Skip to main content

Pagesa dhe transferta pa kufij me SEPA

Shërbim i ri i cili do t’ju ofrojë një mënyrë më të shpejtë, më të besueshme dhe të standardizuar për të kryer pagesa në të gjithë zonën SEPA.

Çfarë është SEPA

SEPA (Single Euro Payments Area) është një zonë pagesash evropiane që lejon realizimin e transfertave bankare në euro, brenda shteteve anëtare, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe me kosto të ulët. Qëllimi i SEPA është të unifikojë dhe thjeshtojë pagesat ndërmjet vendeve evropiane, ashtu sikurse pagesat kombëtare. SEPA përfshin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si dhe disa shtete të tjera europiane.

Përfitimet kryesore të SEPA Credit Transfer

SEPA në platformën tonë online

Tashmë shërbimi SEPA është totalisht i integruar në Raiffeisen ON. Mjafton të vendosni IBAN-in e përfituesit dhe sistemi do të plotësojë automatikisht të dhënat e tjera të nevojshme në lidhje me përfituesin, duke siguruar një përvojë pagese të thjeshtë, të shpejtë dhe pa gabime.

Ju duhet ndihmë?

Këshillohu në degën më të afërt

Ekspertët tanë janë të gatshëm për të diskutuar me ju pranë degëve tona.

Kontakt

Nga çdo numër telefonik apo E-mail nga kudo.