Skip to main content

Kushtet dhe Termat

për Shërbimin e Asistencës Suportuese në Raiffeisen Bank

Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte të Shërbimit (“Kushtet”) përpara se të përdorni platformën e Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen (“Shërbimi”). Duke përdorur Shërbimin, ju pranoni të zbatoni këto Kushte Pune.

Nëse nuk pranoni ndonjë pjesë të kushteve dhe nuk konfirmoni pranimin e tyre, nuk mund ta përdorni këtë Shërbim.

I. PËRKUFIZIME

Përkufizimet e veçanta të përdorura në këto Kushte të Përgjithshme kanë kuptimin si më poshtë:

“RAIA” i referohet asistentes virtuale të Raiffeisen Bank, një shërbim i bazuar në inteligjencë artificiale, i vënë nëdispozicion nga Banka nëpërmjet Raiffeisen ON, faqes së internetit të Bankës. RAIA është krijuar për të ofruar informacion, orientim dhe mbështetje automatike lidhur me produktet bankare, shërbimet, pyetjet më të shpeshta, navigimin e kanaleve dixhitale, si dhe tema apo funksionalitete të tjera të vëna në dispozicion nga Banka herë pas here.

RAIA nuk zëvendëson asistencën njerëzore të Bankës. Kur është e nevojshme, Klienti mund të kërkojë ose të ridrejtohet drejt mbështetjes nga Qendra e Kontaktit, Bankeri Online, bankieri i dedikuar ose një përfaqësues tjetër i autorizuar i Bankës.

“Bankieri Online” është platforma elektronike që mundëson komunikimin mes Klientit dhe Raiffeisen Bank, nëpërmjet dërgimit të mesazheve, thirrjeve audio dhe video, dërgimit të dokumenteve të ndryshme, shfaqjes së ekranit tek anëtarë të tjerë të lejuar të grupit, si dhe veprimeve dhe komunikimeve të tjera që aktivizohen ose do të aktivizohen në të ardhmen nga Bankeri Online, me qëllim paraqitjen e kërkesave të ndryshme nga klienti, marrjen e informacionit ose sqarimeve të nevojshme lidhur me kushtet e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme bankare, dërgimin e dokumenteve që mund t’i kërkohen klientit, etj.

“Raiffeisen Bank sh.a. ose RBAL ose Banka” – i referohet Raiffeisen Bank në Shqipëri, me adresë zyrtare në Rrugën “Kavajës”, Tiranë, Shqipëri, dhe NUIS J61911005B.

“Klient” – i referohet klientit të Raiffeisen Bank sh.a., i cili ka hyrë (është identifikuar) në platformën Online Banker nëpërmjet Raiffeisen ON dhe ka dhënë pëlqimin e nevojshëm për të përfituar nga shërbimi.

“Raiffeisen On" - Platforma digjitale Raiffeisen ON është një shërbim bankar elektronik që ofrohet, me të cilin mund të kryeni transaksione të ndryshme duke përdorur kompjuterin, tabletin ose celularin tuaj. Mund të kontrolloni llogaritë tuaja, kursimet, kreditë, ose të transferoni para midis llogarive tuaja në Raiffeisen Bank, në banka të tjera brenda vendit dhe jashtë, të paguani faturat e shërbimeve, të paguani kartën tuaj të kreditit dhe më shumë.

“Pajisja e Klientit” - nënkupton të gjitha aparaturat dhe pajisjet e përshtatshme, programet kompjuterike software (duke përfshirë të gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke përfshirë kanalet publike të komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular, tablet, laptop, PC.

“Elementët e sigurisë” - nënkupton fjalëkalimin sekret të cilin Klienti duhet të vendosë me rastin e regjistrimit dhe instalimit të Raiffeisen ON. Ky fjalëkalim do të kërkohet për çdo hyrje në Raiffeisen ON / Bankieri Online. Nëse pajisja e Klientit e mundëson, mbas regjistrimit fillestar, Klienti mund të zëvendësojë fjalëkalimin sekret me sisteme biometrike të pajisjes si p.sh. gjurmën e gishtit (digital fingerprint) ose imazhin e fytyrës (facial image) të Klientit.

“Vendndodhja” - nënkupton dhënien e aksesit të vendndodhjes së klientit përmes Bankieri Online , për përdorimin e veçorive
specifike të shërbimit, duke përfshire por jo kufizuar në: vendndodhjen e ATM-së së Bankës, vendndodhjen e Degëve të Bankës etj.

 

II. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

2.1 Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen mund të përdoret nga çdo klient që është identifikuar nëpërmjet Raiffeisen ON dhe ka dhënë pëlqimin e nevojshëm për të pasur akses në shërbim.

2.2 Duke pranuar këto Kushte dhe Terma, Klienti deklaron se Banka i ka ofruar të gjithë informacionin përkatës të referuar për Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen.

2.3 Shërbimi i Asistencës Suportues në Raiffeisen ofron një gamë të gjerë shërbimesh, të cilat Banka gëzon të drejtën t’i ndryshojë në çdo kohë, pa asnjë miratim paraprak specifik nga Klienti. Çdo ndryshim ose shtesë e bërë në këtë shërbim do t’i komunikohet Klientit nëpërmjet e-mail-it, SMS-it, publikimit në faqen zyrtare të internetit të Bankës dhe nëpërmjet vetë aplikacionit ose postës direkte, sipas gjykimit të Bankës.

2.4 Banka nuk do të konsiderohet përgjegjëse për ndonjë dëm të mundshëm që rezulton ose lidhet me defekte teknike të çdo lloji apo natyre, ndërprerje linje, duke përfshirë por pa u kufizuar në ofruesit e shërbimeve celulare dhe/ose furnizuesit e rrjetit privat etj. Klienti do të jetë vetë përgjegjës për defektet në pajisjet harduerike ose programet softuerike të klientit dhe/ose keqpërdorimin e elementeve identifikuese.

 

III. REGJISTRIMI PËR SHËRBIMIN E ASISTENCËS SUPORTUES NË RAIFFEISEN

3.1 Klientët mund të kenë akses në Shërbimin e Asistencës Suportues në Raiffeisen duke klikuar ikonën e gjendur në aplikacionin Raiffeisen ON dhe duke pranuar Kushtet dhe Termat e Shërbimit.

 

IV. PËRDORIMI I SIGURTË I SHËRBIMIT TË ASISTENCËS SUPORTUES NË RAIFFEISEN

4.1 Klientit do t’i kërkohet të hyjë në aplikacionin Raiffeisen ON me fjalëkalimin sekret, për akses në Shërbimin e Asistencës Suportues në Raiffeisen, sa herë që dëshiron ta përdorë shërbimin. Klienti mund të identifikohet gjithashtu nëpërmjet gjurmës së gishtit dhe identifikimit facial.

4.2 Klienti pranon elementet e sigurisë të Aplikacionit Raiffeisen ON si provë ekskluzive të identitetit të tij gjatë përdorimit të Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen, pa pasur të drejtë t’i mohojë ato në të ardhmen. Duke përdorur elementet e sigurisë, mundësia e paraqitjes së rreme nuk ekziston, çka do të thotë se autentikimi i besueshëm i Klientit është i garantuar.

4.3 Çdo dëm i mundshëm financiar, humbje reputacioni ose imazhi të mirë, si rezultat i akteve mashtruese dhe/ose sjelljes së pakujdesshme të Klientit gjatë kryerjes së shërbimeve në Shërbimin e Asistencës Suportues në Raiffeisen, do të mbulohet ekskluzivisht nga Klienti. Në këtë drejtim, Klienti kupton se kjo përgjegjësi nuk do të kufizohet as edhe në ato raste kur elementet e sigurisë janë zbuluar palëve të treta, për shkak se Klienti nuk ka arritur t’i ruajë elementet e caktuara të sigurisë sipas udhëzimeve të Bankës të renditura më poshtë.

4.4 Klienti duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të siguruar sigurinë e elementeve të sigurisë dhe konfidencialitetin e fjalëkalimeve/kodeve të pajisjes, dhe të përdorë Shërbimin në mënyrë të sigurtë për të parandaluar mashtrimin ose keqpërdorimin. Në veçanti, Klienti duhet të marrë të gjitha masat parandaluese të nevojshme, duke përfshirë, por jo domosdoshmërisht të kufizuara në to.

4.5 Gjatë përdorimit të Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen, klienti duhet të sigurohet që të mos vendosë të dhëna
sensitive në platformë, përtej informacionit të kërkuar për secilën funksionalitet. Shembuj të informacionit sensitiv përfshijnë numrat e kartave të kreditit, numrat e llogarive, numrat e identifikimit personal, etj.

4.6 Klienti nuk duhet të zbulojë të dhënat e tij personale, si: informacionin e kartës së identitetit ose pasaportës, adresat apo llogaritë bankare, tek asnjë person që nuk vërteton identitetin e tij/saj ose tek asnjë faqe interneti e dyshimtë.

4.7 Klienti nuk duhet të lejojë askënd të përdorë pajisjen nëpërmjet së cilës Klienti identifikohet në platformën e Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen. Në rast dyshimi për komprometimin ose keqpërdorimin e pajisjes nëpërmjet së cilës klienti identifikohet/lidhet me platformën e Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen, Klienti duhet të kontaktojë menjëherë Bankën për të bllokuar këtë Shërbim.

4.8 Klienti nuk duhet të shkruajë apo regjistrojë fjalëkalimin sekret; të mos lërë elementet e sigurisë pa mbikëqyrje dhe të kryejë një dalje të sigurt “Sign-out”, çdo herë që largohet nga platforma.

4.9 Përveç rasteve kur një periudhë tjetër ruajtjeje kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi, detyrimet rregullatore, auditimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, kërkesat e brendshme të përputhshmërisë ose mbajtja e dokumentacionit, të dhënat e përpunuara nëpërmjet Online Banker do të ruhen për një periudhë 1-mujore.

 

V. SHËRBIMI I ASISTENTES VIRTUALE RAIA

5.1 RAIA është asistentja virtuale e Raiffeisen Bank, një shërbim i bazuar në inteligjencë artificiale që mund t’i vihet në dispozicion Klientit nëpërmjet Raiffeisen ON.

5.2 RAIA synon të ofrojë mbështetje, informacion dhe orientim automatik lidhur me produktet dhe shërbimet bankare, pyetjet më të shpeshta, përdorimin e kanaleve të bankingut dixhital, informacion të përgjithshëm mbi shërbimet, udhëzime aplikimi, si dhe funksionalitete të tjera që mund të aktivizohen nga Banka herë pas here.

5.3 Kur përdor RAIA-n, Klienti kupton se mund të jetë duke ndërvepruar me një sistem të automatizuar të inteligjencës artificiale dhe jo me një përfaqësues njerëzor të Bankës. RAIA gjeneron përgjigje automatikisht, bazuar në informacionin e disponueshëm, bazat e të dhënave, algoritmet, përpunimin e bazuar në probabilitet dhe mekanizma të tjerë teknikë të përdorur për të ofruar përgjigje të përshtatshme.

5.4 Megjithëse Banka synon të ofrojë informacion të saktë, të dobishëm dhe të përditësuar nëpërmjet RAIA-s, përgjigjet e gjeneruara nga RAIA mund të jenë të pasakta, të paplota, të vjetëruara ose të papërshtatshme për situatën specifike të Klientit. Për këtë arsye, informacioni i ofruar nga RAIA nuk duhet të konsiderohet si këshillë përfundimtare, detyruese ose e personalizuar nga Banka.

5.5 RAIA nuk ofron këshillim financiar, ligjor, tatimor, të investimeve apo profesional të çdo lloji tjetër. Çdo informacion i ofruar nga RAIA nuk duhet të trajtohet si rekomandim, miratim, aprovim, ofertë, detyrim kontraktual ose vendim përfundimtar i Bankës.

5.6 Klienti nuk duhet të mbështetet vetëm tek RAIA për vendime të rëndësishme bankare, financiare, ligjore, tatimore, investimi ose kontraktuale. Nëse Klienti ka nevojë për sqarime të mëtejshme, asistencë të personalizuar ose konfirmim, Klienti mund të kërkojë mbështetje nga Qendra e Kontaktit, Online Banker, bankieri i dedikuar ose një përfaqësues tjetër i autorizuar i Bankës.

5.7 Klientit i këshillohet të mos ndajë të dhëna personale të panevojshme, informacion sensitiv, dokumente konfidenciale, fjalëkalime, kredenciale sigurie, të dhëna kartash, elemente autentikimi, ose çdo informacion tjetër që nuk kërkohet për ndërveprimin përkatës me RAIA-n.

5.8 Gjatë përdorimit të RAIA-s, Banka mund të përpunojë të dhëna të tilla si mesazhet e shkruara nga Klienti, temat e zgjedhura, përmbajtjen e komunikimit, të dhënat e kontaktit nëse jepenvullnetarisht nga Klienti, informacione teknike dhe të përdorimit, historikun e bisedës, regjistrat (logs) dhe informacione të tjera të nevojshme për të ofruar, përmirësuar, siguruar dhe monitoruar shërbimin.

5.9 Të dhënat e përpunuara nëpërmjet RAIA-s mund të përdoren për qëllimet e mëposhtme: ofrimin e asistencës automatike, përgjigjen ndaj pyetjeve të Klientit, përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së shërbimit, identifikimin e temave më të kërkuara, mbështetjen e kalimit (eskalimit) tek përfaqësues njerëzorë kur nevojitet, sigurimin e sigurisë dhe funksionimin e duhur të shërbimit, raportimin, auditimin, përputhshmërinë (compliance), mbajtjen e dokumentacionit, dhe qëllime të tjera të ligjshme të lidhura me shërbimin.

5.10 Të dhënat e shkëmbyera nëpërmjet RAIA-s mund të transferohen nga kanali dixhital i përdorur nga Klienti tek platforma e chatbot-it, tek mjetet e raportimit dhe regjistrimit, dhe, kur biseda kalon (eskalohet), tek agjentët e Qendrës së Kontaktit, Online Banker, bankieri i dedikuar ose përfaqësues të tjerë të autorizuar të Bankës.

5.11 Përveç rasteve kur një periudhë tjetër ruajtjeje kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi, detyrimet rregullatore, auditimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, kërkesat e brendshme të përputhshmërisë ose mbajtja e dokumentacionit, të dhënat e përpunuara nëpërmjet RAIA-s do të ruhen për një periudhë 5-vjeçare.

5.12 RAIA përpunon të dhënat personale si numri personal i identitetit, numri i llogarisë dhe të dhëna të tjera numerike në
mënyrë të pseudonimizuar.

5.13 Banka rezervon të drejtën të modifikojë, kufizojë, pezullojë ose ndërpresë RAIA-n ose ndonjë prej funksionaliteteve të saj në çdo kohë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e brendshme të Bankës.

5.14 Klienti nuk duhet ta përdorë RAIA-n për qëllime të paligjshme, abuzive, diskriminuese, mashtruese, dëmtuese, joetike ose të paautorizuara. Klienti nuk duhet të përpiqet të manipulojë, prishë, anashkalojë ose ndërhyjë në mekanizmat mbrojtës, kontrollet e sigurisë, parametrat e integritetit të programuar ose funksionimin e duhur të RAIA-s, sistemeve të Bankës ose platformave të lidhura.

5.15 Banka rezervon të drejtën të kufizojë ose ndërpresë aksesin në RAIA për çdo Klient që shkel këto Kushte dhe Terma, keqpërdor shërbimin ose përpiqet të komprometojë sigurinë, integritetin ose funksionimin e duhur të RAIA-s ose sistemeve të lidhura të Bankës.

 

VI. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BANKËS

6.1 Banka nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë çrregullim ose ndërprerje të rrjetit të telekomunikacionit, që shkakton ndërprerjen e përkohshme të aplikacionit. Banka ka të drejtë të kryejë mirëmbajtje të rregullt të Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen dhe Klienti do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orën e mirëmbajtjes nga Banka. Gjatë mirëmbajtjes së zakonshme, platforma do të jetë e paaksesueshme për Klientin.

6.2 Banka nuk do të mbajë përgjegjësi përasnjë dëm apo humbje financiare direkte/indirekte të Klientit, për shkak të
papërputhshmërisë ose shkeljes së ndonjë prej dispozitave të këtyre kushteve nga ana e Klientit.

6.3 Banka ka të drejtë të refuzojë kërkesën e klientit për të kontraktuar shërbime bankare dixhitale ose të heqë këtë shërbim
në çdo kohë, nëse Klienti nuk vepron në përputhje me dispozitat Bankare ose rregullatore.

6.4 Banka ka të drejtë të ndërpresë në mënyrë të njëanshme këto shërbime të ofruara në rastet e mëposhtme:

Kur Klienti nuk respekton këto kushte dhe terma, si dhe udhëzimet e Bankës të komunikuara nga Banka.

Në rast të mbylljes së të gjitha llogarive bankare të Klientit.

6.5 Pavarësisht sa më sipër, Banka ka të drejtë të bllokojë menjëherë përdorimin e shërbimit në rast dyshimi të arsyeshëm se kredencialet e Klientit janë keqpërdorur, ose kur njoftohet për akses të paautorizuar në Shërbimin e Asistencës së Mbështetur Raiffeisen të Klientit.

6.6 Banka është e detyruar të pezullojë përkohësisht ose të ndërpresë shërbimin nëse Klienti paraqet një kërkesë për këtë qëllim.

 

VII. ASISTENCA PËR KLIENTIN

7.1 Klienti duhet t’i raportojë Bankës çdo problem të lidhur me keqfunksionimin e këtij shërbimi, duke komunikuar nëpërmjet e-mail-it ose telefonit me menaxherin e tij të dedikuar ose nëpërmjet kontakteve të vendosura në faqen zyrtare të internetit të bankës.

7.2 Banka është e detyruar të përgjigjet dhe të zgjidhë problemin brenda një kohe të arsyeshme dhe të informojë Klientin.

 

VIII. NDËRPRERJA E SHËRBIMIT

8.1 Banka ka të drejtë të ndërpresë aksesin e klientit në Shërbimit e Asistencës Suportues në Raiffeisen, në rast shkeljeje të Kushteve të Shërbimit nga Klienti. Ndërprerja e shërbimit do t’i njoftohet klientit nëpërmjet platformës së Shërbimit të Asistencës Suportues në Raiffeisen.

8.2 Nëse Klienti dëshiron të ndërpresë përdorimin e Shërbimit të Asistencës Suportues në Raiffeisen, ai ka të drejtë ta ndërpresë përdorimin e Shërbimit në çdo kohë dhe të njoftojë Bankën: a) nëpërmjet platformës së Shërbimit të Asistencës Suportues në  Raiffeisen, ose b) nëpërmjet adresës së e-mail-it që i ka dhënë bankës për t’u kontaktuar.

 

IX. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

9.1 Banka e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave tuaja personale si një çështje shumë të rëndësishme dhe angazhohet të zbatojë kuadrin ligjor për mbrojtjen dhe respektimin e tyre, siç përcaktohet në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të zëvendësuar nga Ligji Nr. 124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe akte të tjera nënligjore që i zbatojnë ato, dhe Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Informacion i detajuar mbi kategoritë e të dhënave që përpunohen, qëllimet, kriteret e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit të Bankës, menyja “Mbrojtja e të Dhënave Personale” në https://www.raiffeisen.al/sq/rreth-nesh/faqet-footer/mbrojtja-e-te-dhenave-personale.html. 

Të dhëna personale të përpunuara nga Shërbimi i Asistencës Suportues në Raiffeisen

9.2 Shërbimi i Asistencës Suportues në Raiffeisen mbledh dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve, të cilët hyjnë në aplikacioin mobile dhe ndërveprojnë me bankën nëpërmjet tij, informacion që përfshin emrin, mbiemrin, numrin e sigurimeve shoqërore, numrin e telefonit, E-Mail-in, numrin e identifikimit bankar, si dhe vendndodhjen e përdoruesit, kur Klienti zgjedh ta zbulojë atë. Banka i mbledh këto të dhëna për të mundësuar shërbimin më të mirë dhe një përvojë të këndshme për klientin me
shërbimin e asistencës suportues në Raiffeisen. Përdoruesit e këtij shërbimijanë personalisht përgjegjës për të gjitha të dhënat e vetëdeklaruara dhe të paraqitura prej tyre. Gjatë përdorimit të shërbimit e asistencës suportues në Raiffeisen, Banka nuk është përgjegjëse për saktësinë, vërtetësinë, ligjshmërinë ose përshtatshmërinë e ndonjë të dhëne apo informacioni të publikuar dhe paraqitur nga përdoruesit nëpërmjet këtij shërbimi. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për saktësinë, vërtetësinë, përshtatshmërinë dhe ligjshmërinë e të gjithë informacionit ose publikimeve, qofshin këto të konsiderueshme shpifëse, abuzive, kërcënuese, dëmtuese ose të papërshtatshme.

Banka nuk përpunon të dhëna biometrike nga sistemi biometrik i pajisjes celulare të Klientit, si gjurmët dixhitale të gishtave dhe imazhi i fytyrës së Klientit (në rastet kur pajisja e përdorur nga Klienti ka një sistem të tillë biometrik). Këto të dhëna dhe modelet biometrike të lidhura ruhen dhe mbeten të ruajtura në pajisjen celulare kur Klienti instalon Aplikacionin, dhe i nënshtrohen rregullave të përpunimit, regjistrimit, ruajtjes dhe krahasimit të vendosura dhe komunikuara nëpërmjet kësaj pajisjeje.

9.3 Përhapja e të dhënave personale tek palët e treta

Për të përmbushur qëllimet e përpunimit, Banka mund të transferojë të dhëna personale tek kategoritë e mëposhtme të marrësve: Subjekti i të Dhënave (në masën që një subjekt i të dhënave ushtron të drejtën e tij të aksesit sipas legjislacionit në fuqi), përfaqësuesit e Bankës, persona të tjerë fizikë ose juridikë që përpunojnë të dhëna personale në emër të ose së bashku
me Bankën, entitete brenda Grupit Raiffeisen, partnerë kontraktualë të Bankës dhe njësi të Grupit Raiffeisen, përpunuesit e Bankës në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, autoriteti gjyqësor, autoritete publike qendrore, autoritete publike vendore.

 

X. JURIDIKSIONI

10.1 Këto kushte dhe terma do të interpretohen në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga ose në lidhje me këto kushte, do të zgjidhet në mënyrë miqësore. Në të kundërt, palët mund t’i drejtohen mosmarrëveshjes Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

XI. NDRYSHIMI I KUSHTEVE DHE TERMAVE

11.1 Banka rezervon të drejtën të ndryshojë Kushtet & Termat. Kur ndryshohen, Banka do ta njoftojë klientin nëpërmjet Shërbimit
Suportues në Raiffeisen të paktën 15 ditë (rreth 2 javë) përpara se ato të bëhen të zbatueshme.

 

XII. PRANIMI I KUSHTEVE & TERMAVE

12.1 Duke pranuar këto kushte online, Klienti konfirmon se është njohur me këto Kushte dhe Terma dhe i ka pranuar ato.

Klienti gjithashtu konfirmon se kupton dhe pranon që Shërbimi mund të përfshijë ndërveprim me RAIA-n, asistenten virtuale të
Raiffeisen Bank, e cila është një shërbim i bazuar në inteligjencë artificiale. Klienti kupton se RAIA mund të gjenerojë përgjigje automatike, se përgjigje të tilla mund të jenë të pasakta, të paplota, të vjetëruara ose të papërshtatshme për situatën specifike të Klientit, dhe se RAIA nuk ofron këshillim financiar, ligjor, tatimor, investimi apo profesional të çdo lloji tjetër.

Klienti kupton se, kur nevojitet, mund të kërkojë mbështetje nga Qendra e Kontaktit, Online Banker, bankieri i dedikuar ose një përfaqësues tjetër i autorizuar i Bankës.

Klienti gjithashtu pranon që të dhënat personale mund të përpunohen për qëllimin e ofrimit të RAIA-s, Online Banker dhe shërbimeve përkatëse të mbështetjes, siç përshkruhet në këto Kushte dhe Terma.

 

RAIFFEISEN BANK SH.A.

Shënim: Këto Kushte & Terma janë në gjuhën shqipe dhe angleze. Në rast mospërputhjesh mes dy versioneve, versioni shqip mbizotëron.