Vilë Sauk Tiranë


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6

Karakteristikat

2040 m2m²
Sipërfaqja

584 m2m²
Sipërfaqje Ndertese

Përshkrimi

  • Lloji i Pasurisë: Ndërtese
  • Sip.totale: 584 m2
  • Dokument Pronësie: Çertifikatë Pronësie
  • Cmimi: 161.200.000 Leke
  • Adresa: Sauk,Tiranë

Pronat ndodhen ne nje zone ne zhvillim te vazhdueshem, Prona ka akses direkt ne rrugën e brendshme te zones te emertuar e “Ullishtes“, e cila kalon ne anën perendimore te saj. Kjo rruge e lidh shpejt dhe drejtperdrejt pronen me rrugen e Liqenit te Thate ne veri, rruge kjo e cila kalon thuajse paralel me unazen e re dhe qe perpara ndertimit te Unazes se Re (rruga e TEG-ut) ka qene rruga qe lidhte zonen e Saukut me Tiranen. Kati podrum, ka nje siperfaqe prej 981 m² dhe aty eshte parashikuar nje salle kinemaje, palester, saune, salle lojrash, grup tualetesh, ambjente sherbimi, kafaz shkalle dhe korridore. - Kati perdhe, ka nje siperfaqe prej 897 m² dhe perbehet nga nje pishine dimerore, ambjent lojrash, lavanderi, salle ngrenie, ambjent gatimi, ambjent punonjesishm tre tualete, kafaz shkallesh dhe ashensor. Kati i pare, ka nje siperfaqe prej 584 m² dhe perbehet nga dy sallone, ambjent gatimi dhe ngrenie, 2 veranda, dy tualete.  Kati i dyte, ka nje siperfaqe prej 475 m² dhe perbehet nga 5 dhoma gjumi, secila me tualet me vete, 2 ballkone, 3 veranda, korridor, kafaz shkallesh. 

Vendondodhja

Sauk,Tiranë