Një bankë për të gjithë brezat

Në ditët e sotme jeta ka ndryshuar. Pritshmëritë e gjithsecilit janë rritur duke u shoqëruar me ndryshime në stilin e jetës dhe lindjen e nevojave të reja bankare. Gjithmonë e më shumë ju kerkoni që shërbimet bankare t’u përgjigjen nevojave tuaja individuale.

Duke patur në fokus të veçantë nevojat e klientëve dhe përmbushjen e tyre 100% ne jemi një bankë e përkushtuar në njohjen e këtyre nevojave dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve të tyre. Nëse jeta sot për disa prej jush mund të jetë më tepër e ngarkuar dhe e vështire, bankingu nuk ka pse të jetë i tillë.

Në çfarëdo moshe dhe stadi që ju ndodheni, çfarëdo janë nevojat tuaja primare, të gjitha mund ti përmbushni duke besuar në marrëdhënien tonë!

Kërkoni ndihmë për financat tuaja? Si të perfitoni nga kursimet tuaja dhe ti përdorni ato në mënyrë efiçente? Keni nevojë për financim për realizimin e një objektivi? Apo jeni të orientuar drejt shërbimeve bankare që lehtësojnë jetën tuaj të përditshme?

Nëse jeni duke kërkuar një përgjigje për nevojat tuaja financiare ne ju vemë në dispozicion një marrëdhënie më shumë sesa bankare, e cila ju ndihmon të zbuloni shumë strategji për të zgjidhur çështjet tuaja financiare.

Përfitimet tuaja

-Kurseni paratë duke përfituar nga shërbime dhe produkte me çmime preferenciale
-Kurseni kohën duke përdorur platformën dixhitale
- Lehtësoni jetën me shërbime dhe produkte që përshtaten me nevojat tuaja

Informacion i detajuar per paketat

Raiffeisen Start është një paketë e përshtatur për nevojat e Studentëve

Raiffeisen Nov@ është paketa e përshtatur për grupin e të rinjve, të cilët janë të apasionuar pas shërbimeve moderne bankare dhe teknologjisë

Raiffeisen Progres është paketa e përshtatur për Familjen e Re, individë të cilët ndodhen në një fazë të jetës kur shpenzimet familjare rriten dhe realizimi i objektivave ka nevojë për mbështetje financiare dhe këshillim

Raiffeisen Solid është paketa e përshtatur për Familjen e Konsoliduar, individë të cilët ndodhen në një faze të jetës kur shpenzimet e jetesës ulen, pjesa më e madhe e detyrimeve është paguar dhe fokusi kryesor janë kursimet për daljen në pension

Raiffeisen Relaks është një paketë e përshtatur për nevojat e individëve që kanë dalë në pension

Raiffeisen Ekstra është paketa më e përshtatshme për të gjithë klientët, të cilët kërkojnë një marrëdhënie më të plotë bankare dhe kanë nevojë për një përdorim të gjerë produktesh dhe shërbimesh, pavarësisht stadit në të cilin ndodhen.

Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të paketave tona referojuni Tarifa dhe Kushte Paketat Individë