Bëj udhëtimin e jetës realitet
Apliko plotësisht online dhe përfito:
- Normë interesi fiks 7.5% për 3 vitet e para të kredisë nëse aplikon jashtë orarit zyrtar
- Normë interesi fiks 9% për 3 vitet e para të kredisë nëse aplikon gjatë orarit zyrtar
Kujdes: Ju lutem sigurohuni që kredia juaj të jetë filluar dhe përfunduar plotësisht në kanalin digjital pas orarit zyrtar (orari zyrtar është 08:00-17:00 nga dita e hënë në ditën e premte) për të përfituar interesin 7.5% për 3 vitet e para të kredisë dhe më pas interesin standard sipas segmentit të klientit.
Në rast se aplikimi kryhet online, por gjatë orarit zyrtar, norma e interesit do të jetë 9% fiks për 3 vite dhe më pas interesi standard sipas segmentit të klientit.
Në rast se aplikimi kryhet në degët e bankës, norma e interesit do të jetë interesi standard sipas segmentit të klientit.
Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.
Oferta është e vlefshme deri më 30 Qershor 2026
Apliko plotësisht online, në Raiffeisen ON, ose në degë
Kanali i Aplikimit | Aplikimet në kanalin digjital |
| Aplikimet në degët e bankës | |||||
Segmenti i Klientit | Klientë pagamarrës Individë | Klientë pagamarrës Premium | Klientë jo-pagamarrës | Klientë pagamarrës Individë | Klientë pagamarrës Premium | Klientë jo-pagamarrës | Klientë të vetëpunësuar/PF | |
Shuma maksimale | 3 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 1 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 2.5 milionë Lekë | 1.5 milionë Lekë | |
Afati maksimal | 10 vite | 10 vite | 7 vite | 10 vite | 10 vite | 10 vite | 7 vite | |
Sigurim i primit të kredisë në dy paketa:
Standart
2.5% e shumës së kredisë
Ekstra
3% e shumës së kredisë (vetëm për limit maksimal deri në 1.5 milionë lekë dhe afat kredie deri në 84 muaj)
- E vlefshme vetëm për kreditë personale në monedhën Lekë!
Shembull
Shuma e kredisë: 1,000,000 lekë
Afat kredie: 10 vite
Interesi: 7.5% për 3 vitet e para me NEI 8.13%
Kësti i kredisë për 3 vitet e para është 11,870.18 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes).
Nëse klienti merr pagën në Bankën Raiffeisen, pas 3 viteve të para interesi do të jetë Bono Thesari 12-mujore, e ndryshueshme çdo vit + 8.4%.
Nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të jetë sa është aktualisht, atëherë interesi për kredinë do të jetë: 2.565% + 8.4% = 10.965%. Kësti i kredisë, llogaritur me këtë interes për vitet në vijim, do të jetë 13,236.69 lekë.
Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 1,000,000 lekë është 1,466,575.47 lekë. Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të interesit të Bonove të Thesarit 12-mujore dhe minimumit të interesit të aplikuar për kredinë e kërkuar.
Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja janë në lekë dhe merrni kredi në euro, rritja e kursit të këmbimit të euros do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë, pasi do të rritet vlera e këstit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë, përkeqësimin e statusit në “me probleme” e deri në fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm nga ana e bankës.
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Personale të Pasiguruar.
Çfarë kushtesh duhen plotësuar?
Për t'u kualifikuar për një kredi personale ju duhet të:
- Jeni rezident në Shqipëri.
- Të keni të ardhura të verifikueshme dhe të jeni të punësuar pranë një institucioni shtetëror apo privat, brenda Shqipërisë.
Çfarë dokumentash duhen për të aplikuar?
- Kartë identiteti
- Çertifikatë familjare
- Deklaratë të ardhurash
*Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë në raste të veçanta.