Në Raiffeisen Bank e vlerësojmë kohën tuaj dhe punojmë vazhdimisht për të lehtësuar eksperiencën tuaj bankare.

Ju prezantojmë risinë me të fundit:

 

PIN me SMS

Për arsye sigurie, shpejtësie dhe thjeshtësie Raiffeisen Bank nuk do e printojë PIN-in e kartës tuaj, por ai do vijë tek ju me SMS.

 

Ne rast se aplikoni ne degë:

Në përfundim te aplikimit, banka do ju pajisë me një kod 8 shifror në kontratë, ndaj ju ftojmë të lexoni me kujdes kontratën për të mësuar kodin tuaj. Në vijim, do ju dërgohet një SMS nga “RAIPIN” me një kod të dytë. Ju duhet të bashkoni kodin e dytë të ardhur nga “RAIPIN”, bashkë me kodin 8 shifror te marrë në kontratë, pa hapësirë.

Këtë kombinim duhet ta dërgoni në numrin e telefonit qe e gjeni në SMS e marrë nga “RAIPIN”.

Sigurohuni te dërgoni kombinimin e saktë dhe ju do të merrni me SMS kodin PIN të kartës tuaj. Banka do ju njoftojë me sms sapo karta juaj të jetë gati.

 

Ju keni deri në 3 tentativa për të dërguar kombinimin e saktë brenda 7 ditëve, në të kundërt banka do të vijojë me printimin e PIN. PIN-I i printuar mund të terhiqet në degën e perzgjedhur prej jush gjatë aplikimit.

 

* Sigurohuni që të keni përditësuar të dhënat tuaja dhe numrin e telefonit në sistemin e bankës pasi vetem nëpërmjet ketij numri ju mund të merrni PIN e kartës tuaj nëpërmjet SMS.

Fitoni kohë me zgjidhjen

Në rast se aplikoni nga kanalet digjitale:

 

Nëse aplikoni për kartë debiti në faqen zyrtare të bankës, në përfundim të procesimit të aplikimit do ju merrni një SMS me nje kod 8 shifror (kodi1).

Pas 24-72 orëve, ju do të merrni një SMS tjeter nga “RAIPIN” me një kod autorizimi (kodi2). Ju duhet të dërgoni kodin që ju vjen ne SMS nga RAIPIN (kodi2), bashkë me kodin unik që keni marrë paraprakisht nga banka me SMS (kodi 1), pa hapesirë në numrin e telefonit qe e gjeni ne tekstin e SMS nga “RAIPIN”.

 

Sigurohuni të dërgoni kombinimin e saktë dhe ju do të merrni me SMS kodin PIN të kartës tuaj. Banka do ju njoftojë me SMS sapo karta juaj të jetë gati.

 

Ju keni deri në 3 tentativa për të dërguar kombinimin e saktë brenda 7 ditëve, në të kundërt banka do të vijojë me printimin e PIN. PIN-I i printuar mund të terhiqet në degën e perzgjedhur prej jush gjatë aplikimit.

 

* Sigurohuni që të keni përditësuar të dhënat tuaja dhe numrin e telefonit në sistemin e bankës pasi vetem nëpërmjet ketij numri ju mund të merrni PIN e kartës tuaj nëpërmjet SMS.

Shiko tutorialin më poshtë!

Faqet më të vizituara