Mirësevini në shërbimin elektronik të Raiffeisen Bank - MPAY!

MPAY është shërbimi që ju siguron kryerjen e pagesave nga telefoni juaj celular 24 orë/ 7 ditë të javës. Ajo që ju nevojitet për të përdorur shërbimin është vetëm një telefon celular si dhe aplikimi pranë çdo dege të Bankës.

MPAY është një shërbim i thjeshtë që mundëson pagesat e faturave te telefonit, energjise elektrike, abonimet ne Digitalb dhe rimbushjen e kreditit të celularit duke përdorur telefonin, kudo dhe në çdo kohë - 24 orë/ 7 ditë të javës.

Shërbimi mund të përdoret nga të gjithë llojet e telefonave celularë, pa patur nevojë për konfigurime të reja apo lidhje interneti. Kjo sepse ai bazohet në menunë USSD (#777#) dhe SMS që lidhet me telefonin tuaj.

MPAY ofrohet falas, pa komision për regjistrimin, mirëmbajtjen apo për transaksionet e kryera.

Avantazhet e shërbimit MPAY:

  • PA KOMISION
  • Pagesa e faturave dhe TopUp në çdo kohë 24/7.
  • Proçesi i regjistrimit i thjeshtë dhe i shpejtë.
  • Shërbimi mund të aksesohet nga cdo tip telefoni celular.
  • Kursen kohë dhe energji.
  • Shërbim i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt

Raiffeisen Bank është gjithmone HAPUR, në çdo vend dhe në çdo kohë!

Veçoritë