Karta e re Contactless dhe më e re Mastercard Debit nga Raiffeisen Bank Albania ju ofron një botë të re përfitimesh:

Kryeni Pagesa Contactless pa PIN (deri në 2,000 Lekë) në mënyrë të shpejtë e komode për blerje të vogla brenda dhe sidomos jashtë vendit.

Kjo kartë ofrohet ne monedhë Lekë dhe Euro.

Imazh tërheqës dhe modern, printim me reliev, vlefshmëria 4-vjecare dhe pranueshmëria kudo në botë (kërkoni për logon MasterCard pranë çdo terminali pagese dhe ATM) e bëjnë një ndër produktet që nuk duhet të mungojë në portofolin tuaj.

Funksionalitetet e ofruara me këtë kartë janë:

  • Tërheqje me kartë në ATM në Shqipëri dhe jashtë vendit
  • Pagesa në pika shitje në Shqipëri dhe jashtë vendit (contactless & contact)
  • Depozitim parash në ATM
  • Ndryshim të PIN-it në ATM pa komision
  • CHIP & PIN si dhe shërbimi i sigurisë SecureCode për pagesat në Internet e bëjnë kartën tepër të sigurt.

Aplikimi PA KOMISION për kartën tuaj të re

  •  Rinovimi i kartës PA KOMISION
  •  Tërheqje parash në ATM-të e Raiffeisen Bank PA KOMISION
  •  Blerje në POS brenda vendit PA KOMISION

Aplikimi për Kartë Debiti

  • Aplikimi është i thjeshtë dhe i shpejtë
  • Mjafton një mjet identifikimi dhe një Llogari Rrjedhëse në Lekë ose në Euro pranë Raiffeisen Bank
  • Ne do t’ju njoftojmë me SMS sapo karta juaj të jetë gati.

 

Na kontaktoni në Shërbimin telefonik 24/7, për të marrë më shumë informacion.

Ju ftojmë të aplikoni për këtë kartë të re terhëqëse pranë degës më të afërt!