Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Teknologjia me e fundit aplikuar ne te gjithe platformen, qe ju te jeni te qete dhe mjaft te sigurte per cdo veprim te kryer
Ne platformen dixhitale Raiffeisen ON, ne jemi kujdesur te ofrojme elementet me te larta te sigurise ne tregun kombetar dhe nderkombetar. Kushtoni pak minuta nga koha juaj per t’u njohur me specifikat e ketyre elementeve dhe disa keshilla sigurie qe do ju nevojiten gjate perdorimit te platformes dixhitale Raiffeisen ON
1- Kredencialet
a. Emri i Perdoruesit
b. Fjalekalim/PIN
i. Ndryshoni fjalekalimin/PIN-in shpesh dhe ne rastet kur dyshoni qe eshte kompromentuar dhe mos I shkruani asnjere.
ii. Kompleksiteti i fjalekalimit garantohet nepermjet policse se sigurise te implementuar ne platformen dixhitale Raiffeisen ON.
iii. Kur percaktoni fjalekalimin mos perdorni te dhena qe jane lehtesisht per tu hamendesuar (emer, mbiemer, mosha, apo ditelindje te familjareve, vite, emra te kafsheve shtepiake,fjale si “fjalekalim”,”password”, vendlindje , ”12345678”…)
iv. Mos perdor per Raiffeffeisen ON nje fjalekalim/PIN qe eshte I lidhur me dicka tjeter (email, llogari per blerje online, Pin I kartes se debitit apo kreditit, facebook)
c. Banka nuk do t'ju kerkoje ne asnje rast kredencialet tuaja si PIN ose fjalekalim, ose detaje te kartes se kreditit.
2- Elementet e Sigurise
a. SMS OTP – (SMS FNP) perdoret per te autentikuar perdoruesit gjate veprimeve te ndryshme ne Digital banking.
b. Mobile Token/ Cronto Token/HW Token – perdoren per autorizimin e pagesave
3- Aksesi ne platformen dixhitale Raiffeisen ON
a. Mos harroni te mbyllni (logout) llogarine tuaj mbasi keni perfunduar se perdoruri aplikacionin web/mobile te Raiffeisen ON.
b. Mos ndani informacion personal, te tille si numrat e llogarise, numrat e kartave te kreditit apo debitit nepermjet telefonit, email-it apo ne internet- pervec rasteve kur ju e iniciuat komunikimin apo jeni ne dijeni se me ke po komunikoni.
c. Aplikoni te gjitha update-et per aplikacionin mobile te Raiffeisen ON.
d. Mos performoni asnje transaksion bankar ne kompjutera me akses public (pika interneti). Tipe te ndryshme programesh hakerimi, duke shfrytezuar kompjuterat me akses publik, ju mundesojne hakerave aksesin ne te dhenat e llogarise tuaj dhe ne ne informacionin personal.
e. Asnjere mos e aksesoni llogarine tuaj ne Raiffeisen ON nepermjet linkeve qe ju vijne me email, forma pop-up ne kompjuter apo nepermjet motorreve te kerkimit. Mos aksesoni asnje faqe qe kerkon ti mundesoni te dhena personale apo konfidenciale/sensitive apo ju mundesojne te kryeni transaksione bankare. Gjithmone shkruani adresen e plote te faqes qe doni te aksesoni ne fushen perkatese ne browser.
4- Sulmet Phishing
Çfare eshte phishing?
Phishing eshte nje perpjekje nga ana e sulmuesve kibernetike qe synon t'ju manipuloje duke ju bindur qe nje organizate legjitime po kerkon informacion nga ju. Kerkesa te tilla mund te paraqiten si te parrezikshme ose mund te duken se vijne nga nje burim i vlefshem. Keto mashtrime kerkojne qe t'i pergjigjeni nje emaili, nje thirrjeje ne telefon ose te klikoni ne nje link te nje faqeje mashtruese (rreme) interneti.
Me poshte gjenden disa indikatore qe ju ndihmojne te dalloni mesazhet phishing dhe te zhvilloni njohurite tuaja mbi to:
URL-ja ne nje mesazh phishing te ardhur ne posten tuaj dhe mund te duket krejtesisht e ligjshme. Megjithate, nese e vendosni miun mbi URL-ne pa e klikuar ate, mund te shihni faqen e ridrejtimit (adresa e ku te con ne te vertete). Nese adresa e URL-se ne tekstin e mesazhit eshte e ndryshme nga adresa qe shfaqet kur vendos kursorin, kjo do te thote qe kemi te bejme me nje email phishing.
Ne emailet e phishing, kriminelet kibernetike perdorin emra prapashtesash te ndryshme nga burimi legjitim.
Nje mesazh me gabime gramatikore ose drejtshkrimore ndoshta eshte nje tregues I mesazheve phishing. Ne mesazhet zyrtare te bankes zakonisht nuk gjenden gabime drejtshkrimore apo gramatikore.
Banka nuk do t’ju kerkoje kurre fjalekalimin tuaj, numrin e kartes se kreditit ose pergjigjen e nje pyetjeje sigurie ne email. Kujdes nga mesazhe te tilla.
Nese ju vjen nje mesazh qe ju informon se keni fituar nje llotari, per te cilen nuk keni blere kurre bilete, atehere eshte nje mashtrim. Gjithashtu, nese mesazhet permbajne kercenime joreale, ose kerkojne para, atehere kemi te bejme me nje mashtrim. Shenjat e urgjences, te nxiturit per te kryer veprime te shpejta gjithashtu jane nje tregues i mesazheve mashtruese.
5-Te tjera
a. Mos jepni informacion ne lidhje me identitetit apo informacion konfidencial pa konfirmuar qe faqja web eshte e sigurte. Kontrolloni qe adresa fillon me https:// dhe ndiqet nga emri perkates I faqes dhe ne panelin e siperm apo te poshtem te faqes eshte shenja e e drynit.
b. Mos hapni mesazhe SMS/MMS/te postes elektonike pa kontrolluar identitetin e derguesit dhe titullin/ Nese keni ndonje dyshim per origjinen e mesazhit, fijeni ate menjehere , mos hapni asnje file qe mund te jete bashkengjitur dhe mos ndiqni linqe qe mund te kete ne mesazh.
c. Eshte pergjegjesia juaj si perdorues te:
Siguroheni te mbani gjithmone te perditesuar sistemin operativ te kompjuterit tuaj.
Instaloni programe antivirusi dhe perditesojeni ate gjithmone. Nje program antivirusi I paperditesuar eshte I barazvlefshem me mos patjen e nje programi te tille.
d. Mos shkarkoni/ instaloni asnje program jo standard/jo te besueshem ne pajisjen/et tuaja.
e. Mos hapni mesazhe te panjohura SMS/MMS ose e-mail ose skedare te pabesueshem/te panjohur.
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu