Prona eshte e llojit Toke Are, me siperfaqe 6937M2, ndodhur në Deshiran, Elbasan.Prona ndodhet rreth 2.5km larg, ne anen perendimore te qendres se fshatit Deshiran, te rrethit te Elbasanit.Ajo eshte e vendosur ne nje zone rurale, ku mbizoterojne parcelat bujqesore, pjeserisht toka ullishte, apo te mbjella, dhe ne pjesen me te madhe te lena djerr.Aspekti i banimit shfaqet kryesisht perreth fshatrave te zones: Deshiran, Golene e Madhe, Golene e Vogel, Dragot.Zonat e banuara me te aferta me pronen shtrihen rreth 500-600m respektivisht ne anen lindore dhe perendimore te prones.
Prona kufizohet nga te gjitha anet me parcela te ngjashme toke; ne anen veriore te saj ka rruge parcelash.Parcela paraqitet ne forme rripi te harkuar ne plan, me shtrirje gjatesore sipas drejtimit verilindje-jug dhe eshte pa rrethim, e hapur nga te gjitha anet.Prona eshte e pozicionuar ne nje faqe kodre, me pjerresi qe zbret nga lindja ne drejtim te perendimit. Ajo ka komunikim direkt me rrugen e brendshme te parcelave, e cila kalon nga anen e ballit verilindor te prones.Parcela paraqitet ne gjendje toke natyrale, e pambjelle dhe pa asnje investim ne sistemime, rrethim, apo ndertime.Parcela ka akses direkt me rrugen e parcelave qe kalon ne anen verilindore te saj, dhe me pas lidhet me rruge te brendshme te zonave te banuara, qe kalojne rreth 500m ne anen juglindore te saj.