Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Nepermjet platformes MPAY, ju mund te kryeni disa tipe pagesash nga telefoni celular dhe detyrimi do pasqyrohet vetem tek llogaria qe keni te lidhur me sherbimin!
Kontrolloni në çdo moment gjëndjen e llogarisë tuaj bankare, të lidhur me shërbimin MPAY. Hyni në menunë MPAY dhe zgjidhni Kontroll i Balancës për të parë gjendjen e llogarisë tuaj.
Rimbushni numrin tuaj me parapagesë ose çdo numër tjetër celulari me parapagesë. Hyni në menunë MPAY dhe zgjidhni Rimbush Kreditin e Celularit. Shtypni 1 për të rimbushur numrin tuaj dhe 2 ose 3 për të rimbushur një numër tjetër. Zgjidhni vlerën dhe konfirmoni rimbushjen.
Paguani faturat utilitare nga celulari juaj, pa komision. Mund të paguani dhe faturat e të afërmve krahas faturave tuaja. Mjafton të hyni në menunë MPAY dhe më pas të zgjidhni Paguaj Faturat. Zgjidhni shërbimin dhe më pas vendosni numrin e faturës dhe konfirmoni pagesën
Ju do të keni mundësinë të paguani faturën e energjise elektrike pa komision shtesë, thjesht dhe shpejt nëpërmjet telefonit tuaj celular, duke aksesuar menunë MPAY dhe duke vendosur numrin e faturës që dëshironi të paguani.
Si mund të kryhet një pagesë e faturës së energjisë elektrike nga MPAY vetëm me 3 hapa?
1 - Telefononi #777#
2 - Zgjidhni 5. OSHEE nga menuja
3 - Vendosni numrin e faturës dhe konfirmoni
Për më tepër, duke qenë klient i MPAY mund të regjistroheni edhe për shërbimin SMS Alert duke dërguar tek numri 55000 një SMS me tekst OSHEE (hapësirë) nr.kontratës (nr. kontratës në formatin p.sh.:TR1G123456789012) dhe çdo muaj do të merrni një mesazh njoftues me sms në celularin tuaj për faturën e re të energjise elektrike dhe mund ta paguani menjëherë duke konfirmuar me sms.
MPAY ju njofton me një SMS për pagesën e faturave mujore. Pasi të keni aktivizuar shërbimin MPAY dërgoni me SMS në 55000 numrin e kontratës për faturat që dëshironi të njoftoheni.
Me SMS Alert pagesa e faturave bëhet edhe më e thjeshtë. Ju do të njoftoheni menjeherë në momentin që fatura mund të paguhet. Mjafton ti përgjigjeni SMS-së njoftuese për të kryer pagesën.
Çdo klient i Bankës i regjistruar për MPAY do të ketë mundësinë të kryeje abonimet e Digitalb pa komision shtesë, thjesht dhe shpejt nëpërmjet telefonit të tij celular, duke aksesuar menunë MPAY dhe duke zgjedhur llojin e abonimit që dëshiron te paguaje.
Si mund të kryhet një abonim ne Digitalb nga MPAY vetëm me 3 hapa?
1 - Telefononi #777#
2 - Zgjidhni 6.Digitalb nga menuja
3 - Regjistroni Smartcard dhe zgjidhni abonimin qe deshironi
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu