Raiffeisen Bank njofton se ne degen e Zogut te Zi ka hyre nje njeri i maskuar dhe me arme i cili duke kercenuar nje arketar ka mundur te rrembeje parate e gjendura ne banak.
Fatmiresisht asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar, por ata jane ne gjendje shoku. Aktualisht dega e Zogut te Zi eshte e mbyllur dhe forcat e policise gjenden ne vendgjarje. Forcat e policise kane arritur ne degen e Zogut te Zi rreth 5 minuta pasi stafi ka shtypur butonin e alarmit, por fatkeqesisht vjedhesi eshte zhdukur mes pallateve.
“Prioriteti yne i pare eshte pa dyshim siguria e stafit dhe ne jemi te kenaqur qe ata kane vepruar sipas politikes sone te sigurimitâ€, tha Rober Wright, Drejtor i Retail ne Raiffeisen Bank.
Dega e Zogut te Zi eshte e pajisur me te gjithe sistemet mbrojtese ashtu si te gjithe deget e tjera ne vend. Raiffeisen Bank merr te gjitha masat qe keto sisteme te jene funksionale dhe ne gatishmeri te plote.