Raiffeisen Youth Për bursën e studimit, hap një llogari që të shpërblen
Hap llogarinë tënde në Raiffeisen Youth për të marrë bursën e studimit dhe për të menaxhuar gjithçka që lidhet me financat e tua gjatë jetës studentore.
- Hapje 100% online
- 3000 Lekë bonus* mirëseardhjeje + 1000 Lekë me kodin referues të një miku
- 0 komisione mirëmbajteje
* Bonusi i mirëseardhjes kreditohet në llogari, por mund të përdoret ose tërhiqet përmes kartës së debitit Raiffeisen apo aplikacionit Raiffeisen Youth dhe jo cash në arkë.
Një llogari për bursën... Dhe për gjithçka tjetër që vjen më pas
Jeta studentore është plot plane, përvoja dhe shpenzime të përditshme. Me Raiffeisen Youth, nuk hap thjesht një llogari për bursën e studimit. Ke gjithçka që të duhet për të menaxhuar paratë e tua, në një aplikacion.
Bursa është vetëm fillimi... Zbulo përfitime të tjera me Raiffeisen Youth
Me Raiffeisen Youth, llogaria jote nuk shërben vetëm për të marrë bursën e studimit, por të sjell edhe më shumë mundësi për të përfituar. Nga bonuset për miqtë te ofertat cashback, ke gjithmonë një arsye më shumë për të zgjedhur Youth.
Fto dhe Fito Fto një mik dhe fitoni të dy
Bëhu ti arsyeja pse miqtë e tu zbulojnë Raiffeisen YouthNdaj kodin tënd, sill miqtë në Raiffeisen Youth dhe përfito deri në 10,000 Lekë çdo muaj.
Cashback Merr 10% cashback në momentin që paguan me kartë
Çdo pagesë gjatë nëntorit me kartën tënde nga Raiffeisen Youth në dyqanet e elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake të shpërblen me cashback.
Raiffeisen Youth & My Vodafone Llogaria jote e parë sapo u bë më interesante
Bëhu klient 100% online dhe përfito +10GB internet nga Vodafone dhe 1,000 Lekë bonus të menjëhershëm.
Raiffeisen Youth & Mastercard Dita jote Mastercard
Regjistrohuni për të marrë 10% kthim parash kur paguani për ushqim, pije, taksi, dhe hotele me Mastercard çdo të martë.
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Raiffeisen Youth
Nëse je dakord, KUIK popullon listën e përfituesve tuaj nga lista e kontakteve të ruajtur në telefonin tuaj dhe lejon të dergohen para, 24/7, mes miqve tuaj vetëm me numrin e celularit. Miku juaj (përfituesi) duhet patjetër të ketë llogari bankare ne Raiffeisen Bank në mënyrë që të jetë pjesë e listës së perfituesve në KUIK.
Aplikacioni Raiffeisen Youth është falas dhe pa asnjë tarifë mujore.
Brenda aplikacionit në faqen ku po vendos fjalëkalimin mund të klikosh “Kam harruar fjalëkalimin” dhe vendos adresën e emailit të regjistruar në bankë/aplikacion. Vijo proçesin e verifikimit me anë te kodit një përdorimësh.
Raiffeisen Youth mund të shkarkohet në pajisje me sistem operativ Android 7 e sipër dhe iOS 14 e sipër.
- Raiffeisen Youth - Paketa Student - Komision 0 për llogarinë rrjedhëse dhe kartën e debitit në monedhën LEK
- Raiffeisen Youth Pro - Paketa Partner - Abonim mujor për paketën 350 ALL ose 3 Euro dhe përfito komision 0 për llogari në Lekë dhe Euro dhe komision 0 për kartën e debitit në Leke dhe Euro
Në çdo moment dhe për çdo problematikë me aplikacionin mund të telefononi në numrat e Qëndrës së Kontaktit +355 4 238 13 81 ose +355 4 222 72 62. Gjithashtu mund të shprehni problemtikën tuaj në adresën e email info@raiffeisen.al