Në ditët e sotme jeta ka ndryshuar. Pritshmëritë e gjithsecilit janë rritur duke u shoqëruar me ndryshime në stilin e jetës dhe lindjen e nevojave të reja bankare. Gjithmonë e më shumë ju kerkoni që shërbimet bankare t’u përgjigjen nevojave tuaja individuale.

Duke patur në fokus të veçantë nevojat e klientëve dhe përmbushjen e tyre 100% ne jemi një bankë e përkushtuar në njohjen e këtyre nevojave dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve të tyre. Nëse jeta sot për disa prej jush mund të jetë më tepër e ngarkuar dhe e vështire, bankingu nuk ka pse të jetë i tillë.

Në çfarëdo moshe dhe stadi që ju ndodheni, çfarëdo janë nevojat tuaja primare, të gjitha mund ti përmbushni duke zgjedhur paketat e produkteve dhe shërbimeve që ne ofrojmë.

Përfitimet tuaja

  • Kurseni paratë duke përfituar nga shërbime dhe produkte me çmime preferenciale 
  • Kurseni kohën duke përdorur produktet dhe shërbimet dixhitale
  • Lehtësoni jetën me shërbime dhe produkte që përshtaten me nevojat tuaja

Informacion i detajuar për paketat

  • Raiffeisen Start është një paketë e përshtatur për nevojat e individëve që ndjekin studimet e larta dhe i përkasin moshës 18-25 vjeç.

 

  • Paga Progres është paketa e përshtatur për punonjësit që marrin pagën në Bankën Raiffeisen.

 

  • Raiffeisen DIGI është paketa e përshtatur për klientët të cilët janë të apasionuar pas shërbimeve dixhitale, teknologjisë dhe inovacionit.

 

  • Raiffeisen Relaks është një paketë e përshtatur për nevojat e individëve që kanë dalë në pension.

 

Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të paketave tona referojuni Tarifa dhe Kushte Paketat Individë

  •  

Faqet më të vizituara