Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
“Një paketë është një kombinim produktesh dhe shërbimesh krijuar enkas për ty kundrejt një komisioni të vetëm mujor, më i ulët krahasuar me çmimet e produkteve nëse shërbimet/produktet do të merreshin jashtë pakete.”
“Ju mund të drejtoheni në sportelet tona , me një dokument të vlefshëm identifikimi, vërtetim studenti nëse jeni 18-25 vjeç si edhe një librezë pensioni nëse jeni pensionistë. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë të zgjidhni paketën e përshtatshme për ju.
Gjithashtu, ju mund të aplikoni online vetëm për paketat Klasik dhe Partner nëpërmjet platformës digjitale RON.”
- Komision i vetëm mujor pakete për një kombinim të gjerë produktesh/shërbimesh
- Llogari rrjedhëse në të gjitha monedhat*
- Kartë Debiti në monedhat ALL dhe EUR*
- Raiffeisen ON falas
- Transferta me komisione konkurruese në nisje dhe në mbërritje
- Shpërblime mujore*
Shënim: *Përfitimet e mësipërme janë në varësi të paketës së përzgjedhur
“Paketa Raiffeisen Klasik është një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive për të gjithë klientët që kryejnë veprime bazë bankare. Nëpërmjet kësaj pakete, klientët pagamarrës dhe jo pagamarrës mund të përfitojnë nga kushtet preferenciale për llogaritë rrjedhëse dhe kartat e debitit në monedhën LEK, si dhe transfertat e parave që kryhen nëpërmjet platformës digjitale RON. Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë paketë, mund të paraqiteni në degët e bankës Raiffeisen me ID-në tuaj!
Paketa Raiffeisen Partner është një paketë e përshtatur për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, inovacionit dhe që kërkojnë mënyra të reja dhe komode banking, duke i shpërblyer klientët. Paraqitu vetëm me ID për të aplikuar në degët tona!
Paketa Raiffeisen Elitë është paketa e dedikuar për të gjithë klientët që kanë një përdorim të gjerë të produkteve bankare duke ofruar kushte preferenciale për llogaritë rrjedhëse në të gjitha monedhat, kartat e debitit (përfshirë dhe gold) dhe transfertat e parave. Paraqitu vetëm me ID për të aplikuar në degët tona!
Ju mund të zgjidhni një prej paketave të mësiperme, sipas nevojave tuaja kundrejt asnjë kushti paraprak.
Raiffeisen Start është një paketë e përshtatur për nevojat e individëve që ndjekin studimet e larta dhe i përkasin moshës 18-25 vjeç. Paraqitu me ID dhe vërtetim studenti për të aplikuar në degët tona! Suksese!
Raiffeisen Relaks është një paketë e përshtatur për nevojat e individëve që kanë dalë në pension. Paraqitu me ID dhe vërtetim pensioni për të aplikuar në degët tona!”
“Kushtet që aplikohen në llogarinë apo paketën tuaj përcaktohen nga segmenti/paketa që ju keni zgjedhur.
Në kontratën e llogarisë rrjedhëse që ju pajiseni nga Banka mund të verifikoni kategorinë e segmentit tuaj dhe shikoni në aneksin e kontratës tarifat e produkteve dhe shërbimeve sipas paketës.
Klikoni linkun me poshtë dhe shikoni Tarifat në fuqi për produktet dhe shërbimet në paketa.
https://www.raiffeisen.al/images/uploads/default/Final_Kushtet_e_punes_SHQIP_paketat_1_1.pdf
“Për ju që ndiqni studimet e larta në Shqipëri dhe i përkisni moshës 18-25 vjeç, paketa Raiffeisen Start është zgjedhja e duhur për ju. Ofrohet pa komision mujor dhe ju përfitoni:
Paraqitu me dokument të vlefshëm identifikimi dhe vërtetim studenti për të aplikuar në degët tona! “
“Për ju që kryeni veprime kryesisht në monedhën LEK, ofrojmë paketën Raiffeisen Klasik që përfshin një ose më shumë llogari rrjedhëse në LEK, kartë debiti në LEK dhe RON falas. Për më shumë detaje, vizitoni link https://www.raiffeisen.al/alb/page/paketa-per-cdo-nevoje/ ”
"Për të gjithë të apasionuarit pas inovacionit dhe që kërkojnë mënyra të reja dhe komode bankingu, paketa Raiffeisen Partner ofron një kombinim të shkëlqyer të produkteve dhe shërbimeve. Përfitoni
limite të larta për kartën e debitit si edhe mund te shpërbleheni nëse kryeni të paktën një transaksion në POS dhe një transaksion në RON (midis llogarive/ llogarive te tjera).
Për më shumë detaje, vizitoni link https://www.raiffeisen.al/alb/page/paketa-per-cdo-nevoje/ "
“Paketa Raiffeisen Elite është një paketë e përshtatur për klientë të cilët kanë nevojë për llogari në të gjitha monedhat, karta debiti në LEK dhe në EUR, zbritje në komisionet e transfertave dhe jo vetëm.
Për më shumë detaje, vizitoni link https://www.raiffeisen.al/alb/page/paketa-per-cdo-nevoje/ "
"Paraqituni në sportelet e bankës për të mbyllur apo ndryshuar paketën tuaj. Banka mund të bëjë ndryshimin automatik të paketës tuaj vetëm në rast se:
- paga juaj nuk kreditohet me në bankën tonë
- nëse ju nuk zotëroni produkte në Bankë dhe nuk kryeni asnjë veprim në llogarinë tuaj në 6 muajt e fundit
Nëse ju nuk e gjetët pyetjen tuaj telefononi në Contact Center 00355 4 2381 381 ose Kontaktoni Asistenten Virtuale RONA
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu