Skip to main content
llogari kursimi

Ruaje kusurin

Çdo pagesë kthehet në kursim!

Me “Ruaje Kusurin”, çdo blerje që bën me kartë debiti të ndihmon të kursesh automatikisht, pa asnjë përpjekje shtesë sepse kursimi nuk ka pse të jetë i vështirë. 

Kujdes! Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

ruaj kusurin

Si funksionon?

Sa herë që paguan me kartë debiti, shuma rrumbullakoset në vlerën e plotë më të afërt dhe diferenca kalon direkt në llogarinë tënde të kursimit.

Shembull:

  • Ti paguan: 270 Lekë
  • Ne e rrumbullakosim në: 300 Lekë
  • 30 Lekë kalojnë automatikisht në kursimet e tua

Çdo pagesë e përditshme, nga një kafe te blerjet e vogla, kthehet në një hap drejt objektivave të tua financiare. Kursimet rriten gradualisht, pa ndryshuar mënyrën si shpenzon.

ruaje kusurin

Aktivizoje në degë

Shërbimin “Ruaje Kusurin” mund ta aktivizosh lehtësisht për herë të parë në çdo degë të Raiffeisen Bank. Pas aktivizimit, ai funksionon automatikisht për çdo pagesë që kryen me kartë debiti.

Fillo të kursesh në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe shiko si çdo pagesë punon për ty.

Pse ta aktivizosh “Ruaje Kusurin”?

Kursim automatik në çdo pagesë

Kontroll i plotë mbi kursimet e tua. Pa mundim, pa planifikim

Funksionon çdo ditë, me çdo blerje me kartën e debitit

Të duhet ndihmë në gjetjen e zgjidhjes së duhur financiare?

Këshilluesit tanë janë këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua.

Këshillohu në degë

Ekspertët tanë janë të gatshëm të diskutojnë me ju në degët tona.

Kontakto qendrën tonë të kontaktit

Nga çdo rrjet celular pa pagesë.

Konsultohu me ekspertët tanë të investimeve

Telefono ekspertë tanë të investimeve dhe disktuto nevojat dhe shqetësimet e tua ose na dërgo një email.

Pse Raiffeisen?

Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë përparësitë kryesore për ty:

Je ne duar të sigurta

Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëpozicionuar dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ne kemi ekspertizë dhe eksperiencë

Përfito nga ekspertiza dhe përvoja e këshilluesve tanë, e njohur ndërkombëtarisht.

Ne jemi banka më e rekomanduar

Ne krenohemi që jemi banka më e rekomanduar me NPS më të lartë (Rezultati i Promovimit Neto) në vend.