalin perpara tatimit rritet me 4.2 pike perqindje nga viti ne vit ne 13.7 perqind (pro forma 2009: 9.5 perqind)
- Fitimet per aksion rriten nga 3.27 ne 4.56 Euro (pro forma 2009: 1.29 Euro)
Te gjitha shifrat jane te bazuara ne Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar (SNRF). Raiffeisen Bank International AG (RBI) zyrtarisht ka filluar aktivitetet e saj të biznesit Tetorin a kaluar, megjithate, themelimi i bankes se re ishte efektive ne menyre prapvijuese nga data 1 Janar 2010. Perveç shifrave te fundvitit 2010, te gjithe shifrat jane dhene bazuar ne pro forma.
Viti 2010 ishte nje vite vendimtare, si per kompanine tone ashtu edhe per tregun vendas te Evropes Qendrore dhe Lindore. Pavaresisht nga kostot e konsiderueshme shtese te krijuara nga shkrirja, Raiffeisen Bank International arriti te postoj nje fitim te plote vjeçare te kenaqshem prej me shume se nje bilion euro per vitin e tij te pare financiar. Per me teper, me shkrirjen tone, ne kemi siguruar qe jemi te mire pozicionuar per te permbushur sfidat e ardhshme dhe kerkesat e tregut. Evropa Qendrore dhe Lindore ka, ne teresi, arritur kthesen dhe te gjithe vendet e rajonit jane pare perseri ne rrugen e rritjes ne 2011. Kjo duhet te rezultoje ne nje rritje te qarte ne kerkesen per produktet financiare- diçka per te cilen ne jemi gjithashtu te mire pergatitur,†tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International.
RBI postoi nje fitim te konsoliduar(pas tatimt dhe interesave jo kontrrolluese) prej 1,087 milion Euro ne 2010, qe paraqet nje rritje prej 141.5 perqind ne krahasim me fitimin e konsoliduar pro forma te RBI-se nje vite me pare (2009:450 milion Euro). Ky rezultat pasqyron, mbi te gjitha, ndikimin pozitiv te nevojave te dukshme te uleta per provigjionet neto humbjeve te kredive me probleme, te cilat rane me 46.5 perqind ne 1,194 milion Euro (pro forma 2009: 2,232 milion Euro). Perveç kesaj, ka pasur nje efekte te njehershem ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat. Ky artikull ishte me i ulet pavarsishte nga rritja prej 58 perqind ne te ardhurat neto per shkak ,dhe ne veçanti, te ngadalsimit te te ardhurave tatimore qe dalin nga njohja e humbjes tatimore te kryera perpara ne Austri (120 milion Euro) dhe ndryshimeve ne legjislacioni e taksave ne Ukraine (26 milion Euro). Fitimi para tatimit u rrit me 62.9 perqind ne 1,287 milion Euro (pro forma 2009:790 milion Euro), nderkohe qe fitimi pas tatimit eshte rritur me 121.7 perqind ne 1,177 milion Euro (pro forma 2009: 531 milion Euro). Fitimet per aksion u rriten nga pro forma 1.29 Euro ne 2009 nga 3.27 Euro ne 4.56 Euro. Bordi Drejtues do te propozoj nje dividend prej 1.05 Euro per aksion ne Mbledhjen e Pergjithshme Vjetore. Ne qoftese ky propozim miratohet, dividenti total do te jete 204.3 milion Euro.
Rezultati Operative tregon stabilitet nga viti ne vit
Rezultati Operative i RBI-se ne 2010 ra me 1 perqind ne 2,424 milion Euro si pasoje e shpenzimeve te pergjithshme administrative te larta dhe te levit te bankes Hungareze, e cila vjen nen te ardhura te tjera operative neto.
Renia ne provigjionet per humbjet e kredive te keqija
Per shkak te permiresimit te kushteve ekonomike ne pergjithesi dhe masave te marra per stabilizimin e portofolit te kredise, provigjionet per humbjet nga kredite e keqija ne 2010 rane me 47 perqind ose 1,038 milion Euro ne 1,194 milion Euro.
Kthimi mbi kapitalin perpara tatimit rritet me 13.7 perqind
Kthimi mbi kapitalin perpara tatimit u rrit nga viti ne vit me 4.2 pike perqind ne 13.7 perqind, kryesisht si pasoj e uljes se provigjioneve per humbjet nga kredite e keqija.
Shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur afërsisht 10 përqind
Pas një ulje prej 14 përqind në vitin 2009 si pasojë e masave të marra për uljen e kostove dhe efekteve të këmbimit valuator, shpenzimet e përgjithshme administrative u rriten rreth 10 përqind ose 264 milion Euro në 2,980 milion Euro gjatë këtij viti. Ndryshe nga viti i mëparshëm, vlerësimi i monedhës në vitin 2010 kontribuoi pjesërisht në rritjen e shpenzimeve të përgjithshme administrative.
Ndryshimet në treg lidhur me strukturën e pagave dhe rivendosja e bonusit çoi në një rritje prej 8 përqind për shpenzimet e stafit ose 1,453 milion Euro.
Numri mesatar i stafit ra 6 përqind ose 3,692 në 59,188 kryesisht si pasojë e shkurtimeve në Ukrainë, Rusi dhe Rumani.
Në fund të vitit 2010 RBI kishte 59,782 punonjës, e cila paraqet një rritje prej 1.0 përqind në krahasim me fundin e vitit 2009.
Rritja e shpenzimeve të përgjithshme administrative, të cilat u rritën me 10 përqind – dhe në këtë mënyre më shumë se sa të ardhurat operative, të cilat u rritën me 5 përqind – duke arritur 2,980 milion Euro ishin arsyeja kryesore për rritjen e raportit kosto / të ardhura me 2.6 përqind pike në 55.1 përqind. Raporti i shpenzimeve të përgjithshme administrative me të ardhurat operative është matësi kryesor për të matur eficiencen e bankës.
Ulja në total e aseteve
Me bashkimin e Raiffeisen International dhe RZB-së fushat kryesore te bizneset kane shfaqur regres, asetet totale u rritën deri në 69.4 miliard Euro në fillim të vitit 2010. Ai ra nga viti në vit rreth 14.5 miliard Euro duke arritur në 131.2 miliard Euro në fund të vitit. Kjo rënie ishte kryesisht si pasojë e biznesit ndërbankar. Si rezultat i vlerësimit të dollarit amerikan dhe disa monedhave të Evropës Qendrore dhe Lindore, në total asetet u rritën me afërsisht 2.4 miliard Euro. Rregullimet për këto efekte, duke ulur në mënyrë të organizuar totalin e aseteve me rreth 12 përqind ose 16.9 miliard Euro.
* * * * *
Ju mund te aksesoni version online te Raportit Vjetor te Raiffeisen Bank International ne http://ar2010.rbinternational.com. Nje version I printueshem ne gjuhe angleze mund te porositet ne ate faqe interneti. Nje deklarate video e shkurter e Drejtorit te Pergjithshem Ekzekutive Herbart Stepic mund ta gjeni tek www.rbinternational.com/videostatementstepic
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Peter Klopf (+43-1-71 707-1930, [email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at