RBI: Raporti Financiar i gjashtë-mujorit të parë 2019


8.8.2019

  • Fitimi i konsoliduar prej 571 milion Euro
  • Rezultat pozitiv nga të ardhurat neto nga interesi dhe nga komisionet (nga viti në vit, rritje prej 8 përqind dhe respektivisht 5 përqind, rregulluar sipas të ardhurave nga shitja në vitin 2018 të sistemit bankar në Poloni)
  • Të ardhurat neto të tregtueshme të ndikuara nga rezultatet e vlerës së rregullt mbi mbrojtjen dhe detyrimet që neutralizohen gjatë gjithë jetës së portofoleve
  • Kredidhënia u rrit me 9 përqind nga viti në vit kryesisht në drejtorinë e përgjithshme, në Rusi dhe në Evropën Qendrore.
  • Rënie e lehtë e marzhi të interesit neto nga viti në vit si pasojë e volumeve të larta të bizneseve afat-mesëm në drejtorinë e përgjithshme dhe marzheve të ulta në Rusi.
  • Kostot e riskut mbetën të ulura (12 milion euro)
  • Raporti i kredive me porbleme u përmirësua më tej me 2.3 përqind
  • Raporti CET1 u rrit me 13.8 përqind duke përfshirë rezultatet e fundit të vitit

 

Në gjysmën e parë të vitit 2019, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 571 milion Euro.

“Kredidhënia u rrit me 9 përqind veçanërisht në Austri, Rusi dhe në Evropën Qendrore, gjatë gjysmës së parë të vitit 2019. Panvarësisht mjedisit me normë interesi të ulët, të ardhurat neto nga interesat dhe komisionet patën një zhvillim pozitiv, dhe kostot e riskut mbetën në nivele relativisht të ulta,” tha Johann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm.

Në tërësi, të ardhurat neto nga interesat u rritën me 2 milionë Euro duke arritur në 1,664 milionë Euro. Marzhi neto i interesave zbriti me 7 pikë ne 2.42 përqind, kryesisht si pasojë e rritjes në biznese me marzh të ulët në drejtorinë e përgjithshme dhe zhvillimit të marzhit në Rusi dhe Bjellorusi.

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 3 milionë Euro nga viti në vit duke arritur në 1,497 milionë Euro. Raporti kosto / të ardhura u rrit me 4.8 pikë përqindjeje në 60.7 për qind.

 

Humbjet e moderuara nga zhvlerësimi në aktivet financiare

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare mbetën të ulta gjatë kësaj periudhe raportimi me 12 milionë Euro, krahasuar me rimarrjet nga provigjonet për huatë me vlerë prej 83 milionë Euro neto – kryesisht nga flukset hyrëse dhe rekuperimet – krahasuar me të njëjtën periudhe një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme u ul me 0.3 pikë përqindje që nga fillimi i vitit duke arritur në 2.3 përqind. Raporti i mbulimit të kerdive me probleme u përmirësua me 0.7 pikë përqindje duke arritur në 59.0 përqind

 

Raporti total i kapitalit (plotësisht i ngarkuar) perj 17.8 përqind

Raporti i përbashkët i kapitalit (plotësisht i ngarkuar) ishte 13.8 për qind, raporti i nivelit të parë i kapitalit (i ngarkuar plotësisht) ishte 15.3 për qind (një rritje prej 0.4 pikë përqindje secila) dhe raporti total i kapitalit (i ngarkuar plotësisht) ishte 17.8 për qind (një ulje prej 0.3 pikë përqindje).

 

Krahasimi tre-mujor

Fitimet neto nga interesi shënuan rritje prej 2 përqind apo 15 milionë Euro nga tremujori në tremujor, duke arritur në 840 milionë Euro, që reflekton rritje e volumit prej 14 milionë Euro në Rusi. Në Ukrainë, volumet e larta të kredidhëniens ndaj korporatave jo-financiare dhe bizneseve familjare gjeneruan një rritje prej 4 milionë Euro në fitimet neto nga interesi. Ndërsa në Hungari, ulja e të ardhurave nga interesi nga derivatet rezultoi me nje rënie pjer 3 milionë Euro. Marzhi neto i interesit pësoi një rënie prej 2 pikë bazë në 2.40 përqind si pasojë e rritjes së volumeve të bizneseve afat-shkurtër, në selinë qendrore.

Shpenzimet e përgjithshme administrative kapën vlerë prej 733 milionë Euro në tre-mujorin e dytë të vitit 2019, që paraqet rritje prej 49 milionë Euro në krahasim me tremujorin e kaluar.

Në tre-mujorin e dytë të vitit 2019, humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare arritën vlerën e 2 milionë Euro, në krahasim me 9 milionë Euro në tremujorin e kaluar.

Fitimi i konsoliduar u rrit në 119 milionë Euro, duke arritur kështu në 345 milionë Euro, që reflekton kryesisht rënien prej 97 milionë Euro në shpenzimet për taksat dhe masat e veçanta qeveritare, shumica e të cilave duhet të shënohen tërësisht në tre-mujorin e parë.

 

Perspektiva

RBI do të ndjek rritjen e kredive me një rritje një-shifrore të përqindjes mesatare vjetore.

Raporti i provigjoneve për vitin e plotë 2019 pritet të jetë nën 45 pikë bazë.

Banka parashikon që raporti i kredive me probleme do të vazhdojë të ulet.

RBI synon të arrijë një raport kosto/fitim prej rreth 55 përqind në vitin 2021.

Në vitet e ardhshme, banka synon të arrijë kthim të konsoliduar në kapitalit prej rreth 11 përqind.

Ajo gjithashtu synon të mbajë raportin CET1 në rreth 13 përqind në periudhën afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë rreth 20 deri 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

 

 * * * *

Ju mund të aksesoni versionin online të raportit gjysëm vjetor në linkun http://qr022019.rbinternational.com, version Gjerman është i disponueshëm në linkun http://zb022019.rbinternational.com.

* * * * *

RBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.
Në total, rreth 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.3 milionë klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Banka Raiffeisen Rajonale e Austrisë zotëron rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin.
 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]national.com),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com