Regjistrimi në platformen dixhitale Raiffeisen ON

Regjistrimi ne platformen dixhitale Raiffeisen ON mund te behet online nga vete ju, ose duke u paraqitur ne nje nga Deget e Raiffeisen Bank Shqiperi.

Rregjistrimi Online

Per t’u regjistruar online ne platforme, ju duhet te ndiqni vetem 3 hapa te thjeshta…

1. Futuni ne faqen e internetit https://24.raiffeisen.al dhe klikoni butonin “Regjistrohu”, i cili ndodhet lart ne te majten e ekranit tuaj.

  • Fillimisht, do t’iu kerkohen te dhenat tuaja personale. Filloni duke vendosur emrin tuaj dhe pastaj mbiemrin.
  • Gjthashtu, do t’iu kerkohet te vendosni numrin tuaj personal, i cili ndodhet ne pjesen e poshtme te kartes suaj te identitetit.
  • Vendosni numrin tuaj te celularit, vetem sigurohuni qe te jete i njejti me ate qe keni lene ne te dhenat tuaja prane Raiffeisen Bank.
  • Pasi te keni plotesuar dhe fushen e fundit me adresne tuaj te email-it, klikoni “Jam dakord me Termat dhe Kushtet e sherbimit” dhe me pas klikoni butonin “vazhdo” ku do gjendeni ne hapin e rradhes.

2. Ne hapin e dyte, do t’iu duhet t’i pergjigjeni pyetjes nese doni t’iu vije kodi aktivizimit ne telefonin tuaj apo jo.

  • Pasi te keni miratuar kete proces, nje mesazh me kodin e aktivizimit 6 shifror do t’iu vije nga Raiffeisen Bank ne celular.
  • Vendoseni direkt kodin e aktivizimit ne fushen perkatese ne ekranin e kompjuterit tuaj, dhe do te gjendeni sa hap e mbyll syte ne hapin e fundit.

3. E vetmja gje qe ju mbetet ne kete hap, eshte te krijoni emrin e perdoruesit dhe fjalekalimin.

  • Perseriteni edhe njehere fjalekalimin per arsye sigurie.
  • Nje mesazh do ju shfaqet ne ekran per te konfirmuar se llogaria juaj u krijua ne menyre te suksesshme.

 

URIME…Tani jeni gati te hyni dhe te eksploroni platformen me inovative te sistemit Bankar ne Shqiperi.

Regjistrimi ne Dege

Per t’u regjistruar ne nje nga Deget e Raiffeisen Bank, mjaft te paraqiteni ne Degen me te afert dhe ne shume pak minuta ju do largoheni nga dega me nje sherbim aktiv.​