Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Çfarë është Boingo Wi-Fi për Mastercard?
Nëpërmjet kartës së kreditit Mastercard World kartëmbajtësit kanë akses të pandërprerë në më shumë se 1 milion pika kryesore në 100 vende në 6 kontinente:
• në aeroporte
• hotele (p.sh. Mariott, Hilton, Accor)
• në bare
• në restorante
• në stadiume
• zyra
• në bordin e disa linjave ajrore (p.sh. American Airlines, Airfrance, Lufthansa, Virgin Atlantic)
Sa kushton shërbimi Boingo WI-FI Mastercard?
Boingo WiFi është një shërbim që i caktohet automatikisht kartës së kreditit Mastercard World dhe kartëmbajtësi nuk paguan asnjë tarifë shtesë për ta përdorur atë.
Si të lidhem me rrjetet Boingo Wi-Fi Mastercard?
Nëse keni një kartë krediti të vlefshme Mastercard World të lëshuar nga Raiffeisen Bank Albania, ju duhet të regjistroni kartën tuaj të kreditit në https://raiffeisenbankalbania.boingo.com/ përpara se të përdorni shërbimin.
Mbani ne vëmendje se regjistrimi mund të fillojë 48 orë pas aktivizimit të kartës së kreditit.
1) Për të verifikuar përshtatshmërinë, ju lutemi vendosni numrin 16-shifror të kartës suaj të kreditit Mastercard World.
2) Pas verifikimit, krijoni një llogari Boingo duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e zgjedhur.
3) Një konfirmim i regjistrimit do të dërgohet në adresën e postës elektronike të dhënë.
4) Detajet e programit dhe një udhëzues për shkarkimin e aplikacionit, lidhjen dhe aksesin në shërbimin e klientit do të jenë më pas të disponueshme në ndërfaqen e mirëseardhjes
Ku është i disponueshëm Boingo WiFi?
Shkarkoni aplikacionin Boingo Wi-Fi Finder nga App Store ose Play Store.
• Mund të identifikoheni në aplikacion me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që keni dhënë kur regjistroheni në ndërfaqen e mëparshme të internetit.
• Nëse shfaqet në ndërfaqe, ju lutemi lexoni marrëveshjen e klientit të Boingo dhe marrëveshjen e licencës së përdoruesit, më pas klikoni "Pranoj".
• Pasi të identifikoheni, mund të kërkoni për rrjete të disponueshme në këndin e sipërm djathtas. Në këtë moment do të shfaqen kontaktet e pikave të aksesit (Hotspots) pranë jush. Nëse klikoni në simbolin e zgjedhur në hartë, do të shihni detajet dhe emrin e saktë të pikes së aksesit (hotspot).
• Më pas lidheni me rrjetin Wi-Fi brenda aplikacionit.
Shërbime shtesë të Boingo Wi-Fi:
Boingo ofron akses në internet Wi-Fi edhe gjatë fluturimit tuaj megjitahtë ky shërbim varet nga avioni, orari dhe faktorë të tjerë të përcaktuar nga linja ajrore. Kartëmbajtësi mund të zbulojë në aplikacionin Wi-Finder ose në ndërfaqen e shfletuesit nëse shërbimi është i disponueshëm në linjën ajrore të caktuar.
Ju mund të kryeni shkarkimin e hartave jashtë linje (Offline) brenda aplikacionit
• Shërbimi ndaj klientit 7/24 orë në dispozicion në 365 ditë:
• Mbështetje teknike dhe llogarie në anglisht, spanjisht dhe portugalisht braziliane: me telefon, email.
Informacion i rendesishem:
Përdorimi i shërbimit është FALAS për kartëmbajtësit e një kartë krediti Mastercard World të lëshuar nga Raiffeisen Bank Albania.
Klienti mund të lidhë deri në 4 pajisje (smartphone, tablet, laptop).
Përdoruesit duhet të jenë brenda rrezes së një hotspot Wi-Fi për t'u lidhur me sukses. (Pengesat fizike, të tilla si një mur me tulla, kornizë metalike ose beton, mund të zvogëlojnë forcën dhe shtrirjen e frekuencës.)
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi telefononi 00355 4 2227 262
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu