Raiffeisen Bank në partneritet me Rural Credit Guarantee Foundation “RCGF”,  për të mbështetur Biznesin Mikro në Shqipëri


14.10.2021

Raiffeisen Bank Shqipëri sh.a dhe Rural Credit Guarantee Foundation “RCGF”, kanë nënshkruar sot një marrëveshje garancie për të mbështetur Biznesin Mikro në Shqipëri në vlerë prej 5 milionë eurosh

Marrëveshja, kufiri i së cilës mund të rritet më tej me kërkesë të Raiffeisen Bank, synon të lehtësojë financimin për Biznesin Mikro në Shqipëri në formën e Instrumentit Individual të Garancisë për kreditë dhe përfituesit e kualifikuar.

Z. Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, tha: “Biznesi Mikro përfaqëson një segment shumë të rëndësishëm të Ekonomisë Shqiptare. Në Raiffeisen Bank Shqiperi, ne kemi objektiva shumë ambiciozë për të rritur praninë tonë dhe për të mbështetur këtë segment biznesi. Në dy vitet e fundit ne kemi hartuar një model të ri biznesi, produkte të reja dhe investime të konsiderueshme janë në progres, duke synuar rritje në këtë segment biznesi. Përmes kësaj Marrëveshjeje Garancie me RCGF, ne presim që  do të rrisim më tej bazën tonë të klientëve të huadhënies dhe do të jemi në gjendje t'u ofrojmë atyre kushte më të favorshme për produktet e huadhënies ”.

Duke komentuar mbi lehtësinë e garancisë, z. Korsita nga RCGF tha: “RCGF, nëpërmjet mekanizmit të saj të garancisë, është e angazhuar të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, të kenë akses në financat me qëllimin përfundimtar të ruajtjes ose krijimit të punësimit në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Ne besojmë se bashkëpunimi ynë do të mbështesë më tej qëllimin tonë, duke arritur më shumë biznese në të gjitha segmentet e ekonomisë dhe të gjitha rajonet e Shqipërisë, të cilave u mungojnë kolaterali, ose biznese që janë prekur nga pandemia, për të kapërcyer sfidat e situatës aktuale. ”

***

Rreth Raiffeisen Bank Shqipëri

Raiffeisen Bank Shqipëri është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 1.85 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 16 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-të. Raiffeisen Bank ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve.

Raiffeisen Bank Shqipëri është lider i tregut, me rrjetin më të madh të degëve në Shqipëri, me 74 degë, tetë prej të cilave janë degë digjitale, ato janë të shpërndara në shumicën e qyteteve të vendit. Raiffeisen Bank Shqipëri ka aktualisht 183 Bankomate, në të gjithë vendin dhe është lider i tregut për Bankomatet. Një prezencë e tillë siguron që klientët të kenë qasje në një nga bankomatët tanë në pjesë të ndryshme të vendit, madje edhe në zona të caktuara që mund të konsiderohen të largëta ose të thella.

Në kuadrin e transformimit të vazhdueshëm dixhital, Raiffeisen On, kanali ynë digjital banker vijon të ketë një performance të jashtëzakonshme. Kjo platformë e cila është projektuar për klientët individë dhe bizneset ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar. Duke qenë platforma më inovative bankare në treg Raiffeisen ON ka më shumë se 180,000 përdorues aktivë si në sektorin e shitjes retail ashtu dhe në biznes.

Misioni ynë është  të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.