Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta

  • Çfarë është Raiffeisen ON?
    • Platforma digitale Raiffeisen ON është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga Raiffeisen Bank, përmes të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Raiffeisen Bank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, pagesa/ rimbushja e kartës se kreditit dhe më shumë.

  • Cilat janë kriteret për t'u bërë klient?
    • Për t’u bërë Klient i këtij shërbimi ju duhet:

      1. Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë
      2. Të aplikoni online ose të paraqiteni pranë një dege të Bankës për këtë shërbim

  • Si mund të kërkoj ndihmë?
    • Për t’ju ndihmuar në përdorimin e platformës dixhitale Raiffeisen ON, Raiffeisen Bank ju ofron:

      1. Demo/tutoriale që do ju informojnë mbi karakteristika dhe funksionalitete të ndryshme të shërbimit
      2. Shërbimi Teknik me telefon në numrin: +355 4 2 381 381
      3. Shërbimi Teknik me email ne adresën: [email protected]

  • Si mund të hyni në Raiffeisen ON?
    • Nëse ju i jeni bashkuar shërbimit Raiffeisen ON, aksesi mundësohet në:

      1. faqen web: https://24.raiffeisen.al nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit online.

      2. në aplikacionin mobile për Android ose iOS (të cilët mund të shkarkohen përkatesisht në Play dhe App Store) nëpërmjet një kodi

      4-shifror të krijuar nga ju gjate aktivizimit të mobile.

      3. Nëse ju nuk i jeni bashkuar ende shërbimit Raiffeisen ON, ne ju ftojmë të kryeni vetë regjistrimin online ose të paraqiteni në degët tona për t’u regjistruar.

  • Cilat janë kriteret që duhet të ketë kompjuteri?
    • Për të përdorur platformën në kushte optimale, ju duhet të siguroheni që laptopi apo kompjuteri juaj plotëson kërkesat e mëposhtme:

      1. Microsoft Windows 7 (e lart)
      2. Browsers Internet versionet më të fundit të Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera,Internet Explorer 9+.

  • Çfarë nevojitet për të kryer regjistrimin online?
    • Për të kryer regjistrimin online ju duhet të keni:

      1. të paktën një llogari rrjedhëse të hapur në Bankë.
      2. të regjistruar në sistemet e Bankës Nr. Personal të dokumentit të identifikimit.
      3. të regjistruar në sistemet e Bankës numrin e telefonit mobile që keni në përdorim.

      Pasi të plotësoni 3 hapa të thjeshtë, ju do të mund të krijoni vetë kredencialet tuaja: Emër Përdoruesi dhe Fjalëkalim. Menjëherë pas regjistrimit online do të mund të aksesoni platformën web me gjithë produktet që keni me Bankën. Përdorimi i platformës në regjistrimin online është i kufizuar, ju mund të kryeni transferta midis llogarive dhe të paguani faturat, por nuk mund të kryeni pagesa me të tretë.

  • Si veproj nëse vendos disa herë gabim Emrin e Përdoruesit/Fjalëkalimin?
    • Aksesi në platformë bllokohet për 24 orë. Ju mund të prisni të kalojë kjo kohë dhe të ritentoni të aksesoni me të njëjtat kredenciale, nëse i mbani mend. Ose mund të kryeni nga fillimi procesin e regjistrimit online, duke krijuar kredenciale të reja. Cdo herë që kryeni këtë proces online, të drejtat tuaja do të kthehen “të kufizuara”, dmth ju nuk mund të kryeni pagesa ndaj të tretëve. Për të marrë të drejta të plota, do të duhet të paraqiteni në një degë të Bankës.

  • Pse më shfaqet error “Ju nuk keni të drejta”?
    • Ky error tregon që ju keni të drejta të kufizuara sepse keni kryer regjistrim online ose keni rikrijuar kredencialet tuaja online. Për të marrë të drejta të plota për pagesat ju duhet të paraqiteni pranë një dege të Bankës.

  • Mund ta ndryshoj fjalëkalimin në internet?
  • Kam harruar "emrin e përdoruesit" & "fjalëkalimin" që krijova gjatë aktivizimit online, si veproj?
  • Si mund ta shkarkoj aplikacionin në telefon?
    • Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta IOS mund ta shkarkojnë nga App Store.

  • Si mund ta aktivizoj aplikacionin mobile?
    • Për të hyrë në aplikacionin mobile Raiffeisen ON, duhet të jeni të regjistruar për shërbimin web (online ose në degë). Ndiqni hapat si mëposhtë:
      1.  Logohuni në web
      2.  Klikoni menunë majtas
      3.  Klikoni “Aplikacioni Mobile”
      4.  Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
      5.  Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
      6.  Klikoni butonin Konfirmo
      7.  Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
      8.  Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
      9.  Shkoni tek menuja “Mobile”
      10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
      11. Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
      12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.

  • Mund të përdor të njejtin (emër përdoruesi & fjalëkalim) që kam në (web) dhe në mobile?
    • Emrin e përdoruesit” dhe “fjalëkalimin” që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit online do duhet ta përdorni vetëm për t’u loguar në versionin web të platformës. Për tu loguar në aplikacion duhet të përdorni PIN-in 4 shifror që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit të aplikacionit mobile.

  • Ku mund të ndryshoj PIN në telefon?
    • 1.  Hapni mobile app
      2.  Klikoni në menunë Mobile
      3.  Klikoni opsionin Ndrysho PIN
      4.  Vendosni PIN ekzistues
      6.  Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon

  • Kam harruar PIN, cfarë duhet të bëj?
    • 1.  Logohuni në mobile
      2.  Klikoni menunë majtas
      3.  Klikoni “Aplikacioni Mobile”
      4.  Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
      5.  Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
      6.  Klikoni butonin Konfirmo
      7.  Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
      8.  Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
      9.  Shkoni tek menuja “Mobile”
      10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
      11. Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
      12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.

  • Vendos disa herë gabim PIN/ OTP dhe bllokohet aksesi, si të veproj?
    • Nëse kodi PIN/OTP është vendosur gabim 5 herë, aksesi në platformë bllokohet për 60 minuta. Pas kalimit të kësaj kohe user mund të riaktivizohet me logim të saktë (duke përdorur PIN e saktë). Nëse përseri vendoset PIN i gabuar user do të bllokohet sërish për 60 min duke dhënë një mundësi të dytë për t’u riaktivizuar me logimin me PIN të saktë. Nëse edhe tentativën e dytë dështon elementi i sigurisë bllokohet dhe duhet të paraqiteni në degë për aktivizimin e tij. Nëse nuk e mbani mend PIN dhe tentativa e parë e zhbllokimit dështon, mbas kohës së pritjes sugjerohet të bëhet riaktivizim i mobile app që të mos shkoni ne bllokimin e elementit të sigurisë.

  • A përditësohet aplikacioni mobile?
    • Sa herë që të bëhen mirëmbajtje nga banka në lidhje me performancën e aplikacionit apo shtim i funksionaliteteve të reja në të, në play/app store do dalë version i ri i aplikacionit dhe ju duhet të bëni update njësoj sikurse veproni për aplikacionet e tjera në telefonin tuaj smartphone.

  • Për sa kohë është i disponueshëm shërbimi?
    • Shërbimi Raiffeisen ON është i disponueshëm 24 orë në ditë për 7 ditë të javës dhe është i aksesueshëm nga cdo vend i botës.

  • Çfarë veprimesh mund të kryhen?
    • 24 orë/ 7 ditë të javës akses në llogaritë tuaja personale, kudo që ndodheni
      Siguri maksimale duke përdorur metodat me të reja të autentikimit që Banka ka vënë në dispozicion
      Kontroll i gjëndjes së llogarisë dhe historikut të veprimeve
      Kontroll i gjëndjes së kartave të debitit/kreditit dhe historikut të veprimeve
      Kontroll i të gjithë detajeve të kredive apo depozitave
      Shkarkimi i historikut të llogarive në formatin më të përshtatshëm për ju, Excel, Notepad apo PDF
      Transferim i fondeve midis llogarive tuaja rrjedhëse
      Transferim i fondeve nga llogaritë tuaja rrjedhëse drejt llogarive të kursimit dhe anasjelltas
      Transferim i fondeve tuaja (në LEK ose në valuta të tjera) brenda dhe jashtë Bankës/vendit në momentin që dëshironi
      Pagesa e faturave kundrejt Kompanive Utilitare të përcaktuara nga Banka
      Pagesat për zyrën e Tatim Taksave, Doganave apo Degën e Thesarit
      Pagesat për shlyerjen e detyrimit të kartës së kreditit
      Arkivim i pagesave të kryera dhe përdorimi i tyre në të ardhmen
      Kontroll i Nxjerrjeve të Llogarive/ Statements për llogaritë tuaja rrjedhëse dhe ato të Kursimit dhe mundësia e printimit të tyre në formatin PDF, excel, etj

  • A ka limite në pagesat që mund të kryej?
    • Platforma nuk ka limite për pagesat:
                          
      1.  midis llogarive
      2.  pagesat e Utiliteteve/ Thesarit
      Platforma ka limite për pagesat me të tretët në varësi të kanalit në të cilit kryhet pagesa dhe elementit të sigurisë që përdoret, sipas skemës më poshtë:

      Raiffeisen ON Web

      Elementi siguriselimiti/txn (eur)limiti ditor (eur)Autorizimi i pageses

      sms otp3,0003,000kod OTP me sms ne celular

      mobile token5,0007,000kod OTP nga mobile app

      mobile cronto15,00020,000skanim imazh me ngjyra kronto nga mobile app

      HW Cronto50,00075,000skanim imazh me ngjyra kronto nga pajisja HW

      Raiffeisen ON Mobile

      Elementi siguriselimiti/txn (eur)limiti ditor (eur)Autorizimi i pageses

      mobile token3,0003,000PIN i mobile APP

  • A ka komisione Raiffeisen ON?
    • Platforma dixhitale Raiffeisen On nuk ka komision aplikimi apo përdorimi mujor. Komisioni do të paguhet vetëm nëse klienti do të kërkojë të pajiset me elementë sigurie më të avancuara dhe ky komision është vetëm një herë.

  • Cfarë tipe llogarish mund të shikohen?
    • Ju mund të kontrolloni balancën dhe detajet e veprimeve të kryera për këto tipe llogarish që keni celur në Raiffeisen Bank:
      1. Llogaritë rrjedhëse
      2. Llogaritë e kursimeve
      3. Llogaritë e depozitave

  • Dërgohet nr e llogarisë/IBAN nga telefoni?
    • Po ju mund të dërgoni numrin e llogarisë / IBAN nga celulari juaj.
                                                                                                                                                       
      1. Logohuni me PIN
      2. Klikoni tek menuja në të majtë
      3. Zgjidhni Llogaritë në menunë majtas
      4. Përzgjidhni llogarinë që dëshironi
      5. Klikoni butonin e verdhë poshtë djathtas me shenjën e PLUS +
      6. klikoni opsionin “Shpërndaj” dhe IBAN i llogarisë përkatëse do ti dërgohet përfituesit që ju dëshironi (nëpërmjet E-mail; Whatsappp; Viber; Mesazh etj.)

  • Për sa kohë kryet një pagesë apo transfertë?
    • Cdo pagesë/transfertë e kryer nga platforma digitale Raiffeisen ON do kryet në kohë reale dhe shuma e pagesës/transfertës do shfaqet menjëherë në llogarinë tuaj urdhëruese.

  • Kryej dot pagesa gjatë natës apo në fundjavë?
    • Po, nëpërmjet Raiffeisen ON do mund të kryen pagesa/transferta 24 orë në ditë per 7 ditë të javës.

  • Kryej pagesa në monedhë të huaj?
    • Për transfertat midis llogarive brenda Bankës, mund të përdoren vetëm monedhat e llogarive urdhëruese dhe përfituese. Për transfertat kundrejt llogarive jashtë bankës apo jashtë vendit, mund të perdoren të gjitha llojet e monedhave të huaja. Në keto raste, lista e plotë e monedhave do shfaqet nëse klikohet tek “monedha” e shumës që do transferohet gjatë plotësimit të transfertës.

  • Sa historik transaksionesh mund të shoh?
    • Historiku i transaksioneve mund të shfaqet për një periudhë 1 vjecare tek historiku i llogarisë.

  • Tërheq para nga ATM a përditësohet balanca?
    • Balanca e llogarisë përditësohet në moment pasi bëni një tërheqje nga bankomati.

  • Mund ti ri-emertoj llogaritë ose kartat?
    • Po ju mund të ri-emërtoni llogaritë dhe kartat që keni, mjafton të klikoni ikonën e lapsit tek llogaria ose karta dhe mund të vendosni emrin që dëshironi.

  • Çfarë janë “Përfituesit e mi”?
    • “Përfituesit e mi” është menuja që ju shfaq listën e përfituesve të pagesave që keni kryer ndaj të tretëve. Për lehtesinë tuaj, që në hyrjen e parë në platformë Banka ju shfaq listën e 10 përfituesve më të shpeshtë ndaj të cilëve keni kryer pagesa gjatë vitit të fundit. Gjatë përdorimit të platformës, në momentin që kryeni pagesë ndaj një përfituesi, ju mund ta ruani atë dhe menjëherë do ju shfaqet në menunë “Përfituesit e mi”. Për lehtësi, mjafton të klikoni “Paguaj” në krah të përfituesit tek menuja “Përfituesit e mi” dhe të dhënat e përfituesit do plotësohen automatikisht pa qenë nevojë t’i plotësoni ju manualisht. Pagesat nuk kanë qenë kurrë kaq te lehta!

  • Si e vërtetoj që transaksioni përfundoi me sukses?
    • Përvec mesazhit që do t’ju shfaqet në ekran se “pagesa është kryer me sukses”, ju mund ta gjeni në web dhe mobile vërtetimin e debitimit duke ndjekur këto hapa:
      1. Klikoni tek menuja “Pagesat"
      2. Klikoni tek "Pagesat e Kryera”
      3. Në krah të pagesës do klikoni opsionin “vërtetim debitimi” dhe do të gjenerohet një dokument ku do shfaqen të gjithë detajet e pagesës së kryer.

  • Si veproj nëse humb apo më vjedhin celularin?
    • Për sigurinë tuaj, është mirë që menjëherë të bëni bllokimin e aplikacionit mobile në një nga format e mëposhtme:
      a.1 - Hyni në platformën web
      a.2 - Klikoni në menunë majtas
      a.3 - Klikoni “Aplikacioni Mobile”
      a.4 - Zgjidhni opsionin “Blloko”
      b.1 - Telefononi në numrin në dispozicion të Bankës
      c.1 - Paraqituni pranë një degë të Bankës
      Në të tre format, aksesi në platformën tuaj mobile do bllokohet dhe askush nuk mund të keqpërdorë llogarinë tuaj. Për të riaktivizuar aplikacionin mobile do të kryeni nga fillimi procesin e aktivizimit në celularin që dëshironi pasi të keni shkarkuar aplikacionin nga App/ Play Store.

  • Ku mund ti shoh/shkarkoj kushtet e punës?
    • Kushtet e punës mund ti shikoni ose shkarkoni në faqen e internetit https://24.raiffeisen.al

  • Cfarë janë fondet e rezervuara?
    • Fonde të rezervuara janë ato fonde që janë bllokuar nga Banka në llogarinë e klientit për arsye të caktuara. Këto fonde nuk janë të debituara nga llogaria por as nuk mund të përdoren nga klienti.

  • Çfarë janë “Përfituesit e mi”?
    • Përfituesit shtohen automatikisht cdo herë që ju kryeni një pagesë kundrejt një përfituesi të ri dhe zgjidhni opsionin “Ruaj Perfituesin”.
                                                                                               
      Mund të bëj pagesa në favor të shtetit?
      1. Hyni në platformën web ose në mobile app
      2. Klikoni tek menuja në krah të majtë
      3. Zgjidhni opsionin Pagesat
      4. Pagesat e Thesarit
      5. Zgjidhni institucionin
      6. Plotësoni të dhënat dhe klikoni butonin konfirmo

  • Si mund të gjej një bankomat ose degë?
    • 1. Hyni në mobile app ose web
      2. Sigurohuni të keni të aktivizuar opsionin e vendodhjes
      3. Klikoni tek menuja ATM/Degë dhe do t’ju shfaqet harta e ATM/Degëve në Shqipëri
      . Selektoni ATM/Degën në hartë dhe do t’ju shfaqen të dhënat për këtë degë ose ATM
      5. Ju mund të selektoni dhe opsionin “Direction” në mënyrë që sistemi t’ju paraqesë drejtimin si të arrini në ATM/Degën e dëshiruar

  • Ku mund ta shoh kursin e këmbimit?
    • Kursin e këmbimit në web mund ta shihni menjëherë pasi logoheni në faqen kryesore të platformës, ndërsa në telefon mund ta aksesoni direkt në menunë “Kursi i Këmbimit” që shfaqet poshtë pa qenë nevoja të jeni të loguar.

  • Në cfarë gjuhe përdoret platforma?
    • Përvec gjuhës shqip platforma Raiffeisen ON është e përdorshme edhe në gjuhën angleze.

  • Ku mund ta shkarkoj planin e kredisë?
    • 1. Logohuni në web
      2. Klikoni tek menuja në të majtë
      3. Klikoni tek menuja Kreditë
      4. Klikoni opsionin Plani Kredisë
      5. Klikoni butonin në të djathtë dhe do tju hapet plani i amortizimit të kredisë
                                                                                                                                   
      *Shënim: Ju lutem sigurohuni që nëse përdorni Google chrome klikoni yes opsionin “Allow popup”

  • Cfarë tregojnë grafikët në mobile?
    • Pasi jeni loguar në aplikacionin në telefon, tek faqja kryesore do t’ju shfaqen 3 grafikë. I pari ka lidhje më llogaritë dhe tregon shumën që ju mund të shpenzoni (është shuma e konvertuar në lekë e të gjithë llogarive në monedha të ndryshme) dhe sa keni përdorur nga ky total. I dyti ka lidhje me kartat e kreditit dhe tregon gjëndjen e mbetur të kartës së kreditit tuaj të konvertuar në lek dhe sa keni përdorur. Grafiku i tretë tregon kredinë, totalin e kredisë dhe sa % keni paguar nga kjo kredi.

  • A mund të këmbej para në platformë?
    • 1. Logohuni në web ose mobile
      2. Klikoni tek menuja në të majtë
      3. Zgjidhni opsionin “Kurs Preferencial”
      4. Përzgjidhni llogarinë që do të debitoni dhe llogarinë që do të kreditoni
      5. Ju do të njoftoheni nëpërmjet një SMS nga banka dhe do të keni 1 minutë kohë për të pranuar kursin e ofruar nga banka ose per ta refuzuar dhe riprovuar më vonë.
      *Shënim: Ju lutem kini parasysh që monedhat duhet të jenë të ndryshme, psh nga EUR në lekë

  • Ka komisione përdorimi aplikacionit mobile?
    • Jo, si për përdorimin e versionit web ashtu edhe për aplikacionin mobile ju nuk do paguani asnjë komision aplikimi apo mujor.

  • Mund të shkruaj germat “ë” dhe “ç”?
    • Dëshirojmë t’ju njoftojmë që për arsye të disa kufizimeve në vend të shkronjave “ë” dhe “ç” përdorni gërmat “e” dhe “c” gjatë procesit të aktivizimit online. Shembull në vend të Ndriçim shkruani Ndricim ose në vend të Engjëll shkruani Engjell.

Faqet më të vizituara