Skip to main content
mastercard touch card

Mastercard Touch Card™

Një shenjë e vogël, për një botë pa kufij.

Ju prezantojmë kartën e re të debitit me prerje unike, për herë të parë në Shqipëri nga Raiffeisen Bank.

Prerje unike për akses më të lehtë

Kjo kartë është e dizajnuar edhe për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara në shikim, duke i lejuar ata të identifikojnë lehtësisht kartën e tyre përmes prekjes.

Një detaj i vogël që bën një ndryshim të madh

Zbulo fuqinë e pagesave të shpejta pa kontakt, aksesim të fondeve në çdo moment dhe transaksioneve të sigurta në Pikat e Shitjes (POS) dhe Online, me kartën Mastercard Touch të lëshuar nga Raiffeisen Bank.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Debitit

Aplikimi për kartë debiti mund të kryhet pranë cdo dege të Raiffesien Bank Shqipëri, nëpërmjet Platformës Digjitale Raiffeisen On si edhe nëpërmjet faqes zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Për të marrë PIN e kartës tuaj të debitit ose të kreditit, duhet të rregjistroheni në portofolin digjital RaiPay, ku nëpërmjet funksionalitetit  “Trego PIN-in”, mund të verifikoni PIN-in e secilës kartë që keni të lëshuar në emrin tuaj në bankën Raiffeisen. PIN-i i kartës tuaj do shfaqet në RaiPay 24 ore pas kryerjes së aplikimit për kartë, dhe mund ta kontrolloni sërish në çdo moment në aplikacion.

Për më shumë informacion rreth RaiPay klikoni këtu: https://www.raiffeisen.al/sq/individet/menyrat-e-bankingut/platformat-digjitale/raipay.html

  • Deri në 4,500 Lekë pa përdorur PIN në pikat e shtijes (POS) Raiffeisen.
  • Deri në 50 Euro/ ekuivalenti në lekë pa përdorur PIN në pikat e shitjes (POS) të bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Numri i transaksioneve pa kontakt pa PIN është deri në 5 veprime të njëpasnjëshme.
  • Nëse tejkalohet shuma prej 150 Euro (ekuivalenti në monedhën Lekë) e veprimeve të njëpasnjëshme pa PIN, veprimi do të aprovohet nëpërmjet PIN.

Jo, aplikimi për llogaritë në EUR lejohet vetëm për kartat Mastercard Debit.

Nuk ka komision aplikimi per kartë debiti.

  • Në rast të humbjes së kartës apo në raste të vjedhjes, duhet të njoftoni menjëherë duke kontaktuar me Contact center në numrin e telefonit +355 4 2227262 / 08007777(linjë fikse) dhe karta juaj do të bllokohet menjëherë. Contact Center punon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. 
  • Ju mund të paraqiteni në degën më të afërt për të njoftuar kartën e humbur ose vjedhur.
  • Nëse në telefonin tuaj keni të shkarkuar portofolin digjital RaiPay, mund të kryeni menjëherë bllokimin e kartës në aplikacion.

Limiti i kartës së debitit është i përcaktuar sipas segmentit që ju keni në bankë. Në seksionin Tarifat dhe Kushtet mund të gjeni informacionin për limitin e kartës tuaj. Ky limit mund të ndryshojë përkohësisht duke u paraqitur pranë degës më të afërt të Raiffeisen Bank.

3D Secure është një shërbim falas i ofruar nga Raiffeisen bank Shqipëri për të rritur sigurinë tuaj kur paguani me kartë në internet, në tregtarët që janë të përfshirë në programin Mastercard IDcheck dhe/ose Visa Secure. Shërbimi 3D Secure ju ofron mbrojtje shtesë kundër përdorimit të paautorizuar të kartës suaj të regjistruar gjatë një transaksioni në internet.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.