Çdo pagesë rrjedh natyrshëm Në harmoni të plotë me jetën tënde
Me Apple Pay dhe RaiPay, në iOS dhe Android, pagesat bëhen më të lehta se kurrë, të shpejta, të sigurta dhe pa mundim, kudo që je. Çdo veprim rrjedh natyrshëm, pa pengesa, pa portofol, pa cash, pa pritje.
IOS Apple Pay: E sigurt, e mbrojtur dhe private
Një mënyrë e lehtë për të paguar në dyqane, online dhe në aplikacione.
Si të shtosh kartën tënde në Apple Pay
Nëpërmjet aplikacionit mobile Raiffeisen ON (In-App Push Provisioning)
- Hapni aplikacionin Raiffeisen ON
- Zgjidhni opsionin ‘’Kartat”
- Tek secila kartë do të shfaqet butoni “Add to Apple Wallet”
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
Wallet Extension:
- Në aplikacionin Wallet, klikoni +.
- Do të shfaqen opsionet për shtimin e kartës.
- Zgjidhni Raiffeisen ON dhe shtoni kartën.
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.
IOS & ANDROID Benefitet e RaiPay
Kartat e tua në Raiffeisen Bank
Të gjitha kartat tuaja nga Raiffeisen Bank mund t'i keni automatikisht në portofolin digjital RaiPay. Qëndroni në kontroll në kohë reale mbi të gjitha veprimet e kryera me kartë.
Shiko PIN-in
Në RaiPay mund të gjeni PIN-in e kartave tuaja shpejt dhe lehtë.
Blloko ose Zhblloko Kartën
Nëse humbisni kartën tuaj ose dyshoni për vjedhjen e të dhënave, e bllokoni menjëherë në RaiPay. Gjithashtu, mund ta riaktivizoni lehtësisht çdo kartë të bllokuar përkohësisht, pa pasur nevojë të paraqiteni në degë.
Zëvëndëso kartat e tua në RaiPay
Zëvendëso cilëndo nga kartat e tua në RaiPay thjesht, menjëherë dhe pa pasur nevojë të presësh në radhë në degët e bankës.
Siguria 3D
VISA Secure dhe Mastercard® Identity Check™ ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës suaj.
Raiffeisen Bank sjell një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e konfirmimit të pagesave online me kartat e debitit dhe kreditit. Ky ndryshim vjen në përputhje me standardet e sigurisë dhe synon të ofrojë një eksperiencë më të thjeshtë dhe të besueshme në blerjet online.
Apple Pay & RaiPay Thjeshtësi që ndihet.
Teknologji që përfshin të gjithë.
Raiffeisen Bank, gjithmonë e para në zgjidhje novatore, sjell pagesa digjitale nga çdo pajisje, iOS apo Android, me Apple Pay dhe RaiPay.
Pagesat bëhen më të lehta se kurrë. Apple Pay në iOS dhe RaiPay në Android të japin mundësinë të paguash shpejt, sigurt dhe pa mundim, nga çdo pajisje.
Si një lëvizje perfekte ashtu dhe çdo pagesë me Raiffeisen Bank rrjedh pa mundim. Me Apple Pay dhe RaiPay, gjithçka bëhet më e lehtë.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me portofolet tona digjitale
Gjatë realizimit të pagesës (në pajisjet me system operativ Android), nuk është e domosdoshme të keni kartën me vete. Pagesat në këtë mënyrë, janë të një sigurise tepër të lartë, pasi gjatë realizimit të pagesës, do të përdoret karta juaj digjitale, pra një kartë e tokenizuar e cilia përmban një numer i ndryshëm nga numri i kartës plastike, që e bënë të mundur që numri i kartës të mos bëhet I aksesueshëm asnjëherë nga keqbërës.
Aplikacionin RaiPay mund ta gjeni në Google Play Store dhe tashmë edhe në AppStore, ndërsa për hapat e shkarkimit dhe instalimit të aplikacionit mund të referoheni në manualin e përdoruesit.
Qasja në internet nuk është e nevojshme sepse pagesat realizohen përmes tekonlogjisë NFC (Komunikimit në Zonë të Afërt). Këto lloj pagesash kryhen vetëm me pajisje me sistem operativ Android.
- Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartës, ju mund t’a bllokoni atë në çast nga opsioni “blloko kartën” në aplikacionin RaiPay. Në pamundësi për t’a kryer këtë proces nga aplikacioni RaiPay ju do të duhet të telefononi në Qendrën e Kontaktit në numrin pa pagesë nga telefoni fikse 0800 7777 ose ne numrin e Shërbimit të Klientit +355 4 222 7262 në mënyrë që të bllokoni kartën tuaj.
Ju mund të paguani në të gjitha terminalet POS dhe ATM-të që i mbështesin pagesat me contactless si dhe pranojnë kartat VISA ose Mastercard, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Tashmë që ke instaluar RaiPay në pajisjen tuaj celulare, nuk është më e nevojshme të shqetësoheni nëse nuk mbani mënd PIN për kartat tuaja. Në menunë e “Kartave” në RaiPay, gjeni opsionin “Trego PIN-in” dhe keni mundësi të shikoni PIN të kartës, kurdo që do t’ju nevojitet.
Me Apple Pay dhe kartat e debitit dhe kreditit Raiffeisen, mund të paguani shpejt, sigurt dhe në mënyrë private. Pagesat me Apple Pay janë të lehta dhe funksionojnë me pajisjet që përdorni çdo ditë; iPhone, Apple Watch, iPad dhe Mac. Informacioni mbi kartën tuaj është i sigurt, pasi nuk ruhet në pajisjen tuaj dhe nuk ndahet me tregtarin gjatë pagesës.
Nëpërmjet aplikacionit mobile Raiffeisen ON (In-App Push Provisioning)
- Hapni aplikacionin Raiffeisen ON
- Zgjidhni opsionin ‘’Kartat”
- Tek secila kartë do të shfaqet butoni “Add to Apple Wallet”
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
Wallet Extension:
- Në aplikacionin Wallet, klikoni +.
- Do të shfaqen opsionet për shtimin e kartës.
- Zgjidhni Raiffeisen ON dhe shtoni kartën.
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.
Me Apple Pay, mund të paguani lehtësisht në dyqane, online, ose në aplikacione. Mund të identifikoni vendet ku mund të paguani me simbolin e pagesës pa kontakt ose logon e Apple Pay.
Ju mund të bëni pagesa me Apple Pay në të gjithë POS-at që suportojnë pagesat pa kontakt dhe kanë shenjën ApplePay / Contactless.
Hapat për të paguar:
1. Sigurohuni që karta juaj është shtuar në Apple Wallet.
2. Kur të jeni pranë terminalit POS mbani iPhone-in tuaj pranë terminalit të pagesës.
3. Aktivizoni Apple Pay:
Në iPhone me Face ID → Shtypni dy herë butonin anësor dhe shikoni ekranin.
Në iPhone me Touch ID → Mbani gishtin mbi Touch ID.
4. Pasi të konfirmohet pagesa, në ekran do të shfaqet një shenjë që transaksioni ka përfunduar me sukses
Ju mund ta përdorni Apple Pay edhe me Apple Watch, duke shtypur dy herë butonin anësor dhe mbajtur orën pranë POS-it.