Njoftim mbi kartat VISA Electron dhe Mastercard Credit

Duke synuar ekselencën në shërbimin ndaj klientit, inovacioni i vazhdueshëm është pjesë e  misionit të Raiffeisen Bank. Raiffeisen Bank ofron kartat e reja VISA Contactless dhe Mastercard me Këste Contactless.

Të gjithë ju klientë që  keni ende në përdorim një kartë VISA Electron ose një kartë krediti Mastercard (Jo Contactless), duhet të paraqiteni në degë deri në datën 30 Tetor 2020 për të marrë kartën e re të përgatitur nga Banka.  Pas kësaj date nuk mund të përdorni më kartat e vjetra.

Karta e re e debitit ofron:

  • Pagesa contactless
  • Ndryshim të PIN-it në ATM pa komision
  • Imazhe të reja

 

Karta e re e kreditit ofron:

  • Pagesa contactless
  • Pagesa me këste
  • Mundësi për 3 karta shtesë të lidhura me kartën tuaj
  • Imazh i ri modern

Ju ftojmë të vizitoni degët tona deri në datën 30 Tetor 2020 për të qënë edhe ju pjesë e përvojës së inovacionit.

Faqet më të vizituara