Skip to main content
Një vajzë që prezanton kartën e re të debitit për studentë dhe të rinj
Zbulo kartën e re VISA për studentë nga Raiffeisen Youth. Dizajn unik, 0 komision mirëmbajtjeje, pagesa online dhe kontroll nga telefoni.

Karta që shkon me stilin tënd

Një kartë ndryshe, për një brez që bën gjërat sipas mënyrës së vet. Me ngjyra që bien në sy dhe një pamje krejt të re, kjo kartë është krijuar për t'u bërë pjesë e stilit tënd të përditshëm.

Më shumë liri për ty, më pak kosto për kartën tënde

Nga kafeja e mëngjesit deri te blerjet online, kjo kartë të shoqëron çdo ditë, me përfitime të menduara për jetën tënde.

Stili yt nuk njeh kufij. As karta jote.

I ri që prezanton kartën e re të debitit Raiffeisen Youth për studentë
I ri që prezanton kartën e re të debitit Raiffeisen Youth për studentë

Imazh i ri. E njëjta liri për të bërë më shumë.

Karta jote nuk është thjesht një mënyrë pagese. Është pjesë e përditshmërisë tënde, e planeve që bën dhe e eksperiencave që zgjedh. Me ngjyra të guximshme, një identitet vizual origjinal dhe stil bashkëkohor, karta e re nga Raiffeisen Youth është krijuar për një brez që dëshiron të jetë ndryshe.

Stili yt, karta jote

Një dizajn rinor që bie në sy, për ty që shpreh personalitetin në çdo detaj, nga mënyra si vishesh deri te karta që mban në portofol.

Nga universiteti te planet e fundjavës

Një kafe me miqtë, materiale studimi, një biletë koncerti apo një udhëtim? Me kartën Youth, pagesat e tua të përditshme bëhen më të thjeshta.

Bli online, pa komplikime

Nga librat dhe pajisjet teknologjike te abonimet e tua të preferuara, përdor kartën Youth në platformat dhe dyqanet online që e pranojnë.

Karta me 0 komisione për pagesat e përditshme

Transparenca është pjesë e eksperiencës. Nëse je pjesë e paketës Youth, karta jote në LEK të ofron këto kushte për shërbimet kryesore.

ShërbimiKomisioni
Mirëmbajtja mujore e kartës VISA0 LEK
Lëshimi fillestar i kartës0 LEK
Pagesa në POS brenda Shqipërisë0 LEK
Pagesa në POS jashtë Shqipërisë0 LEK
Tërheqje në ATM-të e Raiffeisen Bank0 LEK

Youth Card dhe telefoni yt, kombinimi perfekt

Karta jote nuk është thjesht një mënyrë pagese. Është pjesë e përditshmërisë tënde, e planeve që bën dhe e eksperiencave që zgjedh.

Pyetjet më të shpeshta për kartën Youth

Youth Card është karta e debitit me pamje të re nga Raiffeisen Bank. Ajo përdoret për pagesa në dyqane fizike dhe online, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si edhe për menaxhimin e shpenzimeve përmes aplikacionit.

Youth Card u drejtohet të rinjve me paketën Raiffeisen Youth, për moshat 18 deri në 25 vjeç.

Jo. Kjo kartë debiti nuk ka komision mujor mirëmbajtjeje sipas kushteve të planit Raiffeisen Youth.

Po. Youth Card mund të përdoret për blerje dhe pagesa online në faqet që pranojnë kartat e debitit.

Po. Kjo kartë mund të përdoret për pagesa jashtë vendit, kudo ku pranohet karta e debitit. Për transaksionet në monedha të tjera zbatohen kushtet përkatëse të këmbimit valutor.

Po. Karta Youth mund të shtohet në Apple Wallet për pagesa pa kontakt me pajisjet Apple të mbështetura.

Aplikimi bëhet përmes Raiffeisen Youth. Hyr në seksionin e kartave, zgjidh kartën VISA, përcakto degën e dorëzimit dhe nënshkruaj kontratën elektronikisht.

Nga aplikacioni Raiffeisen Youth mund të shohësh balancën dhe transaksionet, për të pasur një pasqyrë të qartë të shpenzimeve të tua.