Raiffeisen Bank Shqiperi nderohet me cmimin “Banka me e mire e huaj ne Shqiperi”


29.4.2016

  • Raiffeisen Bank International eshte "Banka me e mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS"
  • Revista e njohur britanike financiare dekoron Raiffeisen me 14 çmime
  • RZB fitoi çmimin "Banka me e mire" ne Austri, RBI eshte "Banka me e mire e investimeve" ne Austri
  • Bankat e rrjetit ne Shqiperi, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Republiken Çeke, Kosove, Rumani, Rusi, Serbi dhe Sllovaki u nderuan edhe ne vendet e tyre perkatese

EMEA Finance – revista e njohur britanike financiare e specializuar ne mbulimin e industrise se financave ne Evrope, Lindjen e Mesme dhe Afrike – ka dekoruar Raiffeisen me 14 çmime ne konkursin  e saj " Çmimet Bankare Evropiane ". Ceremonia e shperndarjes se çmimeve u mbajt mbremjen e kaluar ne Vjene.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) fitoi çmimin rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS per gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve qe i ofron klinteve te saj individe dhe korporate ne te gjithe rajonin. RBI u nderua gjithashtu dhe si “Banka me e Mire e Investimeve ne Austri”, ndersa Raiffeisen Zentralbank Ă–sterreich AG (RZB), institucionit qendror te Grupit Bankar Raiffeisen te  Austrise dhe  aksionerit baze  te RBI-se, ju dha çmimi "Banka me e mire ne Austri".


"Keto çmime vertetojne forcen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te RBI-se duke ju ofruar sherbime dhe produkte inovative 14.9 milion klienteve te saj ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS. Gjithashtu reflektojne fokusin e pandryshueshem te Grupit RBI ne rajon si dhe performancen e mire te tij ", tha Drejtori i Pergjithshem i RBI-se Karl Sevelda.


Perveç grupit meme RZB dhe RBI, bankat e rrjetit ne Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Republiken Çeke, Kosove, Serbi dhe Sllovaki fituan cmimin "Banka me e Mire" per shtetet respektive, nderkohe qe bankat e rrjetit ne Shqiperi, Rumani dhe Rusi jane  dekoruar si "Banka me e Mire e Huaj". Per me teper, RBI u shqua si "Banka me e Mire e Investimeve",

                                                                            * * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket Austrise, ku eshte banke udheheqese ne korporata dhe investime, si dhe Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane te mbuluara nga bankat e filialit. Perveç kesaj, Grupi ofron sherbime te specializuara financiare, per shembull ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, si dhe bashkimet dhe blerjet.

Ne total, pothuajse 51,500 punonjes ju sherbejne 14.9 milione klienteve permes afersisht 2,700 njesish biznesi, shumica e te cilave jane te vendosura ne EQL.

RBI eshte nje dege plotesisht e konsoliduar e Raiffeisen Zentralbank Ă–sterreich AG (RZB). RZB indirekte zoteron rreth 60.7 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI-se jane te listuara ne bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Raiffeisen Grupit Bankar Austriak, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e te gjithe Grupit RZB, perfshire RBI.


Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+ 43-1-71 707-6055, [email protected]) ose
Christof Danz (+ 43-1-71 707-1930, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at,